Si ti zgjidhni aksesorët për të kombinuar një veshje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në procesin e stilimit na vijnë në ndihmë shumë mjete plotësuese për ta çuar veshjen në atë pikë që ne e kemi parashikuar. Pasi mbaron së qepuri, mund t`i bëjmë shumë ndryshime ose zbukurime. Mjetet e përdorura janë shumë të thjeshta, por servirja e tyre është më e rëndësishme se ato vetë. Për zbukurimin e bordurave mund të përdorni fileta të gatshme ose dantellat shumë të bukura, të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, të cilat sot gjenden pa vështirësi. Për t`i ngjitur ato në buzën e veshjes duhet të kryeni kapje të vogla që të mos duken mbi sipërfaqe. Pjesa e sipërme duhet të duket e paprekur.

Edhe lulet janë shumë të bukura për t`u përdorur për aplikim. Ato mund t`i gjeni të gatshme, por mund t`i realizoni dhe me duart tuaja. Këtu keni disa foto shoqëruese të veprimeve që kryhen për të realizuar një lule me një copë të vogël. Copa që do të përdorni është pjesë e veshjes ose copë tjetër. Gjithmonë do të jeni ju që do ta merrni vendimin duke provuar konkretisht. Në fillim eksperimente të tilla do t`ju duken pak të lodhshme, por gjithsesi janë shumë të mira për t`ju stërvitur vështrimin.

Fjongoja
ثshtë e parapëlqyer të përdoren pëlhura të mëndafshta. Qepni rrudhën që do të formojë fjongon duke e vendosur copën dyfish. Në drejtimin pingul me të vendosni filetën që do ta mbërtheje si në unazë me një tegel të vogël me forcim dhe lidheni.

Xhufka
Në një katërkëndor prej kartoni në gjatësinë që dëshironi, mbështillni rreth tij shumë herë një fill leshi, mëndafshi, ose pambuku. Në një anë lidhni një nyje që ta mbajë të palëvizur fillin e mbështjellë. Ndërsa në anën tjetër priteni me gërshërë duke qenë të kujdesshëm që prerja të jetë në vijë të drejtë dhe fijet të mbetet në të njëjtën gjatësi. 1 ose 2 cm më poshtë nyjës që lidhët në fillim formoni kokën e xhufkës duke e rrotulluar një fije disa herë rreth e qark mbështjelljes.

Fileta zigzag
ثshtë një bordurë prej pambuku ose mëndafshi, në ngjyra të ndryshme, në formë zigzagu dhe shërben për të zbukuruar jakat, mëngët, palën e kthimit, supanjën, rripat etj. Ndonjëherë kjo filetë është e fiksuar në vijë të drejtë, anës bordit të përparmë ose në drejtimin e palës së kthimit duke qenë e thjeshtë për t`u punuar.

Kordoni
Ekzistojnë tipa të ndryshëm kordonësh, ose filetash të drejta, me të cilat është e mundur të formohen drejtëza të thyera dhe ondulacione sipas dëshirës. Si fillim kordoni fiksohet në ndonjë tegel bashkimi dhe pastaj punohet me tegel dore dhe bëhet qepja sipas ornamentit, apo formës abstrakte që keni zgjedhur.

Dantella
Dantella është një aksesor shumë i bukur dekorativ. Me të mund të krijoni një pamje shumë lozonjare të veshjes tuaj duke e përdorur në dorezat e mëngëve, në jakat e bluzave, xhaketave, në pjesën e poshtme të fundeve ose në aplikacione të ndryshme. Dantella gjendet në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
Rruazat, teminat
Këto aksesorë kohët e fundit përdoren shumë në veshje. Ka stilistë që pjesën më të madhe të krijimtarisë së tyre e mbështesin mbi punimin me qëndisje duke përdorur fije të ngjyrave të ndryshme, rruaza dhe temina. Këto mund t`i gjeni kudo dhe mund të krijoni figura të shumëllojshme nga fantazia juaj ose t`i merrni nga revistat e ndryshme të modës.

Thekët
Thekët shërbejnë për dekorim në pjesët fundore të veshjeve dhe mund të jenë me të njëjtën ngjyrë me të ose kontrastuese. Për të bërë thekët, pritet filli në dyfishin e gjatësisë së dëshiruar, përthyhet më dysh dhe qepet me tegel dore të thjeshtë.

Merita TOاILA
 



Aksesoret Samë të rënduar, sa më të mëdhenj, që t’i bëjnë duart sa më të dukshme postuar nga: ikubFEMRA |
email.png
Dërgoja nje miku
Samë të rënduar, sa më të mëdhenj, që t’i bëjnë duart sa më të dukshme. Zhvendose vëmendjen tek pulsi me byzylykët e sezonit të ri
Keni synuar përherë byzylykë, të lehtë, të hollë, sa më finë? Tani duhet ta ndërroni drejtim. Edhe në ato raste kur visheni për darka të rëndësishme dhe fustani është elegant, duart duhet të jenë të rënduara. Jo më me një byzylyk të hollë pe, prej materiali të çmuar që mezi duket, por me bizhuteri që të dallojnë që për së largu.
Dru, metal, lëkurë. Tek materialet nuk duhet të kufizoheni. Sepse shkojnë me të gjitha: me tylet transparente, me mëndafshin e hollë, me basmat me lule e ornamente. Ndjejini duart! Bëjini të bukura!
 
mua me pelqejne ti shoh keto
por ti vesh hmm.. jo
gjej me te thjeshten e mundshme per te veshur
 
Shume dakort me ty goc_tonerllikse....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top