Elushe
Vogëlushe
Para pak ditesh mora vesh se nje i njohur pesoi nje aksident tragjik qe i kushtoi jeten. Ishte vetem 24 vjeç dhe kishte pak muaj qe ishte bere baba. Prinderit e te ndjerit - qe ishte femije i vetem - jane te shkaterruar plotesisht. Futen ne toke djalin por kane edhe nje problem tjeter, nusen e re. Vajza eshte vetem 21 vjeç, sapo e bere nene, ç'duhet te ndodhe me kete vajze? Sipas traditave tona ajo duhet te qendroje tek shtepia e burrit e te rrise djalin, por a eshte e drejte kjo te nderuar forumista? A mund t'i kerkohet nje 21-vjeçareje te sakrifikoje gjithe jeten e saj? C'mendim keni? Si duhet te veproje kjo vajze?