6 pikat e zeza per Kosoven...

Jeta

Anëtar i Respektuar
KAOSI JURIDIK në Kosovë!

Albana Isufi
27.06.2008

Periudha e tranzicionit në Kosovë po përcillet me paqartësi juridike, ku institucionet e Kosovës, UNMIK-u, EULEX-i e ICO-ja funksionojnë në bazë të dokumenteve të ndryshme juridike. Juristët kosovarë tërheqin vërejtjen se kjo do t’i shkaktojë telashe shtetit të ri kosovar.

Kushtetuta, plani i Ahtisaarit dhe raporti i Ban Ki Moonit - janë këto tri dokumente që aktualisht institucionet vendore dhe ndërkombëtare u referohen në kryerjen e funksioneve të tyre. Juristët tërheqin vërejtjen për një situatë konfliktuoze, ku askush nuk ka autoritetin sipëror, të cilit do t‘i bindeshin mekanizmat përkatës.

UNMIK-u, që në bazë të Rezolutës 1244 ka thënë fjalën përfundimtare deri tash, ka filluar rikonfigurimin, që nënkupton se ky mision do të zvogëlohet, për t’i lëshuar vendin EULEX-it. Por, tërë ky rikonfigurim nuk merr për bazë as kushtetutën e as planin e Ahtisaarit, por vetëm raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

“EULEX-i do të operojë nën ombrellën e OKB-së dhe kur misioni i OKB-së të dalë, EULEX-i do të hyjë brenda. Ndërsa, sa i përket institucioneve të Kosovës, neve nuk na përket që të japim funksionet, u përket të tjerëve që t’i marrin ato funksione”, thotë zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko.

Por, brenda misionit të EULEX-it vazhdon të ketë paqartësi dhe zyrtarë të këtij misioni thonë se janë ende në pritje për të kryer konsultimet e duhura me të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe vendorë në Kosovë, lidhur me vendosjen e këtij misioni në Kosovë.

Ivanko është i prerë se si do të veprojë EULEX-i.

“Përderisa EULEX-i është në ombrellën e OKB-së, EULEX-i do të operojë nën Rezolutën 12 44 dhe jo nën planin e Ahtisaarit. Raporti i sekretarit të përgjithshëm është dokumenti që i referohemi, ndërsa plani i Ahtisaarit është plani që nuk është aprovuar në Këshillin e Sigurimit”, thotë Ivanko.

Por, për institucionet e Kosovës plani i Ahtisaarit është baza mbi të cilën është shpallur pavarësia dhe është hartuar kushtetuta. Po ashtu, edhe Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), e vendosur në Kosovë, vepron në bazë të këtij plani. Ndërsa, kjo zyrë thotë se nuk do të preket fare nga rikonfigurimi.

“ICO është mandatuar së bashku me shefin e saj, Pieter Feith, nga 25 shtete të Grupit Ndërkombëtar Drejtues dhe këto shtete kanë marrë vendim që të punojnë me Qeverinë e Kosovës për të implementuar planin e Ahtisaarit”.

“Qeveria e Kosovës, në deklaratën e pavarësisë, ka mirëpritur Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe puna jonë ka filluar me fuqizimin e kushtetutës, më 15 qershor. Mendoj se tani secila organizatë ka mandatin e vet respektiv dhe mendoj se në terren, organizatat ndërkombëtare koordinohen me njëra-tjetrën dhe do të sigurojnë se nuk do këtë duplifikim të punës”, tha Andy McGuffie nga ICO-ja.

Juristi kosovar Ilir Dugolli thotë se referimi te dokumente të ndryshme dhe mosrespektimi vetëm i kushtetutës si akti më i lartë juridik i një shteti, do t’i shkaktojnë shumë telashe shtetit të ri të Kosovës.

“Nuk mund të funksionojë në mënyrë koherente ashtu si duhet të funksionojë një shtet normal, në momentin kur institucione të ndryshme, institucione që i bëjnë konkurrencë njëra-tjetrës në nivelin më të lartë, kanë për burim të autoritetit të tyre, të pushtetit të tyre, dokumente të ndryshme”.

“Ajo është formulë për telashe, vështirësi dhe konflikte të kompetencave ndërmjet atyre institucioneve. Problem nuk paraqitet këtu vetëm fakti se UNMIK-u ka pushtetin e vet nga Rezoluta 1244 dhe nga letra e Ban Ki Moonit, por edhe nga fakti se nuk duket se mund t’i përshtatet rrethanave të reja në terren. Kjo mund të shkaktojë telashe, sepse duhet të ekzistojë një autoritet përfundimtar, një autoritet sipëror”, tha Dugolli.

Ndërkaq, mbetja eventuale e EULEX-it nën ombrellën e OKB-së, sipas Ilir Dugollit, do të rrënojë pakon e Ahtsiaarit dhe do të shkaktojë funksionim të strukturave jashtë-kushtetuese.

“Mbetja e EULEX-it nën ombrellën e OKB-së është problem shumë i madh, problem në aspektin funksional; është problem se në një shkallë rrënon pakon e Ahtisaarit, nga e cila nxjerr burimin e autoritetit si EULEX-i, ashtu edhe kjo pavarësi e mbikëqyrur”.

“Kjo do t’u hapë rrugë vazhdimit strukturave jokushtetuese, sepse në fund të fundit, UNMIK-u, e mandej edhe EULEX-i si një dorë e zgjatur e UNMIK-ut, do të mund të shihej si strukturë jashtë-kushtetuese”, tha Dugolli.

Ndryshe, rikonfigurimi i UNMIK-ut është thënë se do të zgjasë 120 ditë. Gjatë kësaj kohe pritet që të shuhet pothuaj tërësisht UNMIK-u dhe kompetencat në fushën e sundimit të ligjit t’i kalojnë EULEX-it. Prania e EULEX-it parashihet në pakon e Ahtisaarit, por nuk dihet nëse përfundimisht ky mision do të veprojë në bazë të këtij plani, apo do të jetë zëvendësim i UNMIK-ut.

Radio Europa e Lirë
 
Serbët formuan kuvendin në Kosovë

Mitrovica
28.06.2008
Albana Isufi
Liderët radikalë të serbëve të Kosovës kanë formuar në Mitrovicë kuvendin e tyre, që cilësohet ilegal nga institucionet e Kosovës dhe nga administrata e Kombeve të Bashkuara.




Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës formuan sot në veri të Mitrovicës të ashtuquajturin Kuvend të Bashkësisë së Komunave të Kosovës. Kuvendi përbëhet nga 45 përfaqësues serbë, të zgjedhur në zgjedhjet lokale të Serbisë, të cilat u mbajtën edhe në territorin e Kosovës.

Sipas themeluesve të këtij kuvendi, ky trup është bazë për mbrojtjen serbe të Kosovës. Dokumenti i parë i këtij organi paralel është deklarata konstitutive përmes së cilës u hodh poshtë pavarësia e Kosovës.
Përkrahja nga Beogradi zyrtar ka ardhur përmes ministrit serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, i cili ka vlerësuar se ky kuvend do të jetë një urë lidhëse mes komunave të Kosovës dhe institucioneve në Beograd.

“Do të jetë de fakto pjesë e Qeverisë së Serbisë në terren, e cila me funksionin e vet do t’u mundësojë serbëve, goranëve dhe joshqiptarëve tjerë që të mbesin në vendin e tyre dhe të sigurt të jetojnë si qytetarë të Serbisë”, tha Sllobodan Samarxhiq.

Konstituimi i kuvendit paralel serb është bërë në ditën e Vidovdanit, gjest ky i vlerësuar lart nga kleriku serb Amfilohije, meqë, sipas tij, e tërë historia serbe lidhet me këtë ditë.

Prishtina zyrtare ka reaguar kundër këtij organi paralel, duke vlerësuar se ky do të jetë një trup, që qëllim ka destabilizimin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj ka thënë se këto struktura paralele nuk prodhojnë kurrfarë efekti juridik në Kosovë.

“Ato janë përpjekje jolegale dhe çfarëdo strukture eventuale që formalisht mund të duket se po formohet do të jetë e paefektshme, e painkorporuar në sistemin e punës të funksionimit dhe të realizimit në kuptimin juridik dhe politik”, tha Manaj.

Manaj ka thënë se me këtë veprim, disa politikanë serbë po mundohen t’i mashtrojnë bashkëkombësit e tyre që jetojnë në Kosovë.

“Janë vetëm përpjekje virtuale të një kuvendi virtual, i cili mund t’u shërbejë atyre për synimet e tyre mashtruese ndaj qytetarëve serbë, përndryshe nuk kanë efekte dhe nuk prodhojnë efekte juridike”, theksoi Manaj.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka thënë se formimi i strukturave paralele në Mitrovicë është një akt ilegal, me të cilin forcohen strukturat paralele serbe.

“Parlamenti serb është ilegal. Ai është një pjesë e një realiteti virtual, diçka që ne nuk e marrim seriozisht”, ka thënë Ivanko, duke shtuar se deklarata e këtij kuvendi, e cila hedh poshtë pavarësinë e Kosovës, nuk ndihmon në pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Do të ishte më e dobishme që serbët e Kosovës të mundohen që të përfshihen sa më shumë në punën e institucioneve të Kosovës, në vend se të formojnë struktura të reja paralele”, tha Ivanko.

Më herët, shefi i ri i UNMIK-ut ka thënë se nuk pret që formimi i kuvendit serb të ndryshojë realitetin në terren. Ndërsa, presidenti Sejdiu ka thënë se strukturat paralele janë të papranueshme, meqë qëllimi i tyre është destabilizimi i Kosovës.

Ndërkaq, edhe në vetë mesin e serbëve ka skeptikë, të cilët e shohin këtë veprim si të padobishëm dhe që nuk i sjell asnjë të mirë komunitetit serb të Kosovës.

RFE


A kanë ngjajshmëri këto veprime politike të srbve në Kosovë,me ato të shqiptarëve në fillim të viteve të 90-ta kur shqiptarët poashtu merrnin vendime politike e të cilat Srbia i konsideronte si ilegale dhe kundërkushtetuese ndaj shtetit të Srbisë?

Në ato vite liderët e institucioneve të Srbisë deklaronin krejtësisht njëjtë kur ishin në pyetje vendimet politike të shqiptarëve të Kosovës sikurse që tashti deklarohen liderët e institucioneve të Kosovës si zëv/kryeministri Manaj:

“Ato janë përpjekje jolegale dhe çfarëdo strukture eventuale që formalisht mund të duket se po formohet do të jetë e paefektshme, e painkorporuar në sistemin e punës të funksionimit dhe të realizimit në kuptimin juridik dhe politik”, tha Manaj.
...

“Do të jetë i painkorporuar në sistemin e punës, të funksionimit dhe realizimit në kuptimin juridik dhe politik, sepse është në kundërshti të plotë me sistemin, rendin juridik, si dhe me Kushtetutën”, thotë Manaj.

Si po shihet vetëm rolet janë ndërruar!!!

Shqiptarët e Kosovës me ato vendime politike në vitet e 90-ta e të cilat konsideroheshin jolegale dhe jokushtetuese për Srbinë,sollën Kosovën deri këtu ku është,shtet i pvarur.
A do të ndodhë që edhe srbët e Kosovës me teritoret ku jetojnë sot (1/3 e territorit të Kosovës),pas disa vite të jenë në juridiksionin e shtetit të Srbisë?.
Si duket PO!
 
6 Pikat e ZEZA per Kosoven


Sekretari Ban thërret liderët kosovarë të ndryshojnë qëndrimin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, u bëri dje thirrje udhëheqësve të Kosovës të jenë, siç tha realistë dhe fleksibilë dhe të rishqyrtojnë edhe njëherë propozimin e tij mbi rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe vendosjen e Eulex-it në gjithë territorin e Kosovës. Ky reagim i Sekretarit Ban ka pasuar refuzimin nga ana e udhëheqësve të Kosovës në formën e propozuar të gjashtë pikave të tij rreth rikonfigurimit të UNMIK-ut në Kosovë.
"Unë shpresoj që qeveria në Prishtinë do ta shqyrtojë propozimin tim në mënyrë pozitive dhe të favorshme për të ardhmen e vendit", tha ai në konferencën e tij të rregullt, të përmuajshme për shtyp në selinë e OKB në New York. Ban Ki Moon tha se është në kontakt të vazhdueshëm me liderët evropianë si dhe me qeverinë amerikane dhe se propozimi i tij ishte negociuar me qeverinë serbe dhe me palët e tjera të interesuara. I pyetur drejtpërdrejt se a pajtohej me qëndrimin e Beogradit që EULEX-i të jetë neutral ndaj statusit dhe të mos zbatojë planin Ahtisaari, Ban u përgjigj se në shumë raste e ka thënë se 'veprimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë duhet të jenë neutrale ndaj statusit dhe në përputhje me rezolutën 1244.' Lidhur me negociatat rreth planit të tij ai tha se kishte 'një pajtueshmëri të të gjithë të interesuarve'."Tani është koha që autoritetet e Kosovës t'i konsiderojnë në mënyrë të favorshme dhe pozitive këto propozime në mënyrë që i gjithë procesi të zhvillohet në përputhje me Rezolutën 1244 si dhe me pakon time që i kam raportuar Këshillit të Sigurimit," tha Ban. Këshilli i Sigurimit ende nuk ka caktuar një datë të re të mbajtjes së takimit dhe shqyrtimit të raportit të Sekretarit Ban. Nuk pritet që plani i rikonfigurimit të miratohet me ndonjë rezolutë në Këshillin e Sigurimit, mirëpo kjo mund të bëhet me një deklaratë presidenciale./S.gashi/
 
Plani 6 pikësh nuk është kundër Kosovës, thotë Kajdanou

Edhe ambasadorja amerikane në Kosovë Tina Kajdanou ka deklaruar se plani gjashtë pikësh nuk është kundër Kosovës, por në të mirën e saj. Në një intervistë për RTK-në, ajo ka theksuar se gjatë ditëve në vazhdim do të bëhen përpjekje që të binden krerët e institucioneve të Kosovës se procesi nuk ka për qëllim ta dëmtojë popullin e Kosovës.
Ajo shprehu bindjen se shumë shpejtë do të gjendet një zgjidhje që do të ishte për të mirën e Kosovës.
RTK 12 nëntor 2008 - 09:51:01



Prishtina qëndron prapa vendimit të saj rreth planit 6 pikësh, thotë Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se pala kosovare nuk ka lëshuar pe dhe qëndron prapa vendimit kundër propozimit 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për shtrirjen e misionit të EULEX-it në Kosovë. Kryeministri Thaçi, deklaroi kështu një ditë pas thirrjeve që Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë Prishtinës zyrtare për të pranuar propozimin e OKB-së.
Kreu i ekzekutivit kosovar, megjithatë tha se pala kosovare është e gatshme për dialog me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth kësaj çështjeje.
RTK 12 nëntor 2008 - 12:24:47
 
Kosova pranon planin vetëm me ndryshime, thotë Kuçi

Pala kosovare ka zbutur qëndrimin e prerë lidhur me raportin 6-pikësh të OKB-së.
E mërkurë, 12 Nëntor 2008 11:02
Ky plan do të pranohet nëse bëhen disa ndryshime. "Ne e pranojmë planin nëse nuk preket tërësia territoriale e Kosovës, ruhet sistemi unik i Kosovës, respektohet kushtetuta dhe zbatimi i ligjeve, si dhe hierarkia e institucioneve, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi për KTV-në.

Ndryshe ky plan si i tillë është i papranueshëm, ka thënë ai.

Mbrëmë ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow, ka takuar larg vëmendjes të mediave presidentin Fatmir Sejdiu./kohavision/
 
Prishtina qëndron prapa vendimit të saj rreth planit 6 pikësh, thotë Thaçi

ثndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur me shpalljen e pavarësisë”.



Kjo ka qenë përgjigjja e kryeministrit Hashim Thaçi ndaj planit 6 pikësh të Kombeve të Bashkuara i hartuar si kompromis për Beogradin për ta pranuar misionin e EULEX-it. Edhe sot kryeministri ka përsëritur vendosmërinë e palës kosovare për të refuzuar elemente thelbësore të planit 6 pikësh i cili është parë në Prishtinë si cenim i tërësisë tokësore të Kosovës.
Kryeministri, Hashim Thaçi theksoi edhe një herë sot vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të mos lëshuar pe para presionit të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me planin 6 pikësh të Ban Ki Munit, zbatimi i të cilit është i lidhur ngushtë me funksionalizimin e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës. Duke folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së, kryeministri Thaçi tha se Prishtina nuk pranon elementet thelbësore të planit 6 pikësh të cilin Kombet e Bashkuara e kanë hartuar si kompromis për Beogradin që të pranojë misionin e EULEX-it. Kreu i ekzekutivit përjashtoi çdo mundësi që plani në fund të imponohet nga bashkësia ndërkombëtare.

“ Për Prishtinën nuk do të ketë imponime, ne jemi në një proces të hapur. Beogradi mund të prezantojë çka mund të prezantojë, por ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur me 17 shkurt të vitit 2008 ”, tha Thaçi.

Kryeministri tha se bisedimet po vazhdojnë me partnerët ndërkombëtarë por nuk do të ketë marrëveshje në dëm të Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

“ Ne jemi për marrëveshje, jemi për dialog, jemi për fqinjësi por duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, duhet të respektohen vendimet të cilat i ka marrë Parlamenti i Kosovës të cilat janë marrë bashkërisht me ndërkombëtarët dhe Prishtina do të jetë e arsyeshme në veprimet e veta por Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik “, tha kryeministri Thaçi.

Sidoqoftë bisedimet për këtë çështje po vazhdojnë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Kryeministri është takuar në mëngjes me presidentin Sejdiu por nuk janë dhënë detaje nga takimi. Burime pranë institucioneve të Kosovës, kanë bërë të ditur se pala kosovare është duke i bërë modifikime në planin 6 pikësh të cilat do të ishin të pranueshme për Prishtinën. Dokumenti me modifikimet e kërkuara nga ana e Prishtinës, pritet që gjatë ditës së sotme t’iu dorëzohet vendeve anëtare të Kuintit të cilat janë duke bërë presion të vazhdueshëm që të gjejnë një zgjidhje deri në fund të javës për t’i mundësuar Këshillit të Sigurimit që të debatoj për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Liderët kosovarë janë zotuar se nuk do të arrihet marrëveshje për planin nëse në të nuk përfshihen modifikimet e kërkuara prej tyre e të cilat lidhen me respektimin e Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të Kosovës.


RTK 12 nëntor 2008 - 12:24:47
 
Krerët institucionalë edhe mbrëmë mbrojtën pozicionet e tyre



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi janë takuar dje në mbrëmje me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit në Prishtinë dhe me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Piter Fait. Në qendër të bisedës ka qenë pranimi i planit prej gjashtë pikash të propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, në lidhje me misionin EULEX.
Liderët kosovarë, pas takimit, i kanë qëndruar idesë së tyre se propozimi është i papranueshëm për Prishtinën. Sipas njoftimeve, pritet që edhe sot të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe atë të BE-së, Piter Fait, lidhur me kushtet për vendosjen e EULEX-it.
RTK 13 nëntor 2008 - 10:19:
 
اfarë parasheh marrëveshja Beograd-OKB?

Beograd, 13 nëntor - Gazeta "Blic" sjell detaje nga marrëveshja e Beogradit me Kombet e Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshjeje policia në mjediset serbe mbetet në zinxhirin aktual komandues dhe do të mbikqyret nga policia ndërkombëtare. Emërimin e oficerëve serbë e inicon shefi i UNMIK-ut. Sa i përket doganës, në të do kthehen doganierët ndërkombëtarë në pikat kufitare në veriun e vendit dhe do të zbatohen procedurat në përputhje me rezolutën 1244, përfshirë edhe protokollin midis Serbisë dhe Shërbimit Doganor të UNMIK-ut. Hapet edhe një punkt te Kamenica. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga doganat u shkojnë autoriteteve lokale, ndërsa vetëm një pjesë e vogël pushtetit qendrore. Në lidhje me gjykatat thuhet se në veriun e Mitrovicës ato do të funksionojnë nën kontrollin e UNMIK-ut. Gykatësit dhe prokurorët lokalë do të emërohen në pajtim me rezolutën 1244. Kufijtë do të vazhdojnë të mbrohen në bazë të mandatit ekzistues të sigurisë nga NAT0-ja në pajtim me rezolutën 1244. Ndërkaq sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore e fetare serbe duhet vazhduar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe duke e perfshirë në dialog edhe Kishën serbe. E njëjta gazetë shkruan se e ashtuquajtura Ministri serb e për Kosovën tashmë ka inicuar themelimin e një kompanie të veçantë e cila me energji elektrike do të furnizonte enklavat serbe në Kosovë, ka pohuar kryetari i të ashtuquajturës "Qendër koordinuese" Zvonimir Steviq. "Kemi inicuar ndryshimin e marrëveshjes teknike të Serbës dhe UNMIK-ut që të krijohet një kornizë për formimin e një ndërmarrjeje të veçantë për furnizimin me energji elektrike jo vetëm të zonave të banuara me popullsi shumicë serbe, por edhe të mjediseve joshqiptare në Kosovë", ka thënë Steviq.
 
Kryeministri Thaçi përsërit kundërshtimin për planin 6-pikësh

Prishtinë, 13 nëntor 2008 (Kosovapress) Koha 13:10

Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila pritet të mbahet të premten, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur këmbënguljen e tij dhe të institucioneve të Kosovës për mospranimin e gjashtë pikave të propozuara nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki-Mun, në mënyrë që të arrihet shtrirja e EULEX-it në tërë Kosovën.
-------------------------------

Thaçi: Elementet substanciale të gjashtë pikëshit mbesin të papranueshme

Kryeministri Hashim Thaçi, tha sot se qëndrimi i institucioneve të Kosovës është shumë i qartë dhe se elementet substanciale të 6 pikëshit janë të papranueshme për Kosovën. Ndërkaq, mbrëmë, liderët institucionalë, pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe me përfaqësuesin e BE-së, në Kosovë, Piter Fait, po ashtu kanë hedhur poshtë planin e Ban Ki Munit.
Sot pritet që të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit dhe atë të BE-së, lidhur me kushtet për vendosjen e EULEX-it.
rtk 13 nëntor 2008 - 12:40:0
 
EULEX, Media gjermane: BE afat deri të premten për liderët kosovarë
(Dërguar më: 13/11/08)

BERLIN- Media gjermane bën të ditur se Bashkimi Europian i ka vendosur një afat udhëheqjes së Kosovës që deri të premten të japë pëlqimin për vendosjen e misionit EULEX.
“Die Welt” njofton se përkundër pengesave që janë shfaqur ditëve të fundit Bashkimi Europian vazhdon me kursin e anijes drejt Kosovës. Bëhet e ditur se tashmë 600 zyrtarë evropianë kanë zbarkuar në Kosovë. اdo javë zbarkojnë nga 80 zyrtarë të tjerë. Sipas burimeve të Euleksit në të cilat thirret Gazeta "Die Welt" deri në dhjetor, në Kosovë do të numërohen të kenë zbarkuar 1400 pjesëtarë të misionit evropian që konsiderohet më i madhi në historinë Bashkimit Europian.

(s.g/rtk/ BalkanWeb)
 
Serbia e ka marrë veriun, politikanët po na thonë se jemi shtet


Shkruan: Glauk KONJUFCA

Të shtunën mbrëma (më 27. 09. ´08), në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së u dha një intervistë e zëdhënësit të UNMIK-ut për Mitrovicë, Georgy Kakuk, ku ai pranon haptazi se misioni i OKB-së nuk po bën asgjë për ta parandaluar kontrabandën që po zhvillohet nëpërmjet veriut të Kosovës. Ai u citua të thotë që situata në veriun e Kosovës është "jashtë kontrollit", gjë që sipas RTK’së paraqet pranimin e parë publik nga një zyrtar i UNMIK-ut për gjendjen reale që mbretëron atje. Tash përderisa vetë UNMIK-u po na e tregon të vërtetën për të cilën më parë rregullisht na ka gënjyer, politikanët u kanë dalur gjokshapur këtyre deklaratave për ta siguruar qytetarin e Kosovës se "veriu është brenda Kosovës", se "veriu nuk ka ku të shkojë, do të mbetet këtu" apo se integriteti territorial i Kosovës na qenka i garantuar nga NATO-ja e fuqitë më të mëdha të botës…

Të vetmin rol që mund ta luajnë politikanët tanë në këtë situatë kur UNMIK-ut i përgjërohen kurse sovranitetin nuk e kanë, është roli i atij peshkut që fryhet përpara rrezikut që i kanoset për ta krijuar përshtypjen e një madhësie të paqenë të trupit të vet. Tash kur vetë UNMIK-u po e pranon dështimin e vet, dhe kur po na tregon që Serbia ka ngadhnjyer në veri, ne do t'i kemi politikanët tanë faqezinj që do të jenë aty për ta zgjatur iluzionin e shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të Kosovës, në vend që të përpilojnë strategji konkrete për hapat që duhet ndërmarrë për rikthimin e kontrollit. Inxhinieringu i mirëmbajtjes së iluzionit - kjo është puna e tyre në politikë, vetëm përbrenda këtij funksioni ata po mbijetojnë. Serbia e ka marrë veriun, politikanët po na thonë se jemi shtet. Strukturat paralele të dalura nga zgjedhjet e majit të Serbisë në Kosovë e kanë okupuar me dhunë komunën e Shtërpcës, politikanët na thonë se në Kosovë sundon vetëm ligji i Kosovës. Enklavat do të zyrtarizohen nëpërmjet komunave të Ahtisaarit, fëmijët serbë do ta mësojnë versionin serb të historisë së Kosovës, politikanët do të na thonë që ato në këtë mënyrë u integruan, tamam siç thoshte Lutfi Haziri për komunën e veriut të Mitrovicës: ne e ndamë atë që ta bashkojmë…!

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha që UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin e tij, meqë sa më parë të bëhet kjo, një gjë e tillë do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen integruese të qytetit. ثshtë shumë e pafytyrë ta përkrahësh Pakon e Ahtisaarit, e cila e themelon Komunën e Veriut të Mitrovicës, pra e legalizon ndarjen e Mitrovicës, duke e reduktuar problemin në shkuarjen e UNMIK-ut dhe ardhjen e EULEX-it. ثshtë hipokrizi ta dënosh UNMIK-un për mosintegrim të qytetit e njëkohësisht ta përshëndetësh letrën e Ban Ki-moon-it që kërkon negociata të reja me Serbinë për dogana, polici e gjyqësi, ndërkohë që ke pranuar Planin e Ahtisaarit si "zgjidhje përfundimtare"…

Fajin për ndarjen e veriut e ndajnë UNMIK-u dhe politikanët e Kosovës, të cilët (sidomos këta të fundit) herëdokur duhet të japin llogari dhe të nxirren përpara përgjegjësisë. UNMIK-u sepse veriun ia la Serbisë, kurse politikanët tanë sepse u pajtuan me këtë gjë. Asnjëherë politikanët e Kosovës, asnjë qeveri e deritashme, nuk ka pasur ndonjë strategji mospajtuese me planin e UNMIK-ut për t'ia lënë Serbisë kontrollin e veriut. Shpallja e pavarësisë nuk e ka ndryshuar këtë realitet. Përkundrazi, shpallja e pavarësisë i ka barikaduar "taborret". Përgjegjësia e politikanëve të Kosovës para vitit 2006 ka qenë përgjegjësi e mosveprimit, e pasivitetit, faj i qëndrimit duarkryq përpara krimit. Por pas pranimit të Planit të Ahtisaarit që e institucionalizon ndarjen etnike të Kosovës, kjo përgjegjësi legalizohet, ajo bëhet pozitive, bashkëpjesëmarrje e drejtpëdrejtë në zyrtarizimin e kësaj ndarjeje.

Jo vetëm që këta politikanë janë faktorë mbështetës të ndarjeve të brendshme - nëpërmjet përkrahjes dhe përshëndetjes së letrës së Ban Kimoon-it, ata u bënë legalizimi vendor i parakushteve për ndarjen territoriale të Kosovës mbi bazën e fuksionimit të ndarë të misioneve ndërkombëtare (UNMIK-u nëpër "territoret serbe", kurse ICO/EULEX-i përgjegjës për pjesën e mbetur ‘shqiptare’). Me vetë faktin që premtuan pavarësi të plotë, kurse na e sollën një pavarësi të mbikëqyrur së bashku me ndarjen e brendshme etnike të Kosovës (Planin e Ahtisaarit); me vetë faktin që pastaj thanë se Plani i Ahtisaarit është i panegociueshëm, kurse pastaj pranuan letrën e Ban Kimoon-it, që thotë se kontrolli i kufijve (doganat) si dhe sovraniteti i brendshëm duhet të rinegociohen këta politikanë po na tregojnë se janë në gjendje dhe të gatshëm të pranojnë çfarëdo që vjen nga të tjerët, mjafton që kjo të shpërblehet me mbetjen e tyre në këtë pushtet, në të cilin ata kanë zënë rrënjë të thella pikërisht falë kompromiseve të deritashme në kurriz të vendit.
 
Gjithandej po kercasin kembanat edhe per nje ndarje te Kosoves... Si gjithmone, Europa do me i ngul shpaten shqiptareve edhe njehere... Politikanet tane, te budallallepsur pas karrigave, nuk po bejne as edhe nje hap... Z. Kryeminister i joni, ne nje interviste tha "Pavaresine s'na e prek kush"... E po nese te prekin territorin dhe te cenojne sovranitetin ca na qenka? Apo pavaresia eshte nje kukull dhe ai e mban me zor ne duar, per mos t'ia marre kush... Pavaresisht se Kosova mund te ndahet ne 10 pjese. EULEX-i vendoset ketu dhe pergjegjesite e saja nuk dalin nga Plani i Ahtisarit sic ishte e parapare, por nga Rezoluta e "famshme" 1244. Nuk e kuptoj se cfare po ndodh me Kosoven, do krijohet shtet brenda shtetit, apo do ngelet koloni?!
 
Clark: Nuk do ta dorëzoja pjesën veriore të Kosovës...

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të përkrahin pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se, nuk do ta dorëzonte pjesën veriore të Kosovës dhe nuk do të merrej me Luginën e Preshevës...

Në një intervistë për RTV21, Clark ka vlerësuar se administrata e re amerikane e di mirë rëndësinë e Ballkanit, që sipas tij, është i rëndësishëm jo vetëm për siguri dhe stabilitet në Evropë por edhe në përparimin e paqes dhe demokracisë në rajon.

“Mendoj se do të ketë një përkujdesje të re nga Shtetet e Bashkuara për të plotësuar lidershipin evropian në Ballkan. Mendoj se do të shihni një përkujdesje të re të Amerikës rreth marrëveshjeve paqësore të Daytonit, siç ka ndodhur në Bosnje, dhe mendoj se do të shihni një fokusim të ri ndaj Kosovës dhe në marrëdhëniet që ajo ka me shtetet tjera në Ballkan”, ka thënë Clark.

Ai po ashtu ka thënë se, “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë rrugën e dy administratave të fundit, do të vazhdojë të përkrahë pavarësinë e Kosovës, dhe të inkurajojë fqinjët e Kosovës që të punojnë me shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri gjithashtu, me qëllim të krijimit të lidhjeve të politikave ndërkombëtare me Ballkanin”, që sipas tij, është një gjë e mirë për të njerëzit, për të gjitha vendet e ndryshme kudo në Ballkan.

I pyetur nëse përkrah tërësinë e Kosovës si më parë, pa ndonjë ndarje, Clark është përgjigjur: “Unë nuk do ta dorëzoja pjesën veriore të Kosovës, nuk do të merresha me Luginën e Preshevës. Po ashtu sinqerisht shpresoj se nuk do të mërzitemi për Maqedoninë. Ti lëmë ata të qetë. Këto janë kufijtë, pra ti lejojmë ashtu siç janë, të punojmë brenda tyre dhe të përpiqemi t’i bashkojmë të gjithë qytetarët, pa dallim të grupeve etnike, boshnjakë, romë, serbë dhe çfarëdo grupi tjetër...”. /Telegrafi/
 
EULEX fillon punën më 2 dhjetor

Pavarësisht rezultatit të bisedimeve në relacionin Prishtinë-Bruksel-New York, misioni i EULEX-it do të fillojë punën në Kosovë më 2 dhjetor, shkruan gazeta “Dnevnik”, duke iu referuar burimeve nga Brukseli.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja në New York – sipas kësaj gazete - EULEX-i do të nisë punën më 2 dhjetor në pjesën e banuar me shqiptarë në Kosovë, derisa në enklavat serbe dhe në veri të Kosovës UNMIK-u do të vazhdojë të kryejë punën e tij.

Po ashtu kjo e përditshme potencon se shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana do t’ia dërgojë një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet se cilës do ta njoftojë atë se misioni EULEX fillon se funksionuari më 2 dhjetor. /Telegrafi/
 
Serwer: Kushtet për EULEX-in, baza për ndarjen e Kosovës

Drejtori i Institutit për Paqe i SHBA-ve me seli në Washington, Daniel Serwer ka vlerësuar se kushtet për vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë paraqesin baza për ndarjen e Kosovës.

“Propozimi serb nuk është për status neutral, por përpiqet që të krijojë bazë për ndarjen e Kosovës dhe për kufizimin e mëtejmë të ushtrimit të sovranitetit të Prishtinës”, ka thënë Serwer.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian dhe SHBA-të nuk do të duhej të bëjnë presione shtesë ndaj Prishtinës për të pranuar kushtet serbe për vendosjen e misionit të BE-së. /rtk/
 
Bugajski: Plani gjashtëpikësh – “bosnizim” i Kosovës

Plani gjashtëpikësh i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse zbatohet, rrezikon me 'bosnizimin' dhe ndarjen e Kosovës, ka thënë në Prishtinë, analisti Janusz Bugajski.

Këto komente, Bugajski i ka bërë gjatë një konference të organizuar në Prishtinë nga partia opozitare, Aleanca Kosova e Re.

Bugajski tha se plani gjashtëpikësh, pashmangshëm mund të çojë drejt ndarjes së veriut të Kosovës dhe mbështeti qëndrimin e Prishtinës zyrtare në kundërshtimin e këtij plani.

“Dyfishimi i autoriteteve ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë, sipas të cilit, serbët në veri do të kishin nën kontroll policinë, gjykatat, doganat e çështje të tjera, çon kah një bosnizim i Kosovës”, tha Bugajski.

Sipas tij, një skenar si plani gjashtëpikësh është shqetësues dhe vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po përpiqet ta shmangë ndarjen e Bosnjës, kurse, në anën tjetër, provon ta krijojë edhe një problem të ngjashëm në Kosovë.

“Mendoj se është e mundshme që me këtë plan të krijohet situata me autoritete të dyfishta, në të cilin Serbia inkurajon minoritetin serb drejt ndarjes apo krijimit të dy entiteteve në Kosovë”, thotë Bugajski.

Duke e kundërshtuar këtë plan, nënvizoi Bugajski, Kosova më në fund do të dëshmojë se është subjekt i pavarur dhe jo vetëm objekt i politikave ndërkombëtare ndaj saj.

Bugajski u ka sugjeruar kosovarëve që të shtrijnë një ndikim më të madh tek administrata e re amerikane e presidentit Barack Obama, në mënyrë që të kuptohet seriozisht rreziku që i kanoset tërësisë së Kosovës nga plani gjashtëpikësh i Ban Ki Moonit, i akceptuar edhe nga Beogradi si dhe një pjesë e madhe e Bashkimit Evropian. /rel/
 
Kuçi: Të hiqet nga agjenda dhe nga fjalori politik plani 6-pikësh

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që ta heqë nga agjenda, por edhe nga fjalori politik, planin 6-pikësh, i cili është i papranueshëm nga Kosova. Ai ka theksuar se institucionet kosovare, do ta kenë po të njëjtin qëndrim për këtë plan, derisa i ai të ekzistojë si i tillë.

Mbrëmë presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë deklaruar se i tërë dokumenti vazhdon të mbetet i papranueshëm për Kosovën.

Ndërkohë Agjencia e lajmeve NRK ka raportuar se Javier Solana është “kumbarë” i këtij plani që cenon pavarësinë e shtetit të ri. Raportohet që ai ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët serbë, nëpërmjet mikut të tij të mirë, ministrit të jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos.

Beogradi ndërkaq e kthen fjalorin e 99-s kundër Prishtinës, nëpërmjet shefit të diplomacisë, Vuk Jeremiq. “Duhet shtypur separatistët në Prishtinë”, është cituar të ketë thënë Jeremiqi. /ktv/telegrafi/
 
Bugajski: Plani gjashtëpikësh – “bosnizim” i Kosovës
Plani gjashtëpikësh i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse zbatohet, rrezikon me 'bosnizimin' dhe ndarjen e Kosovës, ka thënë në Prishtinë, analisti Janusz Bugajski.

Këto komente, Bugajski i ka bërë gjatë një konference të organizuar në Prishtinë nga partia opozitare, Aleanca Kosova e Re.

Bugajski tha se plani gjashtëpikësh, pashmangshëm mund të çojë drejt ndarjes së veriut të Kosovës dhe mbështeti qëndrimin e Prishtinës zyrtare në kundërshtimin e këtij plani.

“Dyfishimi i autoriteteve ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe EULEX-it në Kosovë, sipas të cilit, serbët në veri do të kishin nën kontroll policinë, gjykatat, doganat e çështje të tjera, çon kah një bosnizim i Kosovës”, tha Bugajski.

Sipas tij, një skenar si plani gjashtëpikësh është shqetësues dhe vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare po përpiqet ta shmangë ndarjen e Bosnjës, kurse, në anën tjetër, provon ta krijojë edhe një problem të ngjashëm në Kosovë.

“Mendoj se është e mundshme që me këtë plan të krijohet situata me autoritete të dyfishta, në të cilin Serbia inkurajon minoritetin serb drejt ndarjes apo krijimit të dy entiteteve në Kosovë”, thotë Bugajski.

Duke e kundërshtuar këtë plan, nënvizoi Bugajski, Kosova më në fund do të dëshmojë se është subjekt i pavarur dhe jo vetëm objekt i politikave ndërkombëtare ndaj saj.

Bugajski u ka sugjeruar kosovarëve që të shtrijnë një ndikim më të madh tek administrata e re amerikane e presidentit Barack Obama, në mënyrë që të kuptohet seriozisht rreziku që i kanoset tërësisë së Kosovës nga plani gjashtëpikësh i Ban Ki Moonit, i akceptuar edhe nga Beogradi si dhe një pjesë e madhe e Bashkimit Evropian. /rel/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top