Liqeni i Ohrit është më i thellë se 300 metra

braziljania

Anëtar i Nderuar
Hidrologët dhe shkencëtarët e Komitetit dypalësh maqedono – shqiptar për mbrojtjen e liqenit të Ohrit thonë se në liqe mund të matet thellësia edhe më e madhe se 350 metra.

Thellësia e liqenit të Ohrit është shumë më e madhe se 284.6 metrat e konfirmuar deri më tani. Kështu konfirmojnë shkencëtarët për Alsat. Ata thonë se këtë e tregojnë kërkimet e fundit të liqenit nga ana shqiptare. Nuk mund të dalin me informata konkrete, për aq kohë sa nuk do të kryhen edhe kërkimet në pjesën maqedonase të liqenit-thonë shkencëtarët. Sipas tyre thellësia e liqenit të Ohrit është shumë më e madhe se sa 350 metra.

"Në anën shqiptare, 60 metra prej bregur të liqenit, është dëshmuar deri tani se liqeni i Ohrit është i thellë mbi 293 metra. Ende s'kemi matje të sakta edhe në pjesën tonë për të parë se sa është i tellë" ai, thotë pjesëmarrja e projektit Suzana Aliu.

"Duhet të bëhen studime edhe në anën maqedone sepse dallimet e kuatave janë rreth 90 metra. Me këtë do të kemi të dhëna të sakta për atë se çka dhe cila është e vërteta e liqenit të Ohrit. Mendoj se thellësia gjithsesi është më e madhe se 300 metra", thotë Arian Meroli nga komiteti dypalësh për mbrojtjen e liqenit.
Kërkimet që së shpejti duhet të fillojnë në pjesën e Maqedonisë do të behën me ndihmën e pajisjeve të veçanta që mund të kryejnë madje edhe në thellësi deri në 5000 metra. Bëhet fjalë për një projekt të financuar nga NATO. Kërkimet duhet të tregojnë gjithashtu se edhe sasinë e peshkut që disponon liqeni. Shkencëtarët konsiderojnë se të dhënat e reja do të jenë krejtësisht ndryshe nga ato të shkencëtarëve serb të cilët në vitin 1973 bënë kërkime të tilla në liqenin e Ohrit.
Sipas opinionit të ekspertëve dhe profesionistëve, me kërkimet shkencore që duhen të kryhen deri në fillim të vitit të ardhshëm, do të tregohen të dhënat deri tani të panjohura në liqenin e Ohrit. Sipas tyre liqeni i Ohrit është shumë më i thellë, se sa treguan rezultatet e deritashme që njeh mbarë opinioni.
Edhe me thellësinë që konfirmuan shkencëtarët serb në ’73, liqeni i Ohrit prin si më i thelli në Ballkan, dhe zë vendin e 7 në Evropë. Rreth 40 për qind e fundit të tij, gjendet nën thellësinë prej 200 metrash. Kërkimet në anën maqedonase duhet të fillojnë muajin e ardhshme kurse së shpejti projekte të tilla të ngjashme duhet të fillojnë edhe në liqenin e Prespës.

Miki Trajkovski/Alsat-m
 
shum informacion i dobishem flm brasiu
 
Gjithsesi mbetet nje liqen manjifik, shume i madh shume qetesues per syrin....

Isha para dy javesh ne Pogradec dhe e pashe perseri liqenin pas kaq viteve, eshte vertet shuuuuuuuume i madh :)
 
para nji muaj une e isha me cunat e forumit e din si thshe paska det pogradeci smbaronte kur e shihje nga lart u dukte qe ishte shum i mall foton e profilit me lope ne pogradec e kam bere
 
Kam degjuar se jane zbuluar gjithashtu 3 burime super te fuqishme nentokesore qe ushqejne kete liqen.

Ajo qe e ben akoma me te vecante kete liqen eshte edhe prania e peshkut Koran, i cili ndodhet pikerisht vete ne dy vende te botes.
 
Kujtime te bukura nga ky liqen (gjoli) Kam shkuar per peshkim qe ne 3-4 te mengjesit kohe te bukura....
 
Hidrologët dhe shkencëtarët e Komitetit dypalësh maqedono – shqiptar për mbrojtjen e liqenit të Ohrit thonë se në liqe mund të matet thellësia edhe më e madhe se 350 metra.

Thellësia e liqenit të Ohrit është shumë më e madhe se 284.6 metrat e konfirmuar deri më tani. Kështu konfirmojnë shkencëtarët për Alsat. Ata thonë se këtë e tregojnë kërkimet e fundit të liqenit nga ana shqiptare. Nuk mund të dalin me informata konkrete, për aq kohë sa nuk do të kryhen edhe kërkimet në pjesën maqedonase të liqenit-thonë shkencëtarët. Sipas tyre thellësia e liqenit të Ohrit është shumë më e madhe se sa 350 metra.

"Në anën shqiptare, 60 metra prej bregur të liqenit, është dëshmuar deri tani se liqeni i Ohrit është i thellë mbi 293 metra. Ende s'kemi matje të sakta edhe në pjesën tonë për të parë se sa është i tellë" ai, thotë pjesëmarrja e projektit Suzana Aliu.

"Duhet të bëhen studime edhe në anën maqedone sepse dallimet e kuatave janë rreth 90 metra. Me këtë do të kemi të dhëna të sakta për atë se çka dhe cila është e vërteta e liqenit të Ohrit. Mendoj se thellësia gjithsesi është më e madhe se 300 metra", thotë Arian Meroli nga komiteti dypalësh për mbrojtjen e liqenit.
Kërkimet që së shpejti duhet të fillojnë në pjesën e Maqedonisë do të behën me ndihmën e pajisjeve të veçanta që mund të kryejnë madje edhe në thellësi deri në 5000 metra. Bëhet fjalë për një projekt të financuar nga NATO. Kërkimet duhet të tregojnë gjithashtu se edhe sasinë e peshkut që disponon liqeni. Shkencëtarët konsiderojnë se të dhënat e reja do të jenë krejtësisht ndryshe nga ato të shkencëtarëve serb të cilët në vitin 1973 bënë kërkime të tilla në liqenin e Ohrit.
Sipas opinionit të ekspertëve dhe profesionistëve, me kërkimet shkencore që duhen të kryhen deri në fillim të vitit të ardhshëm, do të tregohen të dhënat deri tani të panjohura në liqenin e Ohrit. Sipas tyre liqeni i Ohrit është shumë më i thellë, se sa treguan rezultatet e deritashme që njeh mbarë opinioni.
Edhe me thellësinë që konfirmuan shkencëtarët serb në ’73, liqeni i Ohrit prin si më i thelli në Ballkan, dhe zë vendin e 7 në Evropë. Rreth 40 për qind e fundit të tij, gjendet nën thellësinë prej 200 metrash. Kërkimet në anën maqedonase duhet të fillojnë muajin e ardhshme kurse së shpejti projekte të tilla të ngjashme duhet të fillojnë edhe në liqenin e Prespës.

Miki Trajkovski/Alsat-m
ama kur do jet nje e dhene e sakt
 
Titulli: Liqeni i Ohrit është më i thellë se 300 metra

Maqedonia “shteron” Liqenin e Ohrit

Brenda në liqen, në thellësi deri në 70 m larg nga bregu shihen ishuj me rërë që normalisht në atë pozicion dhe në atë thellësi duhet të këtë të paktën 1,5 deri në 2 m thellësi uji.
maqedonia_shteron_liqenin_e_oh.jpg

Autoritetet maqedonase “shteron” liqenin e Ohrit. Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë liqen është nën kuotën minimale.

Brenda në liqen, në thellësi deri në 70 m larg nga bregu shihen ishuj me rërë që normalisht në atë pozicion dhe në atë thellësi duhet të këtë të paktën 1,5 deri në 2 m thellësi uji.

Kjo duket si përgjatë bregut në pjesën shqiptare dhe atë maqedonase. Të moshuarit thonë se asnjëherë nuk e kanë parë liqenin në këtë nivel, kaq të shterur në pikun e dimrit, i cili nga bregu normal është larguar mbi 50 m. Një situatë e tillë është krijuar pasi uji shkarkohet nga 5 portat e Liqenit të Ohrit në lumin e Drinit të Zi. Sipas ekspertëve, prej çdo porte del 10 m3 ujë në sekondë, pra në çdo sekondë, liqeni i Ohrit zbraz 50 m3 ujë në sekondë.

Nga shkarkimet mbi normalen të ujit të këtij liqeni përfitojnë në këtë kohë krize pesë hidrocentralet e ngritura nga vendi fqinjë përgjatë lumit Drin i Zi dhe një sasi e vogël e ujit mbërrin në hidrocentralet e vendit tonë; Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Liqeni i Ohrit në vitin 1982 është shpallur “Liqen që mbrohet nga UNESKO” për vlerat e tij unikale. (balkanweb)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top