Gjykata ndalon pagëzimin e fëmijëve me emrin “Premtja”

braziljania

Anëtar i Nderuar
Emri “Premtja” është qesharak dhe sugjeron me inferioritet personazhet e romanit të Daniel Defosë “Robinson Kruzo”, është arsyetimi i Gjykatës Supreme italiane - i cila ua ka ndaluar prindërve që me këtë emër të thërrasin të birin e tyre.

Gjykata në të njëjtën kohë u ka rekomanduar që fëmijën ta emërojnë Gërgur, sepse ka lindur me 3 shtator - kur edhe katolikët e kremtojnë këtë shenjtor.

Prindërit për dy vjet rresht po zhagmiten nëpër gjyqe duke dëshiruar të luftojnë për të drejtën që birin e tyre ta quajnë "Premtja” (Venerdى).

Ata pohojnë se emrin e kanë zgjedhur veçanërisht për faktin se u pëlqen. Edhe më tutje do ta quajmë “Premtja”. Në pagëzim nuk ka pasur probleme, ka thënë nëna e fëmijës, shkruan gazeta e përditshme italiane, Corriere della Sera.

Në fakt, ligji italian ndalon që fëmijëve tu jepen emra qesharakë dhe ata për të cilët më vonë do të mund të turpëroheshin.

spekter*
 
Edhe ne shqiperi ka njerez qe e kane emrin Xhumaja, komshija ime :)
 
Shume e drejte ajo qe gjykata ka vendosur , nese ligji e thote qe mos te vihen emra qesharak , apo dite jave, muaji apo tjeter skane pse hidhen perpjete, pastaj as ne Shqiperi nuk lejohen emra qesharak , tek cdo gjendje civile ke nje liste ku pasqyron te gjithe emrat qe nuk lejohen per tu rregjistruar.
 
Si i thone italisht dites se premte ?
 
te ne po i ven emrat van dam e brus li...........dhe nuk po i ndalon njeri..........mua me duket vendim i drejte......
 
aha..flm:)
 
Sa mbrapa jane keta italianet, keta 10 emra kane gjithsej, te gjithe fetare dhe te kopjuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top