Si na mësuan turqit t`a urrenim vetveten. Shqiptarët e vërtetë me sy bojëqielli

dangerous

* * * *

  • Si na mësuan turqit t`a urrenim vetveten. Shqiptarët e vërtetë me sy bojëqielli dhe shtatlartë

A251EE76-1522-411B-A9F6-648A6BB3D652-640x640.jpg
Nga Fahri Xharra.
Shqiptarët e fillimshekullit 14-të ishin ende flokëbardhë, shtatgjatë, shtathedhur dhe sykaltër, sygjelbër, sylarmë, kur turqit trupshkurtër, flokëzinj, mustaqezinj, lëkurë të murrmë, me forcën e armës i pushtuan viset tona. Pushtuesi është pushtues, gjithmonë i njëjtë, synon skllavërimin, rrjepjen e pasurisë humbjen e gjuhës së vendit të pushtuar, asimilimin e popullsisë së atij vendi. Ballafaqimi i turqve menjë racë të bardhë të shqiptarëve, kërkoi edhe metoda të ndryshme të cilat në planin afatgjatë do të bënin ndërrimin e kësaj raceje. Planet e tyre kishin edhe qëllimin tjetër, përmirësimin e racës së tyre aziatike.
Për pamjen e vërtetë të të parëve tanë e kam edhe këtë: Justini i II-të (?- 577 psk) . Ishte djalë motreje i Justinianit të parë, pra me prejardhje ilire.Qysh në moshë të re e kishin sjellë në oborrin mbretëror të ungjit të tij.Shquhej me pamje të bukur të trupit:sykaltër ,bardhec për nga ngjyra e lëkurës.( Mençuria IliroShqiptare , Sinan Gashi)
Rrëmbimi me dhunë i të rinjve dhe dërgimi i tyre në Azi, martesat e dhunshme, ndërrimi i fesë, ishin metoda të dhunës për interesat e tyre, por u përdorën edhe metoda psiko-sociale, të cilat mbijetuan shumë gjatë gati edhe në ditët tona. Përderisa turku i rekomandonte ato, me kalimin e shekujve ato u ngulitën në vetëdijen e shqiptarëve myslimanë, metoda të cilat me ndërrimet e tjera edhe ato u futën në psikikën tonë.
“Syri mavi”- Me kalimin e kohës ndër shqiptarë u krijua bindja se për çdo të keqe që ndodhte në familje apo të individi, fajtor ishte syri ”mavi”. Fajësohej takimi menjësykaltër apo me një sylarosh. Nënat frikësoheshin që të porsalindurin t’ia tregonin ndonjë “symavihi”, dhe lutnin Zotin që të porsalindurin kurrë të mos e shihte sykeqi (sykaltri). Shkruheshin hajmalia dhe viheshin rruza të kaltra mbi veshjet fëmijërore, që Zoti t`i shpëtojë ata.
Merrni me mend çfarë hendikepi natyror ishte të kesh sy të kaltër, sy të gjelbër apo larosh. Frika ishte shumë e madhe se përse vallë, unë të jem shkaktar i ndonjë të keqeje që mund t`i ndodhte dikujt nga ngjyra e syve të mijë (sykaltër –sy iliri). Gjeneratë pas gjenerate përcillej porosia të ruajt Zoti nga syligu (sy kaltri). Njerëzit dëshironin të kenë për martesë me më ëndje një syzi, flokëzi se ata nuk sillnin të liga. Filluan të krijoheshin oda për syzinj si ulliri (i zi), flokëzi si fleta e korbit, vetullzi si harku i krahut të dallëndyshes .Urrejtje dhe frikë nga vetvetja.!
Edhe në ditët e sotme i gjen shenjat mbrojtëse nëpër shtëpia, të varura po me atë qëllim që na i kishte porositur turku: Ruana zot nga syri i keq (sykaltri, sygjelbri, sylarmi )! Por, fatbardhësisht e tërë shoqëriashqiptare nuk është vetëm bardh e zi, vajzat e reja sot çmenden pas sykaltërve, kurse djalëria po ashtu çmendet pas vajzave me sy bojëqielli.
“Leshkuqi”- Ne shqiptarët e patëm “nderin “ të robërohemi për mbipesë shekuj nga Perandoria Osmane, e çka është më keq, që edhe sotsillemi me vese të trashëguara nga ata. Kur u “trash” feja, ne shqiptarët ramë në kurthin e metodave shumë të sofistikuara psiko-sociale: të urrejtës së vetvetes. Një popull lëkurëbardhë siç ishim, një popull flokëverdhë siç ishim, normalisht që në mesin tonë kishte edhe njerëz me flokë të kuq, dhe e filluam urrejtjen ndaj tyre si “hasmi i pejgamberit”.

Osmanët na e mësuan metodën e injorimit, përçmimit, linçimit dhe urrejtjes ndaj “leshkuqeve” . Vetëm paramendoni, para disa dhjetëvjetësheve apo shekujve më parë, kur besimi në të kota ishte shumë më madh çdo të thoshte të kesh një fëmijë leshkuq. Paramendoni se si është sjellë rrethi me një leshkuq. Çfarë komplekse janë krijuar.
E pse ? Vetëm pse ishin apo janë trashëgimtarë të një race të pastër ILIRE.Më kujtohet leshkuqi, shoku i im nga fëmijëria, i cili ishte shumë inteligjent, e i hijshëm, por ai nuk e kishte as më të voglin guxim të ekspozohej në shoqëri, sepse menjëherë pasonin ofendimet për leshkuqin, ”hasmin e pejgamberit”. Sikurse integrimi në shoqëri, ashtu edhe martesa ka qenë një problem i madh. Të ishe “hasmi i pejgamberit” s`ishte aq lehtë, sepse automatikisht i kishe edhe sytë e “mavitë”, pra i padëshiruari i shumëfishtë i rrethit.
Edhe sot më vjen të çuditëm, se si gjatë shekujve nuk gjendej asnjë prijës fetar mysliman që të përgënjeshtronte këto të pavërteta për sykaltrin dhe flokëkuqin, dhe ta çlironin popullin nga metodat më të vrazhda psiko-shkatërruese të pushtuesit, të jetësuara me aq përkushtim në popullin tonë, se qeniet e lindura me sy të kaltër e lesh të kuq janë të barabartë me leshrat ngjyrë tjetër dhe ngjyrat tjera të syve si pjellë e perëndisë.
Kisha folur edhe për një të keqe të rrënjosur në popullin tonë, nga pushtuesit tanë. Qeshja pak më e gjatë e me zë në ahengje, gazmende, ndenja apo takime të rastit gjithmonë ndillte frikë. Çdoherë luteshim që ky gaz, kjo e qeshur të mos i paraprijë ndonjë të keqeje. Ishte e rrënjosur pra edhe frika e të qenit mirë. Pra, nuk guxonim as të lindnim, e as të jetonim atë që të parët na e kishin lënë!

Attachments

  • A251EE76-1522-411B-A9F6-648A6BB3D652-640x640.jpg
    A251EE76-1522-411B-A9F6-648A6BB3D652-640x640.jpg
    80.7 KB · Shikime: 0
Ja turkofobi nr 1, kane kaluar sa e sa vite, ne akoma me histori dhe perralla te komunizmit.

O Fahri, po ti emrin arab e ke. Meqe mburresh se je aq shqiptar, emrin do ta kishe nderruar moti. Sa e sa patrioti me bateria. Armiq me te madh te shqiptareve i ke vet shqiptaret sot, qe shiten si shqiptar, perderisa shpirtin e kane shite moti tek sllavet dhe armiqte e perbetuar te shqiptareve.
 
@Loverboy si hy fare artikullit , por ti a ske ndonje argument me bindes se kjo e komunizmit?
Se meqe qenke i epokes se pos komunizmit, na jep ndonje argument per te qene aman , se po nje melodi degjojme nga ti
 
E kam thene , po e rithem dhe do ta them.
Turkoshaket dhe mjekercjapet(greket,serbet) jane aleate ne nje pike.Ecin krah per krah me njeri tjetrin.Kane te njejtin qellim final.
Pse?
Sepse turkoshaket po qe kunder tyre te thone je serb, grek.
Mjekercjapet po qe kunder tyre te thone qe je turkoshak.
Asnjeri prej te dyve nuk e merr mundimin te pranoje qe kjo TOKE AUTOKTONE eshte e shqiptareve.
Kemi qene ketu qe ne gjeneze, kemi qene ketu kur turkoshaket popullonin shpellat e azise lindore e madje kemi qene ketu edhe para se greket te kene deshmi se ata jetonin ne Ballkan(sipas albanologeve te huaj, gjermane, hungareze, austriake etj)
Pra as turkoshaket e as mjekercjapet nuk e pranojne qe ketu ka shqiptare ose me keq akoma.....e pranojne qe ekzistojme vetem nese pranojme qe jemi te asimiluar prej tyre.
Kaq.
Sa e thjeshte eshte ne kete debat te kuptosh kush e ndjen veten dhe eshte shqiptar, kush e ndjen dhe eshte turkoshak e kush e ndjen dhe eshte mjekercjap.
 
Te mos biem dakort mbi ate cka mendojme eshte nje gje, por te respektojme mendimetbe gjithkujt kjo eshte nje tjeter. Ne fund kjo bote ka vend per te gjithe!
Ama keto tema le te diskutohen pa ofenduar askend, fundja asnjeri nuk eshte gjitholog dhe asnjeri nga ne nuk ka njohuri kaq te detajuar se si kane as ata qw merren me kete profesion.
Jo shpatat ne dore....
 
@Loverboy si hy fare artikullit , por ti a ske ndonje argument me bindes se kjo e komunizmit?
Se meqe qenke i epokes se pos komunizmit, na jep ndonje argument per te qene aman , se po nje melodi degjojme nga ti

Pse fakte historike solli Fahriu ? Syrimavi te duket fakt historik ? So funny ! Cfare mund te na ofroje fakte historike Fahri Xharra i cili thote per Vuk Drashkoviqin, babain e serbeve se ka qene shqiptar ?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Min 2:36

Tezat e tij shpesh here jane rrezuar, i ke ne youtube, qeshin tgjithe me te, dhe vjen poston fakte historike rreth syrit mavi haj medet !

Historia e Leshkuqeve qe i ka cekur te duket fakt historik? Me trego bazuar ne cilin argument, arkive, cfaredo qofte ?

Me fal moonlight, por artikujt e Fahriut, me inspirojne tkrijoje batuta shpesh, dhe e din si iu them une ketyre ?

Fore n'tesull :D I hankshi me tshnosh e ju bofshin mire nese ju duken fakte historike syrimavi & leshkuqat lool
 
Te mos biem dakort mbi ate cka mendojme eshte nje gje, por te respektojme mendimetbe gjithkujt kjo eshte nje tjeter. Ne fund kjo bote ka vend per te gjithe!
Ama keto tema le te diskutohen pa ofenduar askend, fundja asnjeri nuk eshte gjitholog dhe asnjeri nga ne nuk ka njohuri kaq te detajuar se si kane as ata qw merren me kete profesion.
Jo shpatat ne dore....
Po bicaket? ?
Ke te drejte, ke plotesisht te drejte por per mua kjo ndjenja e perkatesise kombetare eshte shume e ndjeshme.
Aq e ndjeshme eshte saqe vete kam emer shqiptar dhe 8 persona te familjes sime te afert kane emra shqiptare pikerisht per te theksuar krenarine e te qenit shqiptar.
 
Sa e sa emra shqiptare kane qene tradhtare, as goja nuk mund t'i numeroje. Emri s'te ben shqiptar, por veprat per atdheun.
 
Sa e sa emra shqiptare kane qene tradhtare, as goja nuk mund t'i numeroje. Emri s'te ben shqiptar, por veprat per atdheun.
Ti me duket se i permende emrin Fahriut apo jo???
Nejse....
Po po ke te drejte.
Vetem se varet prej secilit prej nesh ke dhe cfare quan ATDHE.
Une per vete kam pas , kam dhe do kem Shqiperine.
 
Ti me duket se i permende emrin Fahriut apo jo???
Nejse....
Po po ke te drejte.
Vetem se varet prej secilit prej nesh ke dhe cfare quan ATDHE.
Une per vete kam pas , kam dhe do kem Shqiperine.

Levo nuk te pyeta as nuk me intereson ke cuan dhe cfare quan atdhe. Forumi apo virtualiteti s'ka qene kurre dhe kurre s'do jete mjeti mates per matjen e "Shqiptarise". Une e kisha per emra, pasiqe emrimin me emra shqiptare e cove ne kupe te qiellit. Emri shqiptar mund te jete 0000001% e dashurise ndaj atdheut, gjithcka tjeter eshte veper.
 
Lexo me lart!!!!!!
Nga emri qe ka ti paragjykove Fahriun.
Mire?
U kuptuam?
Pastaj nese ti je shqiptar mua me behet qejfi sinqerisht.
Nese do me quaj edhe tradhtar, nuk e kam fare problem.
Ti ne kete forum bashke me te tjere ke mbrojtur tezen e Skenderbeut tradhtar, njelloj sic e mesojne sot librat shkollore ne Turqi.
Qofsha edhe une tradhtar si Skenderbeu.
E kam per nder te me quajne tradhtar ata qe Skenderbeun e quajne tradhtar.
Ti je dhe ndjehesh shqiptar?
Shykyr arkadash, shykyr, elhamdulillah!

Jepi tani qendis carcafe me tymnaje se une e mbylla ketu kete teme.
 
Mbylle me mire, se s'do kem material per tkrijuar batuta tjera levo :D

"arkadash".
 
Gabim që nga titulli. Së pari nuk është pamja fizike që të bën shqiptar të vërtetë. Pastaj shtrirja gjeografike e fiseve ilire e ka bërë të pamundur që të gjithë të jenë sy ngjyrë qielli.
Ka dhënë mendimin e vet autori.
 
Pse fakte historike solli Fahriu ? Syrimavi te duket fakt historik ? So funny ! Cfare mund te na ofroje fakte historike Fahri Xharra i cili thote per Vuk Drashkoviqin, babain e serbeve se ka qene shqiptar ?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Min 2:36

Tezat e tij shpesh here jane rrezuar, i ke ne youtube, qeshin tgjithe me te, dhe vjen poston fakte historike rreth syrit mavi haj medet !

Historia e Leshkuqeve qe i ka cekur te duket fakt historik? Me trego bazuar ne cilin argument, arkive, cfaredo qofte ?

Me fal moonlight, por artikujt e Fahriut, me inspirojne tkrijoje batuta shpesh, dhe e din si iu them une ketyre ?

Fore n'tesull :D I hankshi me tshnosh e ju bofshin mire nese ju duken fakte historike syrimavi & leshkuqat lool

Mos bej sikur sme lexon cfare thashe!
Nuk mbeshteta ne asnje moment tezen e zoterise!
Thjesht kerkova nga ti si @Loverboy , ti besh stop kesaj muzike ne cdo teme qe hapet , komunizmi...
Me duket sikur sindromat e atij regjimi i ke ti me shume, se ne qe i kemi perjetuar!
E kam cilesuar qe se kam lexuar artikullin , dhe sigurisht qe sjam fare dakort se nuk perben ngjyra e syve adn tone .... por e kam me ty!
 
Redaktimi i fundit:
Perralla me qepe e hudhra lol lol
Po tere ato shekuj nen romak bizant e sllav e ne ngelem race e paster pa ndikime nga jashte?! VK lol
Turqit jane mongoloid si race dhe keta te sotmit jane perziere ballkanas/mesdhetar/arab/turk e jo te dikurshmit. lol lol
 
Eshte cmenduri mos them delirim i paster te besosh se rraca jone qenka kaq autentike ....me gjithe ato pushtime e levizje demografike nder shekuj.
Jemi ne realisht pasardhesit e atyre qe pretendohet? Ende askush sdi ta thote
Ajo cka me bezdis eshte se per hire te nje besimi , bejme vlla moter kedo dhe harrojme historine e nje kombi qe ka vuajtur pasojat!
Pa pa perralla mos na lente perendia se diku do qeshim e ne,,.
 
Redaktimi i fundit:
Eshte cmenduri mos them delirim i paster te besosh se rraca jone qenka kaq autentike ....me gjithe ato pushtime e levizje demugrafike nder shekuj.
Jemi ne realisht pasardhesit e atyre qe pretendohet? Ende askush sdi ta thote
Ajo cka me bezdis eshte se per hire te nje besimi , bejme vlla moter kedo dhe harrojme historine e nje kombi qe ka vuajtur pasojat!
Pa pa perralla mos na lente perendia se diku do qeshim e ne,,.
Vuajme goxha nga mendja e kokes. Behemi grek me shume se grekerit. Pa harruar emrat e fene qe e nderruan per te jetuar atje (e drejta e cilido sdq).
Te tjere qe jane arab nga mendja e te tjere me katolik se papa. Lol lol

Se po dalim jashte teme.

Keto flokekuqet qe na thote artikulli e syblut.
harta e sotme nxjerr qe skocia/irlanda ka popullaten me te madhe te flokekuqeve? Me keto mend I bie qe ose ata erdhen te ne, ose ne shkuam te ata. ????
 
Ajt se sna ka mesuar askush.
Por ne si popull nder shekuj dhe dekada ,kemi vertetuar jo pak here ,qe jemi popull i pa identitet.
Te pakten jo aq sa duhet per te mbrojtur dhe qendruar besnik ndaj truallit dhe interesave te truallit tone!
 
Mos bej sikur sme lexon cfare thashe!
Nuk mbeshteta ne asnje moment tezen e zoterise!
Thjesht kerkova nga ti si @Loverboy , ti besh stop kesaj muzike ne cdo teme qe hapet , komunizmi...
Me duket sikur sindromat e atij regjimi i ke ti me shume, se ne qe i kemi perjetuar!
E kam cilesuar qe se kam lexuar artikullin , dhe sigurisht qe sjam fare dakort se nuk perben ngjyra e syve adn tone .... por e kam me ty!

Nese i bej stop, do tflasim cdohere rreth historise per syte mavi, syte ngjyre gjyzemtie, potkojin e kalit per mesysh etj :D
 
Perralla me qepe e hudhra lol lol
Po tere ato shekuj nen romak bizant e sllav e ne ngelem race e paster pa ndikime nga jashte?! VK lol
Turqit jane mongoloid si race dhe keta te sotmit jane perziere ballkanas/mesdhetar/arab/turk e jo te dikurshmit. lol lol

ashtu mendoj dhe une 500 vite eshte perzier leshi lol
Mos me cito :p
 
Kane bere nje mish mash me ne qe as dreqi nuk di nga ta filloje referencen kur jep leksion perpara dreqerve te tjere. :p :p
 
Flokkuqe @Moonlight , un me sy blu qenkemi vetem shqiptare ktu , ju tjeret jasht forumit , ose ngjyrosni floket ose blini leqe blu per syt ??

Jo moj e unë bjonde, e bardhë si gjizë, sy ngjyrë gjethe vjeshte ???
 
Jo Titan djali, Desen e kemi Skandinave safi, me rrenje Shqiptare. Mo na i bej cupat Turkesha me zor. :p
 
Jo Titan djali, Desen e kemi Skandinave safi, me rrenje Shqiptare. Mo na i bej cupat Turkesha me zor. :p

Edhe ti turkosh qe e mbron ate lol lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top