Cfare ju ka mesuar jeta...?

1 qe edhe hija jote te lë vetem ne erresire
2 te jem vetvetja
3 ta gjuaj armikun me buke se me gure e qellon zoti ?
4 asgje nuk zgjat pergjithmone etj...
 
...qe drejtesia ekziston veç si ideal dhe neper libra, se ne realitet çdo gje eshte business.
 
Asgje s'me ka mesuar por me ka treguar te mos bej ato qe nuk jane ne perputhje me parimet e mia. ;)
 
Qe ne erdhem dhe u rritem ne kete jete,si rjedhoje e perkujdesjes me dashuri ndaj nesh,le te bejme te njejten me ata qe kane nevoje dashurine dhe perkujdesjen tone.
 
Te degjoj shume e te flas pak
 
Te jem e perulur dhe te kafshoj me dhembe veten kur nk me pranojne dhe njohin meritat qe me takojne
 
shume me ka mesuar,por mendoj qe jam me dishme se vete jeta,ahahahahhaha
Prandaj le te ulet ne nje karrige ,dhe te mesoje nga une ,me qetesi dhe dashuri. :p
 
Jetohe se nje here vjen, shijohe sepse ka larmi shijesh, meso se meson cdo dit nga ajo. :)
 
Ne disa raste me ka goditur me grusht per ta degjuar se nese jetoj duhet ta jetoj ... por ajo qe vertete me ka mesuar eshte se jemi shume te vegjel, jemi te zevendesueshem, dhe jemi te pa force perpara shume fenomeneve qe te vine si dhurate.
Me ka mesuar qe impenjimi i pakufi te hap me shume impenjim dhe pergjegjesite qe i jep vetes arrijne deri sa te vjedhin pa e ndjere castet qe te rreshkasin nga koha.
Me ka mesuar qe cdo dedikim ka nje shperblim.
Me ka mesuar qe asgje nuk ndodh pa nje motiv e asgje nuk iken pa te lene dicka, pa te pasuruar ne dicka.
Me e bukura qe me ka mesuar jeta eshte qe gjithcka iken me kohen ndonjehere iken edhe kujtesa e mbase per nje cast nga dicka fatale jeta mund te ndryshoje rrjedhe por gjithmone nese do te ecesh do te kesh nje rruge te gateshme per ta shkelur ate, per ta shijuar ate, per ta falenderuar per cfare na ka dhene ndaj shume here ndalem e degjoj apo postoj ketu kengen "gracias a la vida " ndalem dhe ndihem me fat pasi une kam mundur te zgjedh, une mund te zgjedh dhe jam e vetedijeshme se jam pergjegjese per zgjedhjet e mija e me ka mesuar te lakoj ne cdo kohe si nje folje ne gramatike pasojat e zgjedhjeve.
Koheve te fundit po me meson te nis te shikoj me afer hundes sime, te shoh e te shijoj edhe flladin kur me perkedhel fytyren, diellin kur me mbush me drite dhe naten kur me humbet ne libra apo ne mendime ..
Jeta eshte e vetmja gje e shtrejte qe kemi por une di qe e jap ate per njerzit qe dua fort, e pra kjo eshte absurdja e jetes te arrish te duash me shume se veten jeten tende ate te voglen fjale qe eshte vlere qe po humbet rendesine kohet e fundit... "familja"!
 
Ti dua dhe te kujdesem me shum per njerz se per kafsh.

Kafsha lind me veshjen e vete ..e njeriut i duhet perkujdesje..DB8CA0E5-6E8C-4318-BEA2-FF65CD0160EF.jpeg
 
Jeta me ka mesuar te sillesh si boss edhe kur nuk je, sepse askujt s'i dhimbsesh sikur shpirtit tend
 
Me ka mesuar qe sa here te dal nga forumi te pastroj tellollol
fshiji te tera pm qe te kam derguar more vesh apo jo.. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top