Grabitën gjermanet, kapen gjimnazistët

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Dy shtetase gjermane, anëtare të një shoqate në mbrojtje të kafshëve, kanë rënë pre e dhunës dhe vjedhjes teksa shëtisnin në plazhin e Durrësit. Disa adoleshentë, nxënës të dy shkollave të mesme të qytetit bregdetar, kanë sulmuar gjermanet e ardhura me mision në vendin tonë, duke u marrë atyre një sasi parash, aparatura dixhitale, si dhe pasaportën e njërës prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë, por vetëm dje, pas kapjes së autorëve të dyshuar, është bërë publike. Shërbimet policore të sektorit të antikrimit ndaj pronës kanë organizuar operacionin "Apolonia" dhe, pas identifikimit të vjedhësve me dhunë, është bërë dhe ndalimi i tyre. Burimet policore bënë të ditur se bashkë me ndalimin u bë i mundur dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur rreth mesit të javës së shkuar. Dy gjermaneve të ardhura në vendin tonë si anëtare të një fondacioni në mbrojtje të kafshëve iu vodhën me dhunë videokamera dixhitale "Sony", një aparat telefonik celular, 200 dollarë, 3100 lekë, si dhe pasaporta personale e njërës prej tyre. Ngjarja ndodhi në sektorin "Apolonia" të plazhit, në kohën kur ato kishin dalë për shëtitje në breg të detit.

Gazeta Shqip
 
Turp te kemi
popull hajdut
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top