Varreza e katërt e grekëve do të ndërtohet në Kolonjë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Varreza memorial që ka nisur të ndërtohet në اiflik të Korçës, do të pasohet nga një tjetër varrezë memoriale për ushtarët grekë, e cila parashikohet të ngrihet në rrethin e Kolonjës. Kjo do të jetë varreza e katërt për martirët e ushtrisë greke brenda territorit të Shqipërisë. Vendi i saktë ku do të ndërtohet kjo varrezë memoriale ende nuk është përcaktuar. Parashikohet që të jetë në një fshat afër qytetit të Ersekës, ku mundësisht të ketë rrugë të asfaltuar në mënyrë që objekti të bjerë sa më shumë në sy dhe të jetë i arritshëm për vizitorët në çdo kohë. Me ndërtimin e kësaj varreze kompletohet e gjithë zona jug-lindore e vendit, duke filluar nga Gjirokastra, Përmeti, Kolonja e Korça, e cila pretendohet nga nacionalistët grekë se është pjesë Vorio-Epirit. Vendndodhja e memorialit të Kolonjës, është një nga pikat që do të negociohet dhe në takimin e përbashkët të ekspertëve shqiptarë dhe grekë që do të zhvillohet në ditët e para të muajit tetor në Tiranë.
Takimi
Pas kokëçarjeve të shumta dhe presionit të ushtruar nga media në lidhje me varrezat memoriale të ushtarëve grekë që janë ndërtuar apo që do të ndërtohen në territorin shqiptar, autoritetet e të dyja vendeve kanë vendosur të ngrejnë një grup ekspertësh. Ndërtimi i varrezës-mauzeleum të Këlcyrës, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar dhe pa u marrë leje autoriteteve vendore krijoi probleme të mëdha për qeverinë Berisha. Duke mos qenë në gjëndje të refuzojë kërkesat këmbëngulëse të palës greke për ndërtimin e varrezave memoriale në territorin shqiptar, dhe për ti paraprirë një situate të ngjashme si ajo pas skandalit të zhvarrimeve në Këlcyrë, qeveria Berisha ka vendosur të negocjojë me ekspertët e vendit fqinj. Në ditët e para të muajit tetor është përcaktuar mbajtja e një takimi dypalësh në Tiranë, ku do të marrin pjesë specialistë të Ministrisë së Jashtëme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së dy vendeve.
Objektivi
Qëllimi i këtij takimi pritet të jetë hartimi i procedurave përkatëse që duhen zbatuar për të legalizuar ndërtimin e varrezave memoriale të ushtarëve grekë në territorin shqiptar. Një temë që do të diskutohet është edhe ngritja e komisioneve të përbashkëta me ekspertë të fushës për zhvarrimet e ushtarëve grekë që mund të gjenden të shpërndarë në territorin shqiptar. Ky hap pritet të ndërmerret për të parandaluar përsëritjen e rasteve si ngjarja e Kosinës, kur një prift ortodoks i papërgjegjshëm, sëbashku me përfaqësues të dyshimtë të financuar nga përtej kufirit, zhvarrosën dhjetëra pleq e plaka, madje deri dhe fëmijë për ti vendosur më pas në memorialin e martirëve të ushtrisë greke. Përfshirja haptazi e diplomatëve grekë në skandalin e zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit, dëshmoi se kush fshihej në të vërtetë pas rrasos së priftit Thomollari, dhe varrmisëve që shpërbleheshin prej tij, me 15 mijë lekë të vjetra për çdo skelet të zhvarrosur.

G.Shqiptare
 
Me qe keta ushtare te cilet gjoja erdhen per te luftuar kuder pushtuesve fashiste, ne fakt erdhen per te pushtuar nga ana e tyre Shqiperine Jugore dhe dihet se ato jane varreza pushtuesish si ato te Kosines, une si shqipetar pyes :
Po Varret e Atdhetareve sidomos Korçare qe u bene rrezistence ketyre ushtareve greke, te cilet edhe u persekuatuan ne kampet e perqendrimit ne Greqi : KU JANE ?
 
Mire qe morem ato varezat e njerzve te mamase qe andej se do na i marrin greket TURP SHTET KOT
 
More keta si homo te njohur qe jane nuk di pse s'vijne njeher te na dhunojne :lexim::lexim::lexim:ndoshta na hapin syt
 
More keta si homo te njohur qe jane nuk di pse s'vijne njeher te na dhunojne :lexim::lexim::lexim:ndoshta na hapin syt
pse nuk mjafton dhunimi qe na bejne keta homot tone :bum
 
sikur te na mjaftonte kahere do ishim kthjellur :ciaoo:

Kur te mbarojne keta tonit i dashur kitrra do jemi kthyer dhe ne dhe eshte gjynaf per nje popull kaq krenar si ky i joni mjaft poshte kemi rrene
 
Ju perdhunofsha varret e martiret ketyre qelebsirave qe vazhdojne te perkunden neper topet e shqipetareve
 
Keta kane shkalluar ne Shqiperi, po pse o, varreza grekesh eshte Shqiperia?!?

Sa injorante jane ca persona dhe nuk kuptojne qe kjo eshte vetem nje tallje e kote!
Kujt i kris se sa greke kane vdekur per te luftuar fashizmin???
Mua jo njehere!
 
Keta kane shkalluar ne Shqiperi, po pse o, varreza grekesh eshte Shqiperia?!?

Sa injorante jane ca persona dhe nuk kuptojne qe kjo eshte vetem nje tallje e kote!
Kujt i kris se sa greke kane vdekur per te luftuar fashizmin???
Mua jo njehere!
dy here mua ;)
 
Po te lexoni me vemendje artikullin, vihet re nje lehte nje ndjenje krenarie e shfaqur nga pala shqiptare, qe ka arritur t'ua shperbleje pales tjeter...

Po si mund te pranoje qeveria shqiptare nje turp te tille ?

Ku e ka zerin per revolucionaret arvanites apo came ?

Si e mbyllen skandallin e c'varrosjes se eshtrave te grave dhe femijeve me ne krye priftin ortodoks ? Kush u denua, c'masa u moren ?

Cfare angazhimesh ka marre pala greke ne kete ceshtje dhe sa e interesuar eshte ajo per hapjen e varrezave te te reneve shqiptare ne trojet "greke" ?

Ngelen duke u lepire prapanicen keta politikanet tane, por ata nuk kane cipe per veten, por as per ne dhe historine e kulturen tone.

Ne emer te kujt behen dhe firmosen keto padrejtesi ?
 
Po te lexoni me vemendje artikullin, vihet re nje lehte nje ndjenje krenarie e shfaqur nga pala shqiptare, qe ka arritur t'ua shperbleje pales tjeter...

Po si mund te pranoje qeveria shqiptare nje turp te tille ?

Ku e ka zerin per revolucionaret arvanites apo came ?

Si e mbyllen skandallin e c'varrosjes se eshtrave te grave dhe femijeve me ne krye priftin ortodoks ? Kush u denua, c'masa u moren ?

Cfare angazhimesh ka marre pala greke ne kete ceshtje dhe sa e interesuar eshte ajo per hapjen e varrezave te te reneve shqiptare ne trojet "greke" ?

Ngelen duke u lepire prapanicen keta politikanet tane, por ata nuk kane cipe per veten, por as per ne dhe historine e kulturen tone.

Ne emer te kujt behen dhe firmosen keto padrejtesi ?

Ne emer te paftyrsise ...
Ne emer te mungeses se nacionalizmit..
Ne emer te servilizmit..
Ne emer te asaj qe ka shume filogrek ne shqiperi...
Ne emer te asaj se ata qe kan leju kete send lypin q* robte ne p**.........
 
Kaq te trashe te jene valle, apo kaq te shitur qe te mos kuptojne kete idene qesharake te grekeve per lapidaret. Duke ngritur lapidaret sot, ata neser kane nje plus per te kerkuar jugun e vendit, sepse aty kane heronjte e tyre...

O shtet i shitur !
 
Kaq te trashe te jene valle, apo kaq te shitur qe te mos kuptojne kete idene qesharake te grekeve per lapidaret. Duke ngritur lapidaret sot, ata neser kane nje plus per te kerkuar jugun e vendit, sepse aty kane heronjte e tyre...

O shtet i shitur !


Heronje Imagjinar se te ishin te animuar do ja falja shtetit shqiptar kete budallakii./.
 
اamët: Duam një memorial për viktimat në Greqi


اamët: Duam një memorial për viktimat në Greqi

Kërkesa për ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha​

Rikthehet çështja e nxehtë e varrezave greke mes diplomacisë greke dhe asaj shqiptare, çka ka shkaktuar për herë të parë reagimin në mënyrë zyrtare të PDI, Shoqatës "اamëria" dhe Institutin e Studimeve për اamërinë, të cilët i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme. اamët kërkojnë t‘u përgjigjen grekëve me të njëjtën monedhë, duke kërkuar nëpërmjet rrugëve diplomatike ngritjen e një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame. Skandali i Kosinës dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e banorëve të zonës, me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e kanë ndalur, siç shihet, projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa lokalitete të Jugut. Për këtë arsye, komuniteti çam kërkon në mënyrë zyrtare që qeveria "Berisha" t‘i paraqes palës greke në mënyrë zyrtare dy nga pikat e kërkuara nga çamët, ku njëra është ndërtimi i një lapidari në Paramithi të Greqisë dhe ndërtimin e një varreze përkujtimore për çamët, që u vranë gjatë gjenocidit. Këtë zhvillime delikate duket se s`do të jenë aspak të lehta për diplomacinë shqiptare, e cila ka dhënë shenja që prej kohësh ndodhet nën ‘presionin‘ e qeverisë greke. Qeveria shqiptare prej kohësh mban një linjë të butë ndaj Athinës zyrtare, të drejtuar nga qeveria e djathtë e Karamanlis. Qeveria shqiptare ka rënë dakord për marrëveshjen që do të lejojë ngritjen e një varreze greke në Shqipëri, çka solli mjaft debate në opinion publik, dy vjet më parë me incidentin e Kosinës. Në incidentin e zhvarrimeve abuzive të Kosinës u përfshi edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ku në vend të ushtarëve grekë u zbuluan eshtra fëmijësh. Pretendimet e qeverisë greke janë që varrezat e ushtarëve grekë të ndërtohen në Këlcyrë, Ersekë, اiflik të Korçës dhe Bularat. Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, në letrën drejtuar Ministrisë sonë të Jashtme, shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme. "Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata", citohet në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme. Duke kërkuar një bashkëpunim mes palëve, në letër theksohet se Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato. "ثshtë shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat për ngritjen e varrezave në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke". Në fund të mesazhit të përfaqësuesve çam drejtuar instancave të larta të diplomacisë sonë, theksohet se "ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj".

Skandali i Kosinës


Qeveria greke u distancua nga ky skandal


Si nisi incidenti i zhvarrimeve në Përmet


Skandali i zhvarrimeve të Kosinës nisi me bllokimin e eshtrave të 137 skeleteve në fshatin Kosinë, të Përmetit. Dhe më pas, me 69 kutitë e eshtrave që ndodheshin në kishën e Shën Mëhillit të Kutalit. Zhvarrimet nisën të bëheshin në fshatin Piskovë dhe më pas në fshatin Kosinë, me argumentin se ka pasur varre të ushtarëve helenë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë vizitës së kreut të shtetit grek, Stefanopulos, u diskutua ideja e ngritjes së një memoriali të ushtarëve grekë, të vrarë në Luftën e Dytë Botërore kundër ushtrisë italiane. Memoriali do të ngrihej në qytezën e Këlcyrës, nën kujdestarinë e Kishës Ortodokse. Pas prezantimit të projektit, për të cilën mësohet të këtë edhe një marrëveshje, pala greke ka filluar punë për gjetjen e vendeve, ku dyshohej se ishin varrosur trupat e ushtarëve grekë. Pala greke pretendon se janë të paktën 8 mijë ushtarë grekë, që janë vrarë në Shqipëri gjatë Luftës I dhe II Botërore. Në lidhje me këtë çështje, Ministria e Jashtme greke dhe zyrat konsullore kanë deklaruar distancimin dhe faktin se nuk janë të përziera në çështjen e zhvarrimeve të bëra në kishën e Kosinës dhe asaj të Kutalit në Përmet.

Diplomacia


Zanafilla e varrezave greke nisi në 2005-ën


Krisja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Greqi


Krisja e marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë nisi fill në nëntor të vitit 2005-së, ku ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, dhe homologu i tij grek, Spilios Spiliotopoulos, ranë dakord parimisht për marrëveshjen e kërkimeve të varreve greke në Shqipëri. Pas largimit të Spiliotopoulos nga qeveria greke, vendin e tij e zuri Evangelos Meimarakis në maj të vitit 2006-të. Ky i fundit i lëshoi ultimatumin qeverisë shqiptare për të miratuar në mbledhjen e qeverisë marrëveshjen, për të cilën kishte biseduar Mediu me Spiliotopoulos për varret greke në Shqipëri. Kryeministri Berisha nuk ra dakord me urdhrin e qeverisë greke, duke krijuar në këtë mënyrë një krisje, që zgjati afro tre muaj mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rezultati i kësaj krisjeje ishte edhe anulimi i një sërë vizitash të zyrtarëve grekë në vendin tonë. Skandali i Kosinës ishte çështja e radhës që solli turbullirën e situatës për hapjen e varreve greke, ku në vend të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjetën në varret e hapura eshtra grash dhe fëmijësh. Ky skandal solli edhe reagimin publik të Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se "zhvarrosja është e paautorizuar dhe përbën një vepër penale, për të cilën nga të gjitha njohuritë e mia po zhvillohet një hetim nga ana e policisë gjyqësore dhe autoriteteve antikriminale".
LETRA



KثRKESث


Drejtuar:Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;



Për Dijeni: Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë


Kërkues:

1. Shoqëria "اAMثRIA"

2. Instituti i Studimeve për اamërinë

3. Partia për Drejtësi dhe Integrim



Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nëpërmjet kësaj kërkese ripërsërisin bashkërisht një kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë edhe më 6 tetor 2007.

Nëpërmjet kësaj kërkese risjellim në vëmendje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se i qëndrojmë kërkesës së bërë tek Ju nga Shoqëria "اAMثRIA".

Ne kërkojmë që MPJ e Shqipërisë t‘i paraqesë palës respektive të Republikës së Greqisë kërkesën tonë për:

1. Ndërtimi në Paramithi, Greqi, të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë;

2. Ndërtimi i një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi aty ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë dhe nuk mundën të kalonin këtë urë, gjatë gjenocidit mbi popullatën çame.

Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme.

Ne jemi të bindur se të rënët çamë, rreth 2800 të tillë, u masakruan në kauzën e tyre të shenjtë për të lindur fëmijët e tyre në tokë të baballarëve.

Ne jemi të bindur se të masakruarit, rreth 400 të tillë, vetëm gjatë një dite në Paramithi, ranë në tokë të tyre, pa u gjykuar, u vranë. Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata.

Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim ndjekin me vëmendje përkushtimin disavjeçar të zyrtarëve të shtetit fqinj, Greqisë; në aplikim të dëshirës së tyre për ngritjen e varrezave memoriale në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke.

Shoqëria "اAMثRIA", Instituti i Studimeve për اamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.

ثshtë shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat.

Ne kërkojmë që në zbatim të parimit të mirënjohur të reciprocitetit midis shteteve miq, të ngrihet prej Jush dhe të shqyrtohet kjo kërkesë e jona gjatë bisedimeve me përfaqësues të shtetit grek. Ne besojmë në drejtësinë e kërkesës sonë, ne besojmë se respekti që shfaqet për të rënët nuk do të jetë i ndryshëm, pavarësisht kombësisë së ndryshme të të rënëve.

Ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj.



1. Shoqëria "اAMثRIA"

Kryetari

Ardian TANA



2. Instituti i Studimeve për اamërinë

Drejtori Ekzekutiv

Ahmet MEHMETI


3. Partia për Drejtësi dhe Integrim

Kryetari

Tahir MUHEDINI

link: Gazeta Shqip
 
Ambasada greke i refuzon vizën 40 çamëve

Ambasada greke i refuzon vizën 40 çamëve. Pasi kishin tre muaj që kishin aplikuar për vizë në ambasadën greke, 40 shqiptarë me origjinë çame nga qytete të ndryshme të vendit, me qëllimin që të vizitonin trojet ku kishin lindur, ambasada greke iu refuzon vizën.
Bllokimi i marrjes së vizave nga ambasada greke u bë nën pretekstin e mosplotësimit të dokumentacionit. Këta persona kishin aplikuar dhe plotësuar të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të bërë të mundur marrjen e vizës greke para tre muajsh. Pas plotësimit të kritereve që ambasada greke iu kishte kërkuar për të realizuar marrjen e vizave, para një jave këtyre personave iu kërkuan dokumentacione shtesë dhe një shumë prej 40 euro që duhej paguar në bankën greke Alfa Bank.

Megjithëse i gjithë dokumentacioni u dorëzua ditën e 23 nëntorit pranë ambasadës greke në tiranë bashkë me mandatin e pagesës së 40 eurove në Alfa Bank. Zyrtarët e ambasadës iu premtuan këtyre personave se në datën 30 nëntor do të pajiseshin me vizën greke. Ndërkohë që dje këta persona kanë marrë në pasaportën e tyre vulën e refuzimit të vizës pa i dhënë asnjë sqarim për këtë refuzim. Për më tepër në pasaportën e tyre mungonte kthimi mbrapsht i 40 eurove të paguara pranë kësaj ambasade duke iu bërë një grabitje të hapur në mes të ditës. 40 personat e lartpërmendur ishin persona të përzënë në mënyrë të dhunshme nga Greqia në vitin '44 në moshën 3-10 vjeç, ndërkohë që mosha aktuale e tyre sot
është 60-70 vjeç. Kjo vizitë bëhej nga dëshira e tyre për të parë trojet ku kishin lindur si dhe njohjen me origjinën e tyre. Me këtë veprim ambasada greke tregon se shteti i tyre po vazhdon akoma të bëjë përndjekjen e popullsisë çame duke mosreflektuar ndaj gjenocidit dhe grabitjes së pronave të tyre.
Gjithashtu kjo vjen edhe si rezultat i neglizhencës së shtetit shqiptar për të kërkuar të drejtat e mohuara të shtetasve të tyre. Vlen të theksohet se çështja çame nuk është trajtuar asnjëherë seriozisht nga politika shqiptare. Fakti që popullsia vazhdon të ketë probleme me pronat dhe të drejtat e tyre në Greqi si dhe heshtja e turpshme e shtetit shqiptar në mbrojtje të këtyre pronave tregon se politika shqiptare vazhdon të mbetet një vasale e bindur dhe një shërbëtore e përulur e
interesave greke në Shqipëri. Nuk është e nevojshme të shkojmë më larg se sa vizita e presidentit të Republikës, Bamir Topi i cili nuk pati kurajën e duhur të ngrinte zërin për të drejtat e mohuara të komunitetit çam, duke konfirmuar qëndrimin e mbajtur me rezolutën e hedhur poshtë nga parlamenti shqiptar para dy vjetësh.
Duke u ndalur tek kjo e fundit konstatohet se askush nga politika shqiptare nuk i rezistoi presionit të ardhur nga diplomacia greke për hedhjen poshtë të kësaj rezolute. Refuzimi që grekët i bëjnë vizave për 40 qytetarët shqiptarë nga اamëria tregon qartazi se ky shtet nuk ka ndërmend të respektojë të drejtën e komunitetit çam për të marrë pronat e tyre, kërkesë kjo edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe komuniteti Evropian. Ndërkohë që në vizitën e fundit me presidentin Topi pala greke ka kërkuar pronat e grekëve në Shqipëri si dhe ngritjen e një varreze gjigande të dhjetëmijë ushtarëve grekë sipas pretendimeve të kancelarisë helene. Kur dihet që kjo kërkesë absurde e palës greke për varrezat e dhjetëmijë ushtarëve është
inekzistente dhe shton pretendimet e tyre për vorioepirizimin e Shqipërisë. Ndërkohë që Presidentit të Republikës iu bë thirrje edhe nga politika shqiptare që në takimin e tij me palën greke të ngrinte për zgjidhje çështjen e komunitetit çam.

Gazeta SOT
 
Redaktimi i fundit:
Me ka bere pershtypje ky Fatos Lubonja si nuk i kapur ndonjere keto Thema?

Cmund te presesh na nje Lubonje qe nuk eshte as shqiptar me origjine por eshte BOSHNJAK!!
 
Po e shikoj qe ne artikujt e tij duket qarte qe ati i djeg shume kur behet fjla per akedime tone te shkecave per tezat e origjines tone,per ndonje gjuhetar qe kerkon te gjeje shkrimin me te hershme shqiptar.Keta lloj jane pjese e demokracise apo pjese e antishqiptareve?Si nuk del nje gazetar t'ja analizoje mire tendecen e tij antishqiptare te fshehur nen figuren e nje analisti te pamvarur.
 
un jam korcar!!!nuk pronoj kure te jem grek!!korca eshte e shqiperise dhe jo e vorive!!!!!
jane ortodokset e korces ata qe pretedndojen se korac eshte vorio!!e shesin veten per nje vize !!!nuk e kini idene si jane ortdokset korcar grek lene edhe b.. per greket!!
 
Po e shikoj qe ne artikujt e tij duket qarte qe ati i djeg shume kur behet fjla per akedime tone te shkecave per tezat e origjines tone,per ndonje gjuhetar qe kerkon te gjeje shkrimin me te hershme shqiptar.Keta lloj jane pjese e demokracise apo pjese e antishqiptareve?Si nuk del nje gazetar t'ja analizoje mire tendecen e tij antishqiptare te fshehur nen figuren e nje analisti te pamvarur.


Sepse mjeshteria e Lubonjes (ne krahasim me analoget e tij) qendron tek arti i dialektikes.
Ne fakt mire e ka dhe ky qe gjen shesh e ben pershesh kur si kunderpergjigje ka njerez pa pike principesh dhe pa pike zgjuarsie si zoti Myftaraj (mund te bej shume e shume emra te tjere si shembuj).
Po ka dhe njerez qe marrin vesh nga kjo bote, dhe dine me shume se ai, dhe dine te gjykojne artikujt e tij duke kuptuar prejardhjen e ketij pseudoanalisti:D

P.S. teknika letrare per shkrimin e ese-ve eshte perfekte dhe ne linje rregullat e shtrimit te analizes:)
 
Po e shikoj qe ne artikujt e tij duket qarte qe ati i djeg shume kur behet fjla per akedime tone te shkecave per tezat e origjines tone,per ndonje gjuhetar qe kerkon te gjeje shkrimin me te hershme shqiptar.Keta lloj jane pjese e demokracise apo pjese e antishqiptareve?Si nuk del nje gazetar t'ja analizoje mire tendecen e tij antishqiptare te fshehur nen figuren e nje analisti te pamvarur.

po mbrojne nj-tj! keshtu eshte raca e tyre!
 
:dong:Armiqte e shqiptareve jane shqiptarogreket ose me sakte ata qe nuk u vjen mire nga te qenurit origjine shqiptare.
 
Redaktimi i fundit:
Varrezat e ushtarëve, Greqia kërkon 4, Shqipëria firmos për dy

Popullsia çame: Të nderohen viktimat e gjenocidit grek

Tirana dhe Athina kanë arritur më në fund një marrëveshje për çështjen e shumëpërfolur të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin shqiptar. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, do të ketë dy memorialë nderimi: një në Gjirokastër dhe një në Këlcyrë, ndërkohë që Greqia ka kërkuar katër të tilla, njëra nga të cilat duhej të ndërtohej në Korçë. Negociatat janë mbyllur ditën e 19 nëntorit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku të dyja palët kanë firmosur një marrëveshje në nivel ekspertësh, e cila parashikon që ushtarët grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore, gjatë luftimeve me armatën e Musolinit, duhet të varrosen në memorialët përkatës në Gjirokastër dhe Këlcyrë. Vetëm ditën e djeshme, Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare ka bërë publike arritjen e marrëveshjes, pikërisht pas deklaratës së shefes së diplomacisë helene, Dora Bakojanis, në Athinë. Ministrja e Jashtme e Greqisë, theksoi se "është arritur një marrëveshje për krijimin e dy varrezave në Shqipëri për ushtarët grekë, që u vranë gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Këto memorialë, janë një çështje me një rëndësi humanitare dhe emocionale për të gjithë popullin grek, i cili e mban atë periudhë ende të gjallë në kujtesën e tij, një periudhë simbolike, kur luftuam për lirinë tonë". Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për zgjidhjen e suksesshme të kësaj çështjeje të një rëndësie afatgjatë. Siç mësohet, të ngarkuar me këtë çështje kanë qenë disa nga drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Jashtme greke, si zv/ministri Teodoros Kasimis, kreu i grupit negociator, ambasadori Elefteros Angelopolos, ambasadori Dimosthenis Stoidis etj. Gjithashtu, edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur. Në një deklaratë për shtyp, bëhet e ditur se "Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se siglimi i kësaj marrëveshjeje do t`i kontribuojë thellimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona mike". Sipas marrëveshjes, palët do të ngarkojnë ekspertë të mjekësisë ligjore për ekzaminimet e eshtrave që do të nxirren nga gërmimet. Komisionet, me një numër të barabartë anëtarësh nga të dyja palët, do të kenë në përbërjen e tyre ekspertëve të mjekësisë ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave, por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dy palët. Varrezat do të administrohen nga Kisha Ortodokse Shqiptare, por vetëm në aspektin humanitar të tyre.

Negociatat

Bisedimet mes dy vendeve kanë nisur që në vitin 2005, kur qeveria konservatore e Kostas Karamanlis, i ka ngritur çështjen e varrezave të ushtarëve, aleatit të tij shqiptar, Sali Berisha, sapo ai fitoi zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut të atij viti. Por, kreu i qeverisë shqiptare e ka shtyrë këtë çështje, duke rrezikuar edhe "ngrirjen" e marrëdhënieve dypalëshe me Athinën. Në pranverën e vitit 2006, ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Meimerakis, anuloi vizitën e parashikuar në Tiranë. Ndërkaq, çështja u rihap në vjeshtën e po atij viti, kur të dy ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve u takuan në samitin e vendeve të Evropës Juglindore. Pas acarimit, Tirana zyrtare dhe Athina nisën një maratonë frenetike negociatash, të cilat u zhvilluan në kuadrin e diplomacisë "nëntokësore", pra pa u bërë publike. Siç mësohet nga burime të Ministrisë së Jashtme shqiptare, këto bisedime, që kanë zgjatur disa vite, kanë qenë mjaft të vështira, si pasojë e kërkesave "maksimale" të palës greke, ngaqë delegacioni i Athinës ka kërkuar që varrezat greke në Shqipëri të kapin numrin katër, duke përfshirë edhe një memorial në qytetin e Korçës. Por Tirana nuk e ka pranuar, duke arritur në një zgjidhje të mesme, ku do të shtohen varret, por jo numri i memorialëve. Tani, marrëveshja e firmosur duhet të miratohet nga dy qeveritë përkatëse.




Milo: Marrëveshja, racionale dhe normale



Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, ka komentuar dje, për "Shqip", marrëveshjen e arritur midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke, lidhur me vendprehjen e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke të viteve 1940-1941. Gjatë një prononcimi të shkurtër, Milo e vlerëson këtë marrëveshje si racionale dhe normale, në përputhje me qëndrimet humanitare që qeveria shqiptare ka mbajtur në raport edhe me pjesëmarrësit e tjerë të vendeve ndërluftuese në Luftën e Dytë Botërore. Sipas ish-ministrit të Jashtëm, kemi një marrëveshje që është e respektueshme, duke pasur parasysh edhe thashethemet e shumta që u bënë dhe u komentuan gjatë kohëve të fundit. Për Milon, një përmendore për të rënët në luftë është normale. "Kemi përmendore dhe varreza të ushtarëve gjermanë, britanikë, dhe s‘ka pse të mos kemi dhe përmendore të të rënëve nga vendi fqinj është më se normale", ka theksuar Milo, por ka shtuar se ngritja e këtyre varrezave duhet të bëhet në përmasat në të cilën është arritur marrëveshja.


Memorialët

Kërkesa ndaj Ministrisë së Jashtme shqiptare


Popullsia çame: Të nderohen viktimat e gjenocidit



Përfaqësuesit politikë dhe shoqëror të popullsisë që u masakrua dhe dëbua vendbanimet e tyre në krahinën e اamërisë nga qeveria greke, e drejtuar nga Napolon Zerva, i kanë bërë thirrje Tiranës zyrtare që të kërkojë nga Athina ngritjen e memorialëve në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj popullsisë çame. Me anë të një kërkese zyrtare, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe shoqata "اamëria", në fund të shtatorit, i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme, ku kërkohet që, nëpërmjet rrugëve diplomatike, të arrihet ngritja e një varreze përkujtimore pranë urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame. Popullsia çame kërkoi në mënyrë zyrtare që qeveria "Berisha" t‘i paraqes palës greke në mënyrë zyrtare dy nga pikat e kërkuara nga çamët, ku njëra është ndërtimi i një lapidari në Paramithi të Greqisë dhe ndërtimin e një varreze përkujtimore për çamët, që u vranë gjatë gjenocidit. Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, në letrën drejtuar Ministrisë sonë të Jashtme, shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme. "Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata", citohet në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme. Duke kërkuar një bashkëpunim mes palëve, në letër theksohet se Shoqëria "اamëria", Instituti i Studimeve për اamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendimdhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.

Shqip
 
cjane keto budallaliq mo aman. cduan vareazt greke ne shqiperi?
mund te ndertohet nje meorial aty ku u vrane ama jo varre e kocka. ato te vene ne tdhe ne greqi
 
Gjeja e pare qe me erdhi ne mendje eshte kjo: gjithçka mund te ndodhe jetojme ne Shqiperi..(ndryshim i nje kenge,por qe kuptimi i njejte mbetet)

Kur do shikoje drite me sy Shqiperia???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top