Rihapen dosjet e ‘97-ës, policia: Kriminelët janë bërë biznesmenë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Nis puna për rihetimin e krimeve më të rënda ndër 106 ngjarje të pazbardhura

Rihetimi i krimeve të vitit 1997 do të jetë një ndër objektivat kryesorë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat. Kreu i ri i këtij institucioni, Bernard Caushaj, thotë se, ashtu siç ka bërë edhe më parë, kur ka qenë drejtor i Policisë në Berat, do të fokusohet te krimet e vjetra, për të vënë përpara drejtësisë ata njerëz që sot, pas 11 vjetësh, janë shndërruar nga kriminelë ordinerë në biznesmenë "të respektuar".

Përkrah Caushajt, në këtë mision, do të qëndrojë Artan Cuku, nëndrejtori i sapoemëruar i policisë së qarkut, i cili vjen nga një përvojë e pasur në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Duket se rezultatet e mëparshme të Caushajt në zbardhjen e krimeve të vjetra i kanë bindur krerët e Policisë së Shtetit ta rikthejnë atë në Berat, ku pritet të shpluhurosen më shumë se 100 dosje krimesh të vitit 1997, që janë kryesisht vrasje. Vetëm gjatë nëntë muajve në krye të Policisë së Beratit, komisar Bernard Caushaj ka hetuar 23 dosje të vjetra.

"Rikthimi i dosjeve të vitit 1997 konsiston në vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që kryen krime, madje edhe anëtarëve të bandës së Altin Dardhës, të cilët sot mund të rezultojnë edhe biznesmenë të fuqishëm", thotë kryepolici i Beratit.

Sipas tij, vendosja e drejtësisë për krimet e vjetra do të rikthente besimin e popullit te Policia e Shtetit. "Ajo periudhë e zezë nuk mund të shlyhet lehtë nga memoria e këtij qyteti, ku mbi 500 djem e vajza u vranë dhe u masakruan, dhe ende sot e kësaj dite, nënat e veshura me të zeza presin drejtësi", thotë Caushaj.

Janë 106 dosje ngjarjesh të vjetra pa autor, që presin të shpluhurosen nga Policia e Beratit. Megjithëse qytetarët i njohin kriminelët e vitit të mbrapshtë, ata mbeten të pandëshkuar dhe shëtisin të lirë, madje po shtojnë pasurinë e fituar me grykën e armës 11 vjet më parë.

Komisari Bernard Caushaj thotë se, krahas problemeve të përditshme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë, hapja e dosjeve të vjetra do të jetë një ndër drejtimet kryesore të punës së policisë së qarkut. Ai tregon se tashmë janë përzgjedhur dosjet e para që do të rijetohen dhe bëhet fjalë për vrasje, përdhunime, pengmarrje dhe vënie gjobash, që ende janë të pazbuluara.

Caushaj e vë theksin te krimet e bandës së اelepias, në krye të së cilës ka qenë i famshmi Altin Dardha, i cili nuk jeton më. Por bashkëpunëtorët e tij janë ende gjallë dhe lëvizin të lirë nëpër Berat e qytete të tjera të vendit, pa u hyrë gjemb në këmbë.

Kryepolici i Beratit kërkon edhe bashkëpunimin e komunitetit dhe kryesisht personave të cilët kanë përjetuar dhimbjen në familje gjatë trazirave të vitit 1997.

Sipas tij, për shumë ngjarje ka mjaft mungesa në deponime, fakte apo detaje konkrete. Madje, në shumë raste, dosjet janë ende të paplotësuara, pasi ka mungesa të dokumenteve identifikuese të procedurave ligjore që, për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura, por që familjarë dhe të afërm të viktimave mund të ndihmojnë organet e policisë për t‘i plotësuar me të dhëna të domosdoshme që të realizohet zbardhja e ngjarjeve dhe të vihen përpara drejtësisë autorët.

Gjithsesi Caushaj pohon se sektorët përkatës të drejtorisë së policisë, në bashkëpunim me organet hetimore, krahas dëshmive nga familjarët dhe të afërmit, do të punojnë edhe në rrugë operative me intensitet për zbardhjen e të gjitha krimeve të vjetra.

Shqip
 
shume interesante, nje kriminel te tille e kam pare me syte e mi ne plazhin e sarandes si ishte bere shume iu pasur e verdallosej me gjithe te shoqen me florini e makina , nejse......
 
ne shqiperi funksoinon shume teoria: strategjia per tu ber biznesmen eshte te jesh kriminel.

ketu ne vlore jane disa kriminel qe jane biznesmen e ne rruge kur i shikon jane te pafajshem e te ndershem.

sa qef kam une te jem biznesmene! :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top