Fjalët... A janë treguese të personit tonë?!?

bella

Anëtar i Nderuar
Kemi rastisur shpesh në këtë frazë "Fjalët i merr era, veprat kanë rëndësi" por kuptoj se nuk ka shumë vërtetësi brënda kësaj thënie. Fjalët janë vepra të mendjes... fjalët kanë qënë forca lëvizëse e njerëzimit qysh prej lindjes së tyre, fjalët kanë qënë dëshmitarët e " rritjes shpirtërore dhe materiale të njeriut ", ashtu sic kanë qënë motiv nxitjesh, vrasjesh, tradhëtish, dashurish... ثshtë pikërisht fjala e cila ka pushtuar mëndje të tëra... Fjalët, pavarësisht vërtetësisë së tyre, jane pasqyra e vërtetë e një njeriu...

A mendoni se mënyra dhe përdorimi i fjalëve tregon një pjesë të karakterit të njeriut???
 
Fjalet shprehin pa dyshim personalitetin e njeriut dhe shume here fjalet lendojne me shume se veprat, prandaj kujdes sepse fjale eshte thike shume e mprehte!
 
A mendoni se mënyra dhe përdorimi i fjalëve tregon një pjesë të karakterit të njeriut???

Patjeter qe po.Fjalet dhe menyra e te shprehurit per mua jane pasqyra e personit qe ke perballe.Nga nje njeri qe ne nje fjali me 5 fjale 4 i ka fjale banale,ose uleret kur flet sigurisht nuk mund te pres nje karakter te deshirueshem...
 
Jo per mendimin tim nuk kan te bejn fare sepse mund te jesh llapazan e fjal keq ne kulm po shpirtin e ke flori!
 
Kemi rastisur shpesh në këtë frazë "Fjalët i merr era, veprat kanë rëndësi" por kuptoj se nuk ka shumë vërtetësi brënda kësaj thënie. Fjalët janë vepra të mendjes... fjalët kanë qënë forca lëvizëse e njerëzimit qysh prej lindjes së tyre, fjalët kanë qënë dëshmitarët e " rritjes shpirtërore dhe materiale të njeriut ", ashtu sic kanë qënë motiv nxitjesh, vrasjesh, tradhëtish, dashurish... ثshtë pikërisht fjala e cila ka pushtuar mëndje të tëra... Fjalët, pavarësisht vërtetësisë së tyre, jane pasqyra e vërtetë e një njeriu...

A mendoni se mënyra dhe përdorimi i fjalëve tregon një pjesë të karakterit të njeriut???

Pa tjeter qe po.

Nje studjo te bere ne Gjermani, vetem nepermjet adreses se e-mail kane nxjerre katakterin e rreth 600 vullnetareve te nen shtruar nje studimi,rezultat i cili eshte konfermuar nga pjesa me e madhe e vullnetareve.
Po neper forume ku flitet ne 360 grad??:eek:hh:
 
edhe mund te jene ,edhe mund te mos jene.........varet nga personat.
 
Fjalet !
Sa shume fjale do te thoja rreth fjaleve...

Patjeter qe fjalet thone shume per nje person, vlerat e dobesite e tij. Madje une do shtoja edhe shkronjat ne kete rast.

Megjithate, une mendoj se fjalet jo vetem 3gojne rreth personalitetit te dikujt, por gjithsesi ndikojne fuqishem ne formimin e tij.
 
Fjalet tregojne shume...por jo me shume se heshtja!
 
Fjalet tregojne shume...por jo me shume se heshtja!

Cfare 3gon heshtja me shume se paditurine apo paaftesine e te folurit ?
 
Ne nje tekst oriental kam lexuar: Te lutem, mos perdor gjuhen e gabuar. Gjuha e gabuar jo vetem qe eshte e genjeshtert, por ka per te ndertuar keq mendjen tende. E mendja jote, gjithashtu do te mbushet deri ne gryke me identifikime fallso e te genjeshterta.

Ndoshta jo gjithmone duhet marre per baze cdo fjale qe thuhet, sepse jo gjithmone fjalet qe thuhen jane te bazuara e te menduara. Por kjo nuk pakeson peshen e fjales, rendesine qe ka, duke filluar qe nga identiteti qe te jep ty qe i perdor dhe nga pasojat qe mund te lere tek tjetri qe degjon.
Zgjidhini pak ato te shkreta, nuk eshte kurre nje mundim i tepert.
 
Pa asnje dyshim fjalet paraqesin personalitetin tone, sepse nuk del fjala vetem nga goja, por paraprakisht bluhet ne mendje dhe mendja jone jemi ne, te mire apo te keqinj jemi ata qe jemi.
Ne nje rast kam lexuar se nuk duhet shkruajtur kur jemi me nerva sepse fjalet e shkruajtura lene gjurme qe nuk mund te fshihen, prandaj ne keto raste eshte me mire te heshtim se sa te flasim pa menduar (ne nervoze veshtire kontrollojme vehten dhe themi cfare nuk duhet dhe nuk thuhet)
 
Nese vertete fjalet paraqesin personalitetin e njeriut, :ciaoo:perse valle une s'mundem ti kuptoj keta politikanet:lexim:apo thua se keta flasin pa personalitet :lexim:
 
Nese vertete fjalet paraqesin personalitetin e njeriut, :ciaoo:perse valle une s'mundem ti kuptoj keta politikanet:lexim:apo thua se keta flasin pa personalitet :lexim:

Eh kitrra, ata skane as personalitet e as kurriz, prandaj nuk ke si ti kuptosh kur as ata vetvehten se kuptojne! :grusht3:
 
jo gjithmon fjalt jon vepra e menjes, un me goj muna me thon qa du amo vepra osht ajo qe ka rendesin(kshtu veq per qef muna me llamat tan diten por sa truni jem i menon kto fjal me te vertet ehh kjo ka rendesi)...nuk besoj qe fjala si fjal ka tboj me karakterin e njerit jo kurse menyra e t'shprehurit, menyra qysh shqipton fjalt (secili individ e ka ni menyr personale qe i perket vetem atij), menyra qysh krijesa shprehet (disa prsh shoqrojn gjestet me fjal, sikur un nganjeher) ka t'boj me karakterin po...fjala e pashoqrume me vepra mbetet vetem diqka kot, fjal mo...
 
Redaktimi i fundit:
Ne nje tekst oriental kam lexuar: Te lutem, mos perdor gjuhen e gabuar. Gjuha e gabuar jo vetem qe eshte e genjeshtert, por ka per te ndertuar keq mendjen tende. E mendja jote, gjithashtu do te mbushet deri ne gryke me identifikime fallso e te genjeshterta.

Ndoshta jo gjithmone duhet marre per baze cdo fjale qe thuhet, sepse jo gjithmone fjalet qe thuhen jane te bazuara e te menduara. Por kjo nuk pakeson peshen e fjales, rendesine qe ka, duke filluar qe nga identiteti qe te jep ty qe i perdor dhe nga pasojat qe mund te lere tek tjetri qe degjon.
Zgjidhini pak ato te shkreta, nuk eshte kurre nje mundim i tepert.[/B]

:) Nese kursejm "mundimin" e zgjedhjes se fjaleve do "shperblehemi" me pasojat e hidhura qe len ato te shkreta .... e qe nuk harrohen kurre !

Edhe ato qe thuhen pa menduar tregojn dicka per karakterin tone :D
Edhe ato qe i themi ne acarim e siper tregojn nje karakter jo te permbajtur me raste dhe impulsiv ...

Padyshim qe fjalet jan "alfabet" me ane te te cilit "lexojme" mbi karakterin e tjetrit
 
kot nuk e kan thene qe fjalet i merr era, se po nuk qe nje dokument i shkruar, nje deshmi, kush e merre per bazen fjalen tende????? ateher cfar rendesie ka fjala????
 
A mendoni se mënyra dhe përdorimi i fjalëve tregon një pjesë të karakterit të njeriut???

Patjeter.
Per mua gjuha eshte me shume se vetem shprehje karakteri, eshte gjithashtu edhe menyre te menduari apo te shikuari te gjerave..Gjuha shpreh mentalitet.
Karakteri eshte pjese e mentalitetit..pra gjuha shpreh dhe karakter..:D
 
Fjalët... A janë treguese të personit tonë?!?

sigurisht qe po,,,madje ne boten virtuale kjo eshte nje nga menyrat kryesore te zbulimit te karakterit te personit tjeter,nepermjet bisedave te ndryshme dhe menyren sesi shprehen ata, ne jemi ne gjendje te percaktojme tipin e tij.
 
Mah...Ne boten virtuale duhen pasur parasysh shume gjera te tjera per te percaktuar tipin e nje anetari.Se nga fjalet mund te duken nje e ne realitet jane nje tjeter...;)
 
Mah...Ne boten virtuale duhen pasur parasysh shume gjera te tjera per te percaktuar tipin e nje anetari.Se nga fjalet mund te duken nje e ne realitet jane nje tjeter...;)

dakort jam por nepermjet fjaleve dhe menyra se si tjetri shprehet besoj se ti arrin te kuptosh se kush eshte ai,te pakten nje ide e krijon...dhe thua qe ky person ka kte lloj karakteri...
pastaj po te besh nje balanc te gjithe shoqeris tende virtuale dhe qe i ke takuar personalisht nuk besoj te te ket zgjenjyer ndonje nje.
te pakten une di qe si ketu si ne ate realen kte komunikim kam dhe nuk besoj se jam e vetmja.
 
Pe: Fjalët... A janë treguese të personit tonë?!?

Njeriun nepermjet fjaleve e njeh...Pasi se cfare ka ne shpirt tjetri se sheh dot,fjale te ben te keq,fjale te ben te mire,fjala kane thene shkrin dhe gurin,fjala me e rende se plumbi:)...Une i jap rendesi fjales nese behet fjale,per sjellje,per karakter,per nje menyre interpretimi te disa ideve,por nese do jete puna per fjale qe duan zbatim aty shoh veprat...Zakonisht kjo eshte pjesa e njeriut(Ska gje me te lire se fjala),por varet ku thuhen dhe ato fjale,njeriu flet shume premton shume arrin shume,dhe kjo eshte edhe aftesia e tjetrit per te kuptuar njeriun qe ka perballe...Por rruga e pare per njohjen e dikujt eshte fjala...
 
Fjala eshte pericipitai i mendimeve tona.
Pastaj qe te jemi ne koherenc me fjalen qe flasim duhet ti nderlidhim mire ato me veprimet tona.
Kur mbarojme ciklin mendim-fjale-veprim ne te njejten trajektore,atehere kemi vertetuar dhe shafaqur morfin e personalitetit tone tek e tjret apo rreth nesh.
cilsia e ketyre te treave ngelet tjeter faze vlersimi dhe cilsimi pastaj perseri.
 
Asigjo smora vesh o nev cdoje te thoje....
Fjala ka peshe dhe sigurisht qe eshte pjese e karakterit.
Por smund te jete definicion per te.
Ka njerez qe shprehen e ka te tjere qe heshtin.....a mund te jete kjo treguesi per te percaktuar nje karakter?
Pjese perberese e shoh....
 
Mon une thash kete;

Fjala ka pesh per tregimin e karakterit tone,nese fjales qe themi i japim jete nepermjet veprimit.
Pra rastet kur tjeter flet e tjeter vepron,ketu fjala vdes.
Ka raste kur njerzit flasin por s"verpojne sic flasin prape fjala ngelet jetime e thene ne ere..etj etj..
Prandaj mendoj qe fjala qe te kete kuptim pesh duhet te jete gjithnje e motivuar nga veprimi,sjellja.

Ndersa njerzit qe heshtin jane ne kategori mendoj;
E para ata qe pertojne te trazojne e flasin neper cdo kazan te injorances sociale.
Ka njerez qe heshtin sepse nuk ndihet kopetent ne nje diskutim apo fush te caktuar.
Dhe pjesa ku heshtjen e kane si tip trendy per te demostruar gjoja indiferencen apo ku di une,per mua kjo kategori eshte kot.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top