Eshte kjo nje femijeri ????

triumfuesja

Anëtar i Respektuar
Nje i huaj ketu tek puna,pyeti perse femijet ketu ne Shqiperi luajne me arme.
Jashte me arme .
Ne kompjuter me arme, pra lojra me dhune.
Boh ne fakt nuk dita t'i pergjigjem dhe po ju pyes ju,perse edhe femijet jane kaq te dhunshem ketu ne Shqiperi,edhe per lodra duan dhurate nje arme ,kukullat i shohin po me arme ,lufte....
Kane gjithmone ate deshiren te vrasin,gezohen kur vrasin dike jane vertet te dhunshem.
Po te vesh re femijet me njeri -tjetrin ketu ne Shqiperi ofendohen,shahen,gjuajne njeri-tjetrin,jane totalisht ndryshe nga femijet neper bote.
E kane kete dhune te trasheguar nga prinderit ???
C'fare enderra kane keta femije???
Preferojne nje film me dhune qe kur jane te vegjel edhe pse nuk e dine c'eshte ajo???


Ju uroj diskutim te kendshem !

Ps.Conne te drejte kishe, me frymezon tej mase puna :D
 
Sepse per femijen mashkull arma eshte mjet qe perdoret per nje loje, vrasja eshte aventure dhe gjaku eshte shenje e fitores.

Eshte edukimi prinderor qe duhet ta stepe etjen e femijes (ballkanas) te orientohet andej nga nga e drejton instikti.

Femije qe shohin prinder te rrihen e te shahen, femije qe shohin filma pa censure, qe luajne lojera te ndaluara per moshen e tyre dhe qe premtojne nje brez tejet agresiv dhe plot anomali si ato qe cdo dite mbushin kronikat e zeza sot.

zhgenjy, mos e nderprit punen, minimalisht per temat qe na sjell per diskutim :)

Ver8 priten pasoja me te renda sociale, nese gjithcka ecen ne keto ritme tranzicioni te pergjithshem.
 
Teme e Goditur Zhgenjyy.
Dua vetem te theksoj qe nuk jane vetem ne Shqiperi femijet keshtu, por edhe neper bote.
Shumica e tyre kane lojra ne forme armesh.....dhe jane lojrat e preferuara, sidomos per meshkujt.
Ne Shqiperi mbase mund te duket me i theksuar ky fenomen, sidomos pas vitit '97.
Per mendimin tim mund te jete edhe fakti qe femijet duan te duken te forte ne syte e te tjerve, edhe bejne gara me njeri tjetrin kush eshte me i forte. Dhe ai me i forti behet si kapo i bandes.
Kurse sa per videogames, jane te medhenjte qe i imponojne keto lojra femijeve. Dhe gabimi eshte i te rriturve se sa i femijeve.
 
Komplimente per temen....nje pjese te pergjigjeve per kete teme ndodhen shume bukur tek nje teme e hapur nga gjarperesha : http://www.forumivirtual.com/diskut...ceptimin-tone-eshte-njeriu-cfare-ai-sheh.html

dhe aty kam theksuar se femijet ndikohen shume nga tv..dhe rrjedhimisht shfaqin nje karakter t edhunshem dhe ne shoqeri,apo ne deshirat individuale per t epatur arme ne vend te makinave si loje!
femija kur eshte i vogel nuk di hsume rreth tv apo programeve........ai shikon cfare ti vesh perpara.,me kete dua te them qe prinderit,kryesisht prindi mashkull e ka fajin qe femija i tij preferon dhunen ne vend te lojrave me gara!
-po flas deri ne nje moshe 1-10 vjec..jo me teper se pastaj distancohet nga keto sepse i duken femijerore......
Kisha fjalen qe asnjehere prindi nuk duhet ta le femijen duke pare me ore t etera seriale te animuara ku si element kryesor eshte dhuna,apo me keq te shikoje WRESTILNG.....ata nuk e kan me verte,por ajo e tiulle duket ne syte e nje femije qe pa snje ndeshje t etille vjen dhe thote:a do bejme keç??????????
-dhe ja ku eshte pergjigja....nuk ka te beje aspak ,trashegimi ketu,ose ehd enese ka trashegim ne ndonje rast te rralle nuk do dilte ne pah kaq shpejt....
preferenca te tilla ne nje moshe kaq te mitur vijen vec si pasoje e tv......dhe mos censures nga prinderit...........
 
Ndoshta po zgjohet geni i agresivitetit dhe i mbijeteses qe kane patur me pare pararadhesit tone.....
Per mua nuk ka asnje ndryshim nuk besoj se sot ndodh ky fenomen por sa eshte ne shoqeri te perbashket njeriu .... ka ndryshuar natyra e lojrave sepse kane ndryshuar dhe armet......njeriu kurre nuk e ka humbur agresivitietin e tij dhe ska per ta bere kurre .... mua me duket teper normale...
 
Shume teme e bukur dhe e goditur...Si per shume gjera te tjerat dhe per kete problem qe shtron ti fajin e ka familja.Se une femijes tim s'do i bleje kurre nje pistolete per te luajtur,nuk do e leje kurre te me shkonte ne internet point kur eshte vetem 10 vjeç e perveç lojrave te dhunshme qe luajne te shikojne dhe filma porno_Ose te nxjerr femijen tim pazarit me 1000 lek apo me shume...Edukaten femija e merr ne familje e nese familja nuk eshte prezent mos te çuditemi me lajmet nga me te ndryshmet qe degjojme.
 
Do e thoja thjeshte me pak fjal.

"Beme baba te te ngjaj"
 
n'tan boten tashmo thmija jon kshtu...sigurisht influencohen nga tv, kompjuteri, shoqnia qe i rrethon...pse a mos po shohin marifet kund bebushat aa:(, skan ku marrin shembull tmir...kan nrru gjeneratat, u prish dynjoja...
 
Do e thoja thjeshte me pak fjal.

"Beme baba te te ngjaj"

Pse babai lozte me Assassin's Creed? Thjeshte kan gjetur nje treg te fuqishem tek lojrat me lufte apo pak si te forta dhe vazhdojne aty. Neper dyqane mjafton te shohesh tek lodrat vetem policia, zjarrefiksit , motorra, ushtar, makina keto ke aty. Tani per punen e edukates shoqerore, nuk mendoje se ata qe kan familjen intelektuale apo pak te mbajtur jan rrugac...sepse kemi jetuar aty dhe keto gjera i kemi pare, ata qe shahen dhe zihen jan rang tjeter.
 

Po te vesh re femijet me njeri -tjetrin ketu ne Shqiperi ofendohen,shahen,gjuajne njeri-tjetrin,jane totalisht ndryshe nga femijet neper bote.

Perkundrazi, nuk jane ndryshe nga femijet e tjere neper bote, por te njejte. Femija nuk e kupton se cfare eshte dhuna, thjeshte terhiqet nga zhurma, nga aventura. Ndryshimi qendron se jashte femijeve u jepet me shume vemendje, dhe i vihen me shume kufinj...gje qe ka te mirat por edhe te keqijat e veta.

Nqs cmimi per te rritur nje femi serbes eshte qe t'i blej nje loder-arme, atehere pune e madhe...mjafton qe kur te rritet te kete siguri ne vetvete dhe te mos hezitoje te marre vendimet e veta.
 
NJe pergjigje direkte atij te huajit
Lojrat me lufte mos i kemi shpikur gje ne shqiptaret ?
PO armet lodra ne i prodhojme ?
Femija eshte femije dhe eshte i prirur drejt zhurmes me shume se drejt qetesise S'mund te ndieje kenaqesi nje femije ( mashkull ) kur i ben dhurate nje piano ta zeme , apo nje makine
Kur i ben dhurate nje makine policie ai ndihet me i forte brenda vetes, me burreror .

Shume diskutues ketu ja hodhen fajin babait . Nese marrjen e pergjegjesise persiper ketu do ta quajme faj une atehere do beje me te pergjegjeshme nenat. Pasi jane ato qe merren direkt me edukimin e femijes , pastaj vjen babai .

Femijet tane eshte everette qe jane te zhurmshem po jo te dhunshem , se dhuna eshte tjeter gje . Tek e fundit fare cdo mbjellesh thote populli do te korresh
Personalish s'jam dakort qe nje femije meshkull ti blej dhurata si automatik e ku di une , por dhuratta qe i bej une nipit asnjehere s'pelqehen nga ai ( me perjashtim te bicikletes) te tjerat i ka zene pluhuri pa u prekur me dore nga ai

Tani i thuaj atij kolegut tuaj cdhurata duhet tu bejeme djemve te lindur nga prinder shqiptare? :)


Ps . tema eshte me te evertete e goditur , po duhet shume kohe sa te ndergjegjesohemi
Nje shprehje e bukur angleze thote ; nese do te civilizosh dike , civilizimi i tij duhet te filloj nga gjyshja ..................
 
ne kohen e komunizmit djemte kur luanin me gocat gjithmon beheshin shoferat e ambulances,
tani ato lodra jane,me ato do luajne,edhe sikur mos luanin i tallin shoket e tyre ,i quanin cuna mamaje...hajd zgjidhe kete gje...mire qe jane lodra armet thuaj...
 
jo vetem femijet shqiptar rriten ne kete menyre,kudo eshte ky lloj problemi!
madje ky eshte problem qe sot shqyrohet nga shume sociolog e psikolog te botes,mendohet qe nje nga shkaqet kryesore eshte ambjenti social ku rriten keta femije,shkak tjeter dhe me ndikues eshte televizioni,kompjuteri,play station ,qe ne te shumtat e rasteve kane perbaze ndeshjen,luften,perleshjen!

Por eshte edhe dicka tjeter qe ne cdo perralle,legjend,histori ne thelb te tyre qendron gjithmon nje lider ,hero qe ne strategjit e tyre dalin gjithmon fitimtare duke mundur te keqen.

dhe shkaku tjeter qe ndikon ne sjelljet e tyre eshte neglizhenca e prindit qe nuk eshte ne gjendje te kontrolloj sjelljet dhe veprimet e femijeve!

ndersa per femijet shqiptare pervec ketyre ndikon mentaliteti e kultura familjare e sociale,duke ditur qe ne familjet shqiptare ligjin ne familje e ben babai dhe vellai te cilet ushtrojn dhune mbi femren dhe femijet duke pare sjelljet e tilla ku cdo gje fitohet me dhune ata e imitojn kte sjellje!
 
Nganjehere me duket se jemi sensibilizuar deri ne nje pike qesharake ne, individet e shek. XXI (apo na ka sensibilizuar media, me Walt Disney's ne krye?)

Shpresoj qe ta dini se sa 'grafike' jane perrallat origjinale te Vellezerve Grim, plot me personazhe qe vriten, vdesin, u pritet nje gisht, nje thember, etj. Dhe keto, u thuheshin femijeve me qellim!

Ndersa sot femijet mesohen me idene e nje jete perfekte, dhe kur rriten imazhi perfekt qe i kishin ndertuar prinderit dhe te rriturit perreth shembet. Ehhh, s'kane faj pastaj qe coroditen.
 
Mu sot pash nje femije dhe ate vajze qe kishte marre nje lloj druri-shkopi qe e kishte improvizuar si lloj arme e qe luante e e drejtonte nga ne :D .fatkeqsisht keto gjera ndodhin se femijet jane te influencuar nga shume gjera : nga edukata jo e mire ne shtepi, nga TV, lojra gjithe me arme qe marrine i luajne ne PC, nga fryma e egersise qe ato cdo dite i rrethon riten me te si ne shtepi si ne rrethin ku luajne.... e edhe nga shume rrethana tjera :(
 
Redaktimi i fundit:
Eshte kjo nje ...

Te them te drejten deliza mua po me vjen mire qe paske pare nje femije duke luajtur me diqka ne kete rast me nje arme te improvizuar, se une ka kohe te gjate qe nuk kam pare femije duke luajtuar me asgje e as me arme te improvizuara. E me qka po meren femijet e diteve te sotme veshtire se mund te spjegoj jo juve por as vehtes...
 
televizioni,kompjuteri,play station ,qe ne te shumtat e rasteve kane perbaze ndeshjen,luften,perleshjen!


Kjo ekziston kudo neper bote. Bile tek ne shum vone kan ardh kto lojrat e kompjuterit apo playstation. Ketu ze vend fakti se askush nuk e shef femiun e vet por tnjejten kohe i qesh te tjeret. N'ket rast un jam i bindur se femiu i atij te huaji ne lojrat me arme esht shum me i aft se sa nje i ri apo femi shqiptar. Sepse po ato lojra jan prodhuar nga vet te huajt. Dhe pas nje kohe jo te shkurt erdhen tek ne. Dikur ne luanim vetem me supermario bros, amerikanet dhe ruset benin turnire nderkombetare ne counterstrike, ( loje me arme per ata qe se dijne ) .
Nje gje qe sme pelqen tek shumica esht se shum shpejt dhe leht marrim fajin mbi vete. Qoft edhe i tjerve, ne shqiptaret e marrim ate pa hezitim.
Ne qytetet kryesore te evropes, por edhe te botes, vrasja apo dhuna jane njefar lloj obligim i qytetareve qe asesi nuk mund te mungoj gjat dites,jan pjes e rendit.Tani ne duhet te gjejm nje menyre dhe ato krime t'i marim mbi vete :D Sepse gjithqka qe esht e pahijshme na takon neve. Ndersa ato te hijshmet nuk flasin gjuhen tone, dhe duhet te jan pron e te tjerve.
 
Dhuna elektronike

Ne lidhje me kete teme gjeta nje artikull:

Bota jonë vazhdon të zhvillohet me shpejtësi, sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë.

Meqenëse jeta e përditshme vërtitet rreth kompjuterave, na duhet të studiojmë efektet që ka ai tek njerëzit.

Lojërat elektronike janë një nga degët më të rëndësishme të argëtimit teknologjik.

Gjatë dekadave të fundit, lojërat interaktive janë më të përhapura, veçanërisht tek adoleshentët. Megjithatë, disa vëzhgues kanë zbuluar disa prirje shqetësuese të këtyre lojërave. Për shembull, lojërat më të reja elektronike shpesh herë paraqesin pamje grafike të dhunës. Kjo e ka shtuar më tepër shqetësimin publik për efektet e dëmshme të tyre.

Dhuna e lojërave elektronike

Lojërat elektronike u shfaqën për herë të parë gjatë viteve ’70. Në tre dekadat e fundit, ato kanë kanë kaluar nga një hedhje e nje topi të vogël të bardhë, që kërcente nga njëra anë e ekranit, në tjetrën, në lojëra virtuale, ku çdokush mund të luajë rolin e një personazhi të caktuar. Shumica e lojërave të zhvilluara me këtë teknologji janë zbavitëse, tërheqëse dhe të përshtashme për fëmijët. Megjithatë, një segment i këtij tregu paraqet si temë dhunën. Shumë prej këtyre lojërave kërkojnë përdorimin e një niveli dhe intensiteti më të lartë të dhunës. Në këtë mënyrë, dhuna përdoret si një metodë që e zgjidh problemin.


Lodrat dhe fëmijët

Lodrat janë të lidhura me fëmijët. Teknologjia ka prodhuar shumë lodra elektronike, siç janë ato të kompjuterave dhe të video gemsave . Meqenëse nuk ka asnjë grup të gjerë kërkimesh për efektet e dhunës elektronike, disa njerëz pohojnë se kjo nuk i dëmton fëmijët. Disa të tjerë pohojnë, se dhuna elektronike ndihmon fëmijët, pasi u jep një rrugëdalje për agresivitetin.

Kjo hipotezë “katarsiste” është zhvilluar kohët e fundit, kur debatet mbi dhunën televizive janë shtuar shumë. Pavarësisht nga kjo, pas shumë vitesh kërkimesh, ajo u braktis. Në letërsi, ne i shohim efektet dhe mësojmë të keqen e dhunës pa parë aktin e saj. Dramat klasike të misterit përqëndrohen në zbardhjen e krimit dhe jo në kryerjen e tij. Arma kryesore ndaj “të keqit” është intelekti dhe jo forca. Një hero përzgjidhet për forcën e karakterit dhe jo për fuqinë fizike për të mbizotëruar. Sot, “heronjtë” e lojërave elektronike shfaqin një përgjigje të dhunshme, si të parën dhe të vetmen përgjigje efektive ndaj çdo konflikti.


Lojërat e dhunshme elektronike dërgojnë këto mesazhe:

1.Problemet mund të zgjidhen shpejt dhe me shpenzime të vogla

2.Mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është të eleminosh burimin e saj.

3.Problemet janë parimisht të bardha ose të zeza.

4.ثshtë e lejueshme të zhytesh në realitetin e rregullt të lojërave elektronike pa pyetur për rregullat.

5.ثshtë më mirë të përdoret reagim instiktiv, sesa reagim të menduar dhe të përgjegjshëm ndaj problemeve.

6.Imagjinata individuale nuk është një aftësi e rëndësishme që zgjidh problemet.

Në dallim nga kjo, lojërat me labirinte, me mistere apo me kërkim thesari u mësojnë fëmijëve se:

1.Problemet zgjidhen me durim, nismë personale, këmbëngulje, tolerancë dhe ndjeshmëri. Mbledhja e informacionit kërkon punë dhe se informacioni duhet të analizohet me kujdes në mënyrë që të merren vendime të sakta.

2.Përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij kërkon përdorimin e aftësive të ndërlidhura.

3.Një zgjidhje në një situatë nuk mund të jetë e tillë në një situatë tjetër.

4.ثshtë e rëndësishme që të përdoren aftësi të tilla krijuese dhe mendore si planifikimi i aksioneve, organizimi i informacionit, vlerësimi i ideve dhe analiza e zgjidhjeve dhe e pasojave të tyre.

5.Përdorimi i imagjinatës për të krijuar bashkë me autorin e lojës situata të sajuara.

6.Përdorimi i sjelljeve të matura dhe të vetëprodhuara reaguese.

Studimet tregojnë, se pajisjet elektronike më të mira janë ato që i nxitin fëmijët të mendojnë dhe të formulojnë ide të reja.


r.spekter*
 
Nje i huaj ketu tek puna,pyeti perse femijet ketu ne Shqiperi luajne me arme.
Jashte me arme .
Ne kompjuter me arme, pra lojra me dhune.
Boh ne fakt nuk dita t'i pergjigjem dhe po ju pyes ju,perse edhe femijet jane kaq te dhunshem ketu ne Shqiperi,edhe per lodra duan dhurate nje arme ,kukullat i shohin po me arme ,lufte....
Kane gjithmone ate deshiren te vrasin,gezohen kur vrasin dike jane vertet te dhunshem.
Po te vesh re femijet me njeri -tjetrin ketu ne Shqiperi ofendohen,shahen,gjuajne njeri-tjetrin,jane totalisht ndryshe nga femijet neper bote.
E kane kete dhune te trasheguar nga prinderit ???
C'fare enderra kane keta femije???
Preferojne nje film me dhune qe kur jane te vegjel edhe pse nuk e dine c'eshte ajo???


Ju uroj diskutim te kendshem !

Ps.Conne te drejte kishe, me frymezon tej mase puna :D


Ne shqiperi vertete shahen , rrihen femijet .. dhe mbas femijeve dhe prinderit. Kush e ka daddyn me te forte fiton :p

Se jashte , provo po deshe ti flasesh jo me ta prekesh femijen e tjetrit dhe shikon konsekuencat me pas. Dhe kjo eshte gje e mire ne fakt. Sepse ska njeri te drejte ti flasi apo shaj femine tim. Pike . Nese ajo qe e do e bej ate do jem vetem une. Prindi . Dhe nese sjellja nuk ndryshon ka metoda te tjera per ta sjelle ne terezi nje femije

sa per dhunen dhe lojrat .. varet nga ambjenti nje femije rritet . Jo te gjithe i bejne ato gjera. Mos pergjithesoni .
 
E mir se kto fmijet sot te pakten e kan mani ket punen e armes loder po ne kohen tone skishte lodra te tilla !! O pistolet orgjinale o hic!
 
Manipulimi i TV-së me fëmijën

Manipulimi i TV-së me fëmijën

Po e hapëm TV-në dhe ndjekim ndonjë festival të këngës për fëmijë do të mbesim syhapur ...


Shkruan: Gëzim Mekuli /Oslo


Mediat janë komponent i pazëvendësueshëm e i rëndësishëm në ndërtimin e identitetit të një populli. Përpos tjerash, këto kanë rëndësi të veçantë edhe në edukimin, mësimin dhe kultivimin e personalitetit të fëmijëve.

اfarë roli luajnë mediat shqipe?

Përpos dhunës dhe censurës që i imponohet nga gazetarucët e UNMIK-ut dhe partitë politike, përmbajtja e mediave tona, pa drojë mund të thuhet, se është plot kiç e shund.
Këtu nuk dua të ndalem - siç e bëjë zakonisht - për raportin "Mediat dhe Politika"; këtu, dua të ndalem në një fenomen tjetër, e të mbrapsht, mediatik; raportin "Mediat dhe fëmija"
Pse?
Këtu do të trajtoj një fenomen që nuk ka kapluar vetëm ambientin dhe hapësirën tonë publike, por edhe ambientin dhe hapësirën tonë private. Mediat shqipe - Tiranë e Prishtinë - kanë shumë përmbajtje televizive me elemente thuaja pedofilie. Kjo është duke u prodhuar dhe keqpërdorur nga disa regjisore e regjisorë, organizatore dhe organizatorë të "festivaleve të kulturës", brenda dhe jashtë Kosovës.

ثshtë fjala për seksualizimin, manipulimin dhe përdhunimin e fëmijës nga erotika dhe "pedofilia televizive".
Po e hapëm TV-në dhe ndjekim ndonjë festival të këngës për fëmijë do të mbesim syhapur, të habitur dhe të brengosur me pamjet që na ofrohen, neve, si konsumues dhe si prindër; Fëmijët tanë të veshur dhe të shminkuara si aktore pornografike; vajzat tona 3, 4, 5, 6, 7….vjeçare të shfrytëzuara nga producentët televiziv karrierist. Dhe, prindërit shikojnë, kënaqen e nuk reagojnë…!? E tmerrshme!

Duke u nisur nga shumë teori të shkencave të mediave, me duhet të them se, këto xhirime dhe fotografi erotike, me fëmijët –vajza e djem- duhet të rishikohen e të studiohen sa më parë; Shfaqjet e çupave 12 vjeçare me rroba "sexi" e provokative dhe me lëvizje e qëndrime erotike, që aludojnë në femrat e rritura dhe në seksi modele, nuk është asgjë tjetër pos instrumentalizim i fëmijës.

Këtyre mediave nuk duhet lejuar të keqpërdorin dhe transportojnë këto fotografi seksi. Përkundrazi, këtu do të duhej të qëndronte një konsensus i qartë në mes të producentëve, konsumuesve, institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe psikologeve në lidhje me ketë problematikë degjeneruese e joligjore të shoqërisë sonë.

Thjeshtë: Vajzat e vogla nuk do të duhej të lejohej që të shfaqen si "porno yje". Tre vjeçaret duhet të lirohen nga presioni i seksit dhe erotikës; presion që bëhet nga regjisorët televiziv dhe nga organizatorët e festivaleve. Katërvjeçaret janë aq të vogla për t'u veshur me rroba që mund ti takosh vetëm në "shitoret erotike" të perëndimit. Pesëvjeçaret janë aq fëmijëror saqë këto do të duhej të luajnë me lodra, para se të ngjyrohen me kozmetikën dhe me grimin e një të rriture të përdalë.

Andaj, do të duhej që, sa më parë, ata që janë përgjegjës për përmbajtjen e mediave dhe institucionet për mbrojtjen e fëmijës, të zgjohen nga gjumi dhe të vështrojnë me syze të një dioptrie të zmadhuar; Këta përgjegjës – nësa ka në Kosovë – le të jenë më kritikhapur, më serioz e më mendjehollë, le të ndalojnë pedofilinë mediatike me fëmijët tanë. Le të na thonë këta producent e përgjegjës mediatik se si të shpjegohet e të kuptohet xhirimi dhe organizimi i emisioneve me fëmijët gjysmëlakuriq?

Fëmijët duhet të rritën në qetësi

Shumë psikolog norvegjez pohojnë se numër jashtëzakonisht i madh i nënave norvegjeze nuk dëshirojnë që ti shohin vajzat e tyre si instrumente seksuale. Ato nuk i duan shikimet e padjallëzuara të fëmijëve të tyre sikur duan të thonë "oh eja e më puthë, lepuroshi im, me gic se më dogje".
Ky është shfrytëzim dhe diskriminim. Fëmijët nuk kuptojnë se çfarë imitojnë dhe se çfarë donë të thotë imitimi i një këngëtareje të rritur me kërthizën e me brekë në fushe, me karmin në buzë dhe mbi të gjitha me kërcimin dhe "striptizimin" erotik duke tentuar që të imitojnë këngëtaret e rritura.

Por, faji i madh, padyshim, mbetet tek prindërit dhe institucionet tona "demokratike"…. Apo jo?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top