Sulmon burrin shkaku i enëve të palara

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sulmon burrin shkaku i enëve të palara

Policia ka bërë të ditur se një femër 20-vjeçare është duke u përballur me një akuzë të rëndë, pasi që ka kafshuar të dashurin e saj, ia ka thyer një kornizë fotografie fytyrës, dhe e ka sulmuar me një shpatë, gjatë një zënkë për shkak të moslarjes së enëve.Gruaja është arrestuar të enjten pasdite në banesën e çiftit, raporton Fort Worth Star-Telegram.

Mashkulli 21-vjeçar i tregoi policisë se ai u përfshi në zënkë, sepse gruaja e tij ishte e nervozuar pse ai nuk po i lante enët. Polici lokal, Paul Henderson, ka thënë se gruaja i kishte thënë të largohet nga banesa, por ai kishte refuzuar.

Henderson ka thënë se gruaja më pas ka tentuar që të largonte burrin edhe fizikisht. Gjatë përleshjes që pasoi, gruaja ia kafshoi burrit krahun e djathtë, dhe ia theu një kornizë fotografie fytyrës, duke shkaktuar prerje dukshëm të qarta, ka thënë Henderson.

Më pas gruaja mori në dorë një shpatë rreth 60 centimetra të gjatë dhe iu vërsul drejt tij, por e huqi, ka thënë policia.

Gruaja është liruar nga burgu Mansfield pasi që ka paguar shumën prej 10.000 dollarësh, kanë thënë zyrtarët e burgut.

Henderson në fund ka thënë se burri dhe gruaja kishin jetuar bashkë për katër muaj.Telegrafi
 
E shikoni pra sa te mencura qe jeni ju:D:D
 
Kush e ka thene ate qe femrat jane sexy i bute??? Duhet te lexoje kete artikullin e te bindet per te kunderten...:D
 
Kush e ka thene ate qe femrat jane sexy i bute??? Duhet te lexoje kete artikullin e te bindet per te kunderten...:D

Kan then qe jan seksi bukur jo i but:D

Se po behen si burrat e vaktit meduket:p :p

Po mir ja ka ber ati burri ai meduket se paska qen homo se ska mundesi:D
 
tamam ,pse s'i kishte lare enet ai???
kam komshiun,i ben te gjitha punet e shpise!Lum ajo qe do e marre se do e fusi direkt ne pune!:D
 
pra djem kur te martohemi;,gruan,; pa dhembe,te dobet fizikisht ,dhe me e rendesishmja mos mbani ne shtepi sende te forta .hahaha
 
Loooooooooool hajde gru hajde ... qe knej e tutje do i morim grat me prov :D
 
NE fakt kjo grua qenka artu me nje GRUA e jo burre :D
 
Po ky matufi rrinte dhe shikonte se si e rrihte ajo.?
 
pse o fcbezdi...le te bej dhe burri pune..se si bien duarte...:(

sweetushe nuk thashe qe mos te beje pune po ta rrahe gruaja edhe ti thote vetes burre...:(:(
 
hahaha...po nqs e dinte qe kishte faj....:D
Po ky matufi rrinte dhe shikonte se si e rrihte ajo.?


nje pyetje fcb:D kur burri ref femren...quhet burre?!
 
hahaha...po nqs e dinte qe kishte faj....:D


Mendoj se tashme e di qe une u jap po aq te drejt gruas sa dhe burrit ne nje mardhenie, po eshte e natyrshme qe gruaja ka vendin e vet edhe burri gjithashtru duhet te veshi pantallona dhe jo fustan.
Ky tipi nuk me duket shume burr (te pakten me keto qe lexoj).
Problemi nuk ishte tek pjatat por ndoshta kjo vajza do jet lodhur duke psur nje shoqe dhe jo burre dhe gjeti nje menyre per ti treguar se cdomethen te jesh burr.
 
Ca te bonte ai mer Ajo paska qen BISH fare mir qe paska shpetu gjall :p hahahhahah

Ai qe eshte burre i vendos kufijet ne shtepi edhe ateher kur duhet te respektoj te drejtat e gruas dhe te bashkpunojn.
 
kjo ka qene na i femer vari lesht ka dash me dale xhiro me shoqet ka rrezik dhe donte qe burri ti lante enet sjam dakort dakort jam kur nje femer eshte e zene se po lan shpine ose po mban femijen atehere po eshte detyre e burrit te laje dhe enet ska ndonje gje te keqe nuk vdes se i lan njihere ne jave enet
 
Si PO?:eek:hh::eek:hh::eek:hh:

Dmthn burri le ta rafi femren...se me kete tregon burreri?!

Me vjen keq nqs mendon keshtu.....po ama mashkull ste ben forca....
e te ngrish doren mbi nje femer seshte asnje respekt!

Une sjam per violencen asnga ana e femres e asnga ana e mashkullit....
 
Si PO?:eek:hh::eek:hh::eek:hh:

Dmthn burri le ta rafi femren...se me kete tregon burreri?!

Me vjen keq nqs mendon keshtu.....po ama mashkull ste ben forca....
e te ngrish doren mbi nje femer seshte asnje respekt!

Une sjam per violencen asnga ana e femres e asnga ana e mashkullit....

aman mo si mi merr edhe ti keto fjale.Une thashe qe ai burre qe e lejon gruan e tij ta rrahe nuk eshte burre per mua.Sepse burre eshte nese ai do e rrihte e jo gruaja.
Nuk jam as une qe ta rrahi gruan se sjam i cemndur sa kujton ti :)
 
:( sjam dakord me kete lloj mendimi...por ta respektoj....gjithsecili mendon sic deshiron...:(
 
eeeeeee merrni msim meshkuj, mos nervozoni shum grat:D...amon po pse nuk sherohen kta njerz:(...
 
kujdes cuna se grat do ju ven te lani dhe b....ndonje dit hahahaha
 
Po po ca nuk ben vaki me femrat e sotme!
 
E mo si beni dhe ju djemte e forumit , nje femer doli "garipe" ndoshta eshte e cmendur dhe ju i beni te gjitha njelloj ? PO sa meshkuj kane vrare fare grate e tyre dhe ne femrat s'kemi thene kete gje , pra tju pergjithesojme .
 
sjam dakord me ty Prince!


Sweeti me keqkuptove, nuk kishte kuptimin se burri eshte burr dhe duhet te vendosi ai per gjithcka, nuk duhet te ndimoj ne punet e shtepis apo duhet te rrahi gruan sepse eshte "burr".
Qe te kemi karakter te fort dhe te jemi kollona e shtepis nuk e duam vetem ne si meshkuj por edhe femrat e duan dicka te till.
Me thuaj nje femer qe do te martohej me nje burr qe nuk eshte ne gjendje te kujdeset per veten e tij (pervec ato femra qe martohen per leke).
Femra tek nje mashkull do te ndjej siguri ,mbrojtje etj apo e kam gabim?

Sa per punet te dy duhet te ndimojn njeri tjetrin.
Nuk kish kuptimin se kur nje grua rreh burrin eshte ofendim dhe e kunderta per burrin kur rreh gruan eshte mburrje, thjeshte keta persona nuk duhet te jen bashk.
Kur nje grua keqtrajtohet nga nje mashkull do ndahet nga ai dhe ndoshta do te lidhet me dike qe e respekton, por une e quajta kete matuf se ai me kedo te lidhet nuk do te ket mundesi te mbaj nje qendrim te duhur ne nje lidhje.

ps.shpresoj se do me kuptosh cfar dua te them.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top