Analfabetizmi në Shqipëri, 10 përqind e popullsisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Analfabetizmi në Shqipëri vazhdon të jetë një shqetësim për shoqërinë.

Fenomeni, i cili në periudhën e regjimit komunist shënoi një rënie të ndjeshme, u ringjall sërisht në fillim të viteve 90, duke u bërë mjaft problematik.

Sipas Altin Hazizaj, drejtor i Qëndrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijve, shifrat e analfabetizmit variojnë nga 2 përqind e popullsisë, deri në 10 përqind, sipas shifrave të pavarura. Këto janë të dhëna nga Ministria e Arsimit.

Bindja jonë, të paktën, është që niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind, thotë Altin Hazizaj, activists për të Drejtat e Fëmijëve.

"Ka një sërë studimesh ose krahasimesh që bëhen bazuar mbi shifrat që nxjerr Ministria e Arsimit dhe bindja jonë të paktën është që niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind," thotë zoti Hazizaj.

"Po t'i referohemi statistikave janë të paktën mbi 5 000 fëmijë në vit që braktisin shkollën," thotë ai dhe shton se në rang të popullsisë niveli i analfabetizmit është rritur ndjeshëm.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata, thotë se nuk duhet të ngatërrohet analfabetizmi me braktisjen e shkollave.

"Ka një mjegullnajë me shifrat që japin shoqata të ndryshme për të njëjtin fenomen," thotë zëvendësministri Shamata dhe shton se analfabetizmi është një fenomen i cili ndjek përgjithësisht shoqëritë në tranzicion. Shifra, që ne si ministri i kemi bërë zyrtare është 1,19 për qind, që do të thotë 4,900 nxënës që janë jashtë sistemit.

Zyrtari i lartë i arsimit thotë se shifrat për analfabetizmin janë të fryra në media.

"Shifra që ne si ministri i kemi bërë zyrtare është 1,19 për qind, që do të thotë 4,900 nxënës që janë jashtë sistemit," thotë zoti Shamata.



Shkaqet

Sipas zëvendësministrit të arsimit, një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është niveli i ulët ekonomik. "Shkaku kryesor është niveli i ulët ekonomik që ka kultivuar përqindjen më të madhe të nxënësve jashtë shërbimit arsimor për momentin," thotë zëvendësministri i Arsimit. "Shkaku ekonomik i lidhur ngushtë me shkaqet sociale, me shkaqe subjektive, si me cilësinë e shërbimit arsimor, që natyrisht përbëjnë një shkak tjetër," shton ai.

Veprimtari për të drejtat e fëmijëve, Altin Hazizaj, është i një mëndjeje se shkaqet ekonomike janë parësore. "Kushtet në Shqipëri më shumë i detyrojnë njerëzit të merren me mbijetesën e tyre sesa me kujdesin për arsimimin e fëmijve," thotë ai.

"Një shkak tjetër sigurisht është përjashtimi social, ne kemi sot grupe të tëra të popullsisë rome egjyptiane, por dhe popullsisë vendase të cilët për vite të tëra nuk janë shkolluar sepse kanë lëvizur, nuk kanë arritur të integrohen," shton ai. "Ne kemi vazhduar si shtet, për vite të tëra, që të mos kujdesemi për arsimimin e fëmijëve, për kualitetin e arsimimit të tyre," thotë zoti Azizaj.



Masat që duhen marrë

Shifrat e analfabetizmit në Shqipëri po vijnë duke u reduktuar, por shqetësimi mbetet.

Zoti Hazizaj thotë se për këtë duhen marrë një sërë masash për të ulur nivelin e nxënësve jashtë shkollës.

"Ne e dimë që brenda një viti në Shqipëri janë 60 – 70 mijë fëmijë që nisin shkollën për herë të parë, kjo do të thotë që Ministria e Arsimit dhe institucionet e saj nëpër rrethe kanë për detyrë bashkë me mësuesit dhe drejtoritë arsimore të kujdesen që gjithë këta fëmijë të kthehen në shkollë," thotë zoti Azizaj.

"Të merren masa për ata fëmijë të cilët tashmë janë larguar nga shkolla dhe jo detyrimisht janë më fëmijë, pra mund të jenë të rinj, por edhe të rritur," thotë ai.

"Shqipëria duhet të marrë masa për të rritur cilësinë e arsimit, sepse ende ka prindër që nuk besojnë që arsimimi i fëmijës është mundësia më e mirë për të shpëtuar nga varfëria."

Zëvendësministri i arsimit Shamata thotë se një nga objektivat e ministrisë së arsimit është dhënia e një shërbimi të barabartë e cilësor për të gjithë.

Ai thotë se ka një projekt në zbatim me 75 milionë dollarë bashkëfinancim nga Banka Botërore, Banka për Zhvillim dhe Ndërtim dhe Banka e Këshillit të Evropës, si dhe 30 milion dollarë nga qeveria shqiptare, për të ofruar "një arsimi për të gjithë dhe një arsimi cilësor". Ai thotë se ministria ka dhe një studim të vetin i cili lidh mundësinë e tërheqjes në shkolla të atyre shtresave që janë jashtë sistemit.

"Ekziston një lloj projekti, i cili ka 4-5 vite që funksionon dhe që quhet 'Shansi i dytë'," thotë ai. "Ky është një projekt që u jep një shans të dytë fëmijëve, kryesisht të komuniteteve rome për t'i ofruar një shërbim jashtë orareve mësimore dhe natyrisht kjo ka patur impaktet e saj pozitive," thotë zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shamata.



*Korespsondent i BBC
 
Veprimtari për të drejtat e fëmijëve, Altin Hazizaj, është i një mëndjeje se shkaqet ekonomike janë parësore. "Kushtet në Shqipëri më shumë i detyrojnë njerëzit të merren me mbijetesën e tyre sesa me kujdesin për arsimimin e fëmijve," thotë ai.

"Një shkak tjetër sigurisht është përjashtimi social, ne kemi sot grupe të tëra të popullsisë rome egjyptiane, por dhe popullsisë vendase të cilët për vite të tëra nuk janë shkolluar sepse kanë lëvizur, nuk kanë arritur të integrohen," shton ai. "Ne kemi vazhduar si shtet, për vite të tëra, që të mos kujdesemi për arsimimin e fëmijëve, për kualitetin e arsimimit të tyre," thotë zoti Azizaj.



shume te verteta,,,,,,,shikoj neper rruge femije qe shesin paketa cigare,e patatina ne vend qe te jene ne bankat e shkolles ashtu si bashkemoshatarete tyre..........gjithashu shikoj dhe femije te popullsise rome qe ne vend qe te bashkohen me pjesen tjeter te nxenesve,enden rrugeve duke shtire duart...........
shpresoj vertet qe masat qe do nderrmarin te vlejne per dicka!!!!!!!
 
shume te verteta,,,,,,,shikoj neper rruge femije qe shesin paketa cigare,e patatina ne vend qe te jene ne bankat e shkolles ashtu si bashkemoshatarete tyre..........gjithashu shikoj dhe femije te popullsise rome qe ne vend qe te bashkohen me pjesen tjeter te nxenesve,enden rrugeve duke shtire duart...........
shpresoj vertet qe masat qe do nderrmarin te vlejne per dicka!!!!!!!
[/QUOTE]

faktikisht ky eshte realiteti dhe te vjen keq per raste te tilla,teorikisht nga ana ligjore shkolla 8 vjecare eshte e detyrushme por nuk shikoj ndonje garanci per kte gje,per mua dhe gjimnazi duhet te behet ligjerisht e detyrushme pavarsisht kushteve ekonomike te nxenesit!
 
si nuk e pranuan njehere keta pushtetaret tane te verteten nuk e di nga i gjejne ato shifra por gjothmone jane shume me te uleta nga c japinorganizatet e ndryshme mire e keni ju qe te jete i detyrushem pavarsishte nga kushtet ekonomike por me barke bosh nuk mund ta mbarosh shkollen se kush eshte ai prind qe e do femijen pa shkolle
 
Analfabetizmi , nje plage e shoqerise tone qe mendoj se eshte ne permirsim e siper ose shpresoj me sakte
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top