bledikorcari
Anëtar i Nderuar
Prioritet në punësim kudo që aplikojnë. Kjo është garancia e Kryeministrit për ata që studiojnë jashtë shtetit. Sali Berisha ishte dje në konferencën e Institutit të Alb-Shkencës, ku deklaroi se "qeveria ka dhe një program për tërheqjen e tyre, si dhe ka marrë disa masa modeste për aktualitetin dhe mbështetjen e kthimit të studentëve në universitete, apo në administratën shtetërore". Sipas tij, universitetet dhe administrata janë të autorizuara të pranojnë menjëherë çdo të doktoruar shqiptar kudo që ndodhet.
Krahas kësaj, këtë vit ka nisur dhënia e fondit të ekselencës për formimin e studiuesve dhe akademikëve të rinj. "Ky fond u jepet të gjithë studiuesve të rinj, bashkëpunëtorëve tuaj që duan të mbrojnë doktoratën apo masterin në një nga universitetet më të mira të Evropës dhe të botës, kundrejt një kontrate që ata duhet të vijnë dhe të punojnë për të paktën 5 vjet në vendin e tyre". Kështu iu drejtua Berisha studentëve prezent në konferencën shkencore.
Ky fond nuk njeh kufij shtetëror, për këtë mund të aplikojnë shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Itali etj. Por kushti i vetëm është punësimi në Shqipëri për të paktën 7 vitet e para pas diplomimit. Për vitin e ri akademik, Berisha u shpreh se "do të mbështesim me bursë të gjithë shqiptarët që aplikojnë dhe fitojnë të drejtën të studiojnë në dhjetë universitetet më të mira të botës, kundrejt një kontrate që të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre, në fushën që ata studiojnë për shtatë vjet".
Përparësi financiare do të kenë edhe drejtuesit universitarë. Sipas kreut të saj, qeveria do të ndërmarrë reforma, do të përcaktojë fonde dhe financime për të nderuar rektorë dhe dekanë.
Një vend të veçantë në diskutimin e Berishën para studentëve, që u shkolluan jashtë, zuri edhe reforma në Akademinë e Shkencave. Ai iu shpjegoi se "u vendos modeli perëndimor, duke u shkëputur nga ai sovjetik me bindjen se ky vendim do të kenë një impakt shumë pozitiv për kërkimin shkencor". Gjatë viteve 2007-2008, një reforme të thellë iu nënshtruan të gjitha institucionet e Akademisë së Shkencave, ku mjaft punonjës dolën pa punë dhe disa godina ndryshuan funksion, siç ishte INIMA, që u kthye në seli për Ministrinë e Integrimit.
Gazeta: Shqip