Eagle Mobile, oferta për të rinjtë vetëm 3 lekë/min

CoNNecT

Administrator
Telefonia celulare Eagle Mobile ka bërë të ditur se tashmë abonentët e “riniring” do të kenë mundësi më të mëdha komunikimi dhe surpriza pa fund. Pa paguar asnjë tarifë fikse mujore dhe duke bërë një rimbushje të thjeshtë prej 800 lekësh brenda grupit pa asnjë kufi mund të flasin 1 minutë duke paguar 3 lekë dhe të dërgojnë 1 sms me vetëm 1 lek. Po ashtu, anëtarët e tarifës “riniring”, do të mund të flasin me tarifa shumë të përshtatshme edhe me abonentët e operatorëve të tjerë të komunikimit në Shqipëri. Por të jesh pjestar i “riniring”, nuk do të thotë të përfitosh vetëm nga avantazhet e komunikimit më të përshtatshëm me parapagesë që kanë ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë riniring duke u bërë një botë risish, çdo muaj do të servirë për abonentët surpriza dhe mundësi.
Surprizën e parë, Eagle Mobile do ta bëjë më datën 25 Shtator, duke mundësuar ndjekjen e koncertit të Madonës në Budva të Malit të Zi, nga 500 abonentë së bashku me një prej shokëve, miqve apo të dashurve të tyre 1000 persona gjithësej.
Përveç biletave të koncertit, të gjitha shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga operatori më i ri i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri. Ky është organizimi më i madh i ndërmarrë nga një operator celular në Shqipëri dhe përgatitjet do të vazhdojnë deri më datën 21 Shtator me shortin e dhuratës për abonentët “riniring” që fitojnë të drejtën për të shkuar në këtë eveniment kulturor.
[FONT=&quot]Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Taskin, në një deklaratë bërë në lançimin e “riniring”, tha se “kjo tarifë shumë e përshtatshme është një vepër e ekipit të ri, dinamik dhe kreativ të Eagle Mobile. Shokët tanë duke përgatitur riniring-un, menduan se cila do të ishte tarifa rinore që do të na përshtatej ne në radhë të parë në bazë të kërkesave dhe dëshirave tona individuale. Dhe në fund, doli në dritë një tarifë krejt e veçantë që do t’i bëjë abonentët tanë të ndihen të tillë, dhe nuk pranuam që të vendosnim një kufi moshe për këtë tarifë dhe thamë se “është tarifa e të gjithë atyre që ndihen të rinj”. Ka një pikë që ne e nënvizojmë përherë: familja e Eagle Mobile, me qëllimin e saj të mirë dhe punën e palodhur, ekziston për t’i dhënë shërbimin më të mirë popullit Shqiptar. Në një kohë shumë të shkurtër, ne morëm nën mbulimin me sinjal 96 % të popullsisë së vendit, ndërtuam rrjetin e shpërndarjes dhe çelëm dyqanet e Eagle Mobile. Dhe që nga sot e në vijim, dyqanet tanë do të vazhdojnë të hapen në çdo kënd të Shqipërisë”, tha zoti Taskin në fjalën e tij.
(a.s/Balkanweb)


[/FONT]
 
Po shyqyr qe u bene 3 kompani celulare, un pervete nga AMC qe e kam direkte do e nderroj do e marr Eagle! Sdiskutohet qe vetem budallai do rrije te shpenzoje sa me shume lek ne cel, un kerkoja tarifa te ulta se skam lek te pres me sopate.
 
sa te hapet tamam si linje, normale qe eagle do marre, ne fakt e kam marre nje numer te tille dhe kam nje oferte qe brenda rrjetit te eagle cdo muaj kam 30 min koh bisede fillestare, tarifat brenda rrjetit jan shum te lire, POR tarifa nga eagle - vod, ose vod- eagle, vetem nje hapje qe mu be e telefonit, ose me sakt nje sek me kushtoi 27 lek. VALLAI ME TE FIK DEREN............per brenda rrijetit po ia vlen.
 
I lumte pushka turkut...
 
hheeemm si puna whats up ..qe me fol me operator tjer 1-20 sekonda 27 lek

me prit 1 vit te marin te gjith se ndryshe ste del leverdia.. po e mar 1 nr kot per fiksim meqe i kam nga 1 per operator..
 
Ja vlen te kesh nr ne grup por me kontrante. Pagon afro 1900 lek te reja ne muaj si takse por qe e ke gjithmone falas brenda per brenda grupit...
Ndersa tarifat me operatoret e tjere, jane paksa me te larte sec i ofrojne kompanite vod dhe amc.

Jemi i vetmi vend qe diskutojme akoma tarifat e cel dhe akoma spo i gezojme ndersa bota po fillon ti largoje dhe ti zevendesoje me teknologji te reja.
 
Ky mduket si karrem per te terheq ca peshq :D masanej do ja vlojn si vodafoni edhe amc-ja i her ne vaktit ;)
 
nuk e di po me e llogarit cmimin me vende te tjera ..kushton shume % me shume ..kete po e krahasoj me rogen e nje njeriu ketu .. ketu me 1 dite pune mund te flasesh max 20 min kurse ne it mbi 2 ore
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top