Zhdukja e emrave autoktonë shqiptarë.

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Të dashur anëtarë, mendoni se sot emrat autoktonë shqiptarë janë më shumë të rrezikuar se kurrë ?

Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare e cila ka emigruar u vendos fëmijëve emra të përshtatshem për vendin ku kanë emigruar.

Gjithashtu në Shqipëri, është shumë "demode" të vesh një emër shqiptar, me një kuptim në shqip. Aq rëndë është zvarritur kjo situatë saqë, madje rrezikon që emrat shqiptarë të duken disi edhe "qesharakë".


Në klasën e mbesës time, shokët e saj quhen John, Mikelanxhelo, Patrick, Serxhio, Arnold, etj etj.

اfarë na mbetet në dorë për të frenuar këtë modë kaq hipokrite
?
 
Last edited by a moderator:
injorantet vendosin emra te tille.
po cdo gje ka kohen e vet. do i vene dhe emra shqiptare kur te vije koha, tani jane turbulluar nga moda e perendimit derisa tju mbushet mendja nje dite qe kjo ste con asgjekundi
 
Jo po ndac thirre vajzen Xhevahire!:D
por eshte e vertet qe tani po vejne femive lloj lloj emri,
si me qen emra kukulle me duken me raste..
 
Eshte me se e vertete. Edhe tek ne në Kosove ekziston i njejti problem. Femijet i emertojne me ca emra qe kurre ne jeten time nuk i kam ndegjuar, mos te them emra te "Pakuptim"
 
kejsiiiiiiiiiii njera therriste cunin............kurse nje tjeter me kejsi therriste qenin LOL
 
injorantet vendosin emra te tille.
po cdo gje ka kohen e vet. do i vene dhe emra shqiptare kur te vije koha, tani jane turbulluar nga moda e perendimit derisa tju mbushet mendja nje dite qe kjo ste con asgjekundi

Nuk besoj se eshte gjithmon injoranca qe dikton vendosjen e emrave te till. Tek femijet e emigranteve te pakten besoj se esht me shume deshira per integrim. Kuptoj qe ndonje here ekzagjerohet, sidomos ne shqiperi, kur i vendosin emra telenovelash femijeve, por cfare ti besh, ja qe ka plot persona te till, dhe % duket te jete ne rritje, fatkeqesisht.

Nese nje dite do me duhet te vendos nje emer femije do tentoja te gjeja nje emer shqiptare, jo shume te "cuditshem" por mjaftueshem i pranueshem dhe ne perdorje ne vendin e huaj ne te cilin jetoj. Sepse dhe ti vesh femijes emer si Trifon apo Shefqet nuk me duket shume "normale" apo "patriotike". Dhe nuk eshte nje shembull ai qe citova, por nje raste real qe me ndodhi sivjet ndersa shkoja per shqiperi. Ne traget ishin dy femij binjak, mund te ken qen 3vjec, un e motra ime po luanim me ta, kur e pyeten maman e tyre se si quheshin ajo na tha kta dy emra, emrat qe kishin qen te dy gjysherve te tyre. Me thoni ju tani nese keta emra autoktone dora vet jan te pershtatshem!!
 
Xhevahire eshte nje emer turk i shqiperuar.

Nuk jam i sigurte per kete. Me duket qe Xhevahiri eshte nje gurë i cmuar ? Nese eshte emer turi i shqiperuar, si i thuhet Xhevahirit shqip atehere ?

p.s. Ne Kosove ne ashtu e perdorim, me falni nese e kam gabim :)
 
Tani turket shqiperine kan pas pushtuar, feja dhe shume gjera te tjera jane "shqiperuar"..
kshu qe i bie ne te vertet te mos te jete asnje emer shqiptar, pse emri Muhamet shqiptar eshte?

Feja e shqiptarit ne fillim si ishte?
Nejse po ju permbajme temes.. mendimin tim e shpreha me siper..


p.s. Ne Kosove ne ashtu e perdorim, me falni nese e kam gabim
Nuk e ke aspak gabim, eshte nje dicka mbi personit.. Xhevahir i cmuar..
 
m'falni por emrat klvis..klejdi..klaus..leonardo..antila, alena.. etj etj cfar jan? une kur degjoj emrat nga shqiperia(ndoshta se nuk jam mesuar ti degjoj ne Ks) me duken shum shum te çuditshem

kush do me sjell disa emra tamam shqiptar??? ta kem 1idee bare
 
Redaktimi i fundit:
Tani turket shqiperine kan pas pushtuar, feja dhe shume gjera te tjera jane "shqiperuar"..
kshu qe i bie ne te vertet te mos te jete asnje emer shqiptar, pse emri Muhamet shqiptar eshte?


Feja e shqiptarit ne fillim si ishte?
Nejse po ju permbajme temes.. mendimin tim e shpreha me siper..



Nuk e ke aspak gabim, eshte nje dicka mbi personit.. Xhevahir i cmuar..
Jo po eshte Agron ,Agim,Perparim,Genti,Taulant,Alban
 
Jo po ndac thirre vajzen Xhevahire!:D
por eshte e vertet qe tani po vejne femive lloj lloj emri,
si me qen emra kukulle me duken me raste..

Jo po vendosja Paloma se eshte me i bukur
 
Kush e ka bere ate liste ishte nje idiot/e e/i madh se nuk vihet emri

AVDULLAH
Faruk
MUSTAF
Raif etj etj

Nejse lal, se kush e ka ber ate liste une se di, por qe ate emer une e di per shqiptar e di, dhe nga anet tona eshte shume i perdorur biles, tani une timen e dhash, i lire te besosh ose te mos besosh, por i bie qe 50% te emrave te mos jene shqiptar, muhamet, hasan, isuf.. he hajde gjeja ti kuptimin?
normal qe vijne nga turket se cdo gje qe eshte ne shqiperi perardhjen atje e ka, pse bakllavaja shqiptare eshte? por ama cdo vit te ri bakllava behet, (kshu te shpia ime kuptohet).
besoj se me ke kuptuar.. tani se kush e ka ber listen se di as qe me intereson, por nqs ste duken ashtu, i lir ta besh nje ti:)
 
shum nervoz mbon kjo gjo me t'vertet por tash skena qa me bo, shqipet jon tranu se jon tranu, skena drejt me imponu prinderve qysh mi qujt thmin e tyne...un pe vete te dyt shqip i kom dhe jom shum krenare, t'kisha noj emer t'huj sigurisht e kisha ndrru se ja kom shum merzi kur popujt huazojn emna nga popujt e tjer, emni osht diqka karakteristik i ni populli dhe identifikon personin si pjes e atij populli kshtu qe n'familjen teme ska shonc me hy emer jo shqipe... m'vjen keq per ata shqiptar qe e kuptojn modernizimin keq, qe ja marrin ftyren vetit para botes..
 
m'falni por emrat klvis..klejdi..klaus..leonardo..antila, alena.. etj etj cfar jan? une kur degjoj emrat nga shqiperia(ndoshta se nuk jam mesuar ti degjoj ne Ks) me duken shum shum te çuditshem

kush do me sjell disa emra tamam shqiptar??? ta kem 1idee bare

ka ni list dikun me emna tamon ilir + ka emna shqipe qe kan kuptim n'gjuhen shqipe si prsh ERMAL (er mali),Sidrita (sikur drita), Urtina (e urt), Bora (bora qe bjen), Djella (djell) etj etj + ata emna patriotik sikur Gent, Liri, Lorik, Alban, Arber, Arbenita, Labi, Longart etj etj..
 
Kjo me duket shume teme interesante,tani ne Kosove eshte shume e vertete qe ka emra si i permendet edhe ju:ramadan,Mustafe,Raif,Avdi e....qe per pjesen e shqiptareve ne Shqiperi duken te pakuptimt edhe jo-shqip(me shume te drejte),ashtu si me duken mua emra si Jola,Ena,Vilma e ...qe sbesoj e kane ndoj kuptim shqip.Tani ka 10 vite en Kosove qe une nuk njoh dike nga rrethi im familjar edhe em gjere,sme ka arastisur te shoh nje femije 10-12 vjec me emrat e lartperemendur,sepse kane fillaur ti vejne emra "me trendy"si thone ata.
Eshte interesant nje ngjarje kur pata takuar per here te pare nje cun ne Sarande edhe me pyeti ne lidhje me disa miq te mi qe i shihte nga larg,se si i mbajne emrat,dhe une fillova ti pergjigjem :Saranda,Vlora,Bekimi,Berati,Flamuri.....dhe ai tipi i plasi se qeshures (mbase edhe shtirej)se skishte degjuar emra te qyteteve shqiptare qe u vihen femijeve???!!!
 
Personalisht mendoj se ky fenomen nuk eshte vetem ne shqiperi por ne cdo vend te botes... e ne gjermani emrat e vjeter sperdoren me... jan disa gjera qe quhen te vjetra e emrat nuk i vihet nje fmije.. sepse fundja ai e ndien veten si ne siklet.. po pati kete emer...
 
Personalisht mendoj se ky fenomen nuk eshte vetem ne shqiperi por ne cdo vend te botes... e ne gjermani emrat e vjeter sperdoren me... jan disa gjera qe quhen te vjetra e emrat nuk i vihet nje fmije.. sepse fundja ai e ndien veten si ne siklet.. po pati kete emer...

mire dakorte me tyje jame qe do vihet ne siklet(qe ne evrope anjerit nuk i ha se cfare emri ke )po keto emra te huaje qe perdorim ne shqipetaret ne bote jane emra shekullore ndersa per ne shqipet duken si te kohes apo modes
ne jemi nje populle shk***** qe na ka pare zoti dhe po na le aty ku jemi
 
Last edited by a moderator:
mendimi jem...
Emrat arab sjan emra shqiptar edhe faliminderit per vetedijen qe me nuk po pagezojne femijet e tyre me keta emra...

Ndersa sa i perket emrave Si elvis,blendon , Marko e shume te tjere them se jan emra koti..
 
oj goce xhevahir eshte emer turk, dmth turqizem.

edhe shefqet edhe trifon jane emra te huaj trendelin. njeri turk e tjetri grek.

plotesisht pajtohem me ty
 
Ne klasen e mbeses time, shoket e saj quhen John, Mikelanxhelo, Patrick, Serxhio, Arnold, etj etj.

Cfare na mbetet ne dore per te frenuar kete mode kaq hipokrite ?

Kur ndegjoje keto emra ne kombinim me mbiemrat e tyre shendrrohet nje komedi qe ske puth ben. Psh. Mikelanxhelo Haxhikadrija, Patrick Sylejmani, Arnold Bicurri :lexim::lexim: pastaj disa me duken edhe si emra qenushash :lexim:Kisha hapur dikur nje teme per emra vetem shqipe :ciaoo: po sja varem aq shume :lexim:paramendone Mikelanxhelo i biri i Agimit dhe Hanumshahes me mbiemrin Sadriazemi :lexim:i dreq i bjen ne fije
 
Emrat shqiptare s'jane pak dhe jane shume te bukur
Persa u perket emrave te huazuar , rasti konkret Xhevahire , Trifon dhe Shefqet, jane te trasheguar nga te paret tane dhe ne duam apo s'duam nuk u shmangemi dot
Po si prinder( kur te behemi) dhe me te emancipuar qe jemi mundesisht ato emra ( te huazuarit ) ti vendosim te pershtatshem me kohen dhe me traditen e fjalorit te emrave shqip . P.sh babai im quhej Riza, ai iku nga kjo bote kur ne ishim shume te vegjel. Si cdo familje qe ka mall per dicka qe i ka munguar kur vjen nje mashkull ( ne rastin konkret) ne jete deshiron ta risjelle edhe emrin e te dashurit te vete. Une hodha idene ne familje qe djalit te sapo lindur te mos i vihej emri Riza se kohet ndryshuan po ti pershatej ne Rezart. Me kete rast dhe emri u shqiperua dhe djali eshte "i shenuar" si ai qe mban emrin e gjyshit.
Pra ka mundesira sa te duash , nese egziston deshira e mire qe te vihet ne vend guri qe na eshte rrokullisur nder shekuj.
Sa per shqiptaret qe jetojne ne Kosove e kane ruajtur kete tradite dhe do ishte shume e hidhur qe te mos e ruani kete tradite
Ndersa ata qe vene emra telenovelash per mua jane me te verete INJORANTE
 
shumica e ka patur funeralin me kohe, shume te tjere qe i kane rezistuar kohes zor se do ta arrijne kete ne te ardhmen, fatkeqesisht.
 
Ehhhhh, ne cdo vend te botes ndodh kjo.

Ja ishin disa meksikane nje dite edhe emrat e tyre i kishin puro meksikane, ndersa 2 cunave ne vend qe tia vinte "Juan, Luiz, Pedro, ose Jose" (allameksikanshe dmth) ia kishte ven Brian dhe Landon. E pyes une "po pse ia ke vene ashtu?". Aj pergjigjet "sepse kam pasur probleme me cunin e madh qe ia kisha ven emrin Ramirez, e qeshnin shoket ketu ne amerike, dhe i thonin qe ke emer te vjeter dhe kot. U detyrova te ve emra te rinj, te modes dhe amerikane."

Nuk kishte faj. Shko veri femijes ti emrin Hasan, cdo i thone shoket? Si do ia dali mbane te ardhmes pastaj?
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top