Vijnë emigrantët, rriten kërkesat në farmaci për prezervativ

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Vijnë emigrantët, rriten kërkesat në farmaci për prezervativ:ciaoo::ciaoo::ciaoo:

Sipas farmacistëve janë rritur kërkesat për kontraceptiv gjatë muajve të verës. Shqiptarët nuk kamë më turp t’i blejnë Stina e nxehtë duket se i stimulon me shumë shqiptarët për të kryer marrëdhënie seksuale. Madje një pjesë e mirë e tyre kanë filluar të ndërgjegjësohen ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ndaj dhe kanë filluar të mbrohen. Kështu, nga të dhënat e mbledhura në farmaci të ndryshme të kryeqytetit rezulton se gjatë muajve të verës ka pasur më shumë shitje të kontraceptivëve dhe sidomos të prezervativëve. Një ndër faktorët, sipas tyre, është ardhja e emigrantëve nga vende të ndryshme. Ndërkohë, edhe specialistët e Departamentit të Planifikimit Familjar në Institutin e Shëndetit Publik pohojnë se gjatë muajve të verës vihet re një shpërndarja më e madhe e kontraceptivëve, por kjo vihet re vetëm në qytete e mëdha dhe ato bregdetare.
Kontraceptivët
“Kam çdo ditë fluks kërkesash për të blerë kontraceptivë dhe sidomos prezervativë. Në fakt gjatë muajve të verës vë re që shitja e tyre është më e madhe se në çdo stinë tjetër”,- pohon farmacistja Ermioni Kule, duke shtuar se ka aq shumë kërkesa, sa nuk ka mundur të furnizohet në depot kryesore pasi nuk ka gjetur. Të njëjtën gjë pohojnë edhe koleget e saj të cilat theksojnë se ky produkt gjen shitje sidomos me ardhjen e emigrantëve. “Mendoj se është pozitiv fakti se njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen dukë përdorur masa mbrojtëse.

Në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre, mundësisht edhe jetën”, - pohon farmacistja Ledia. Ndërkohë farmacistet ngrenë shqetësimin e mangësive që gjejnë për furnizimin me prezervativ në disa depo farmaceutike dhe kërkojnë që të merren masa pasi kjo është e domosdoshme. “Mangësi të tilla nuk duhet të ekzistojnë në tregun farmaceutik, sepse kjo ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve”,- pohon Ermioni Kule.
Ikën turpi
Nëse dikur kishin turp të trokisnin në ndonjë farmaci apo të shkonin në qendrat e Planifikimit Familjar për të tërhequr kontraceptivët, tashmë ky turp sikur është zbehur dhe shumë pak njerëzve u bën përshtypje. “Në fakt vijnë plot njerëz dhe kërkojnë kontraceptivë. Madje këtyre të rinjve nuk u bën më përshtypje, u duket sikur po kërkojnë ndonjë paracetamol për të cilin kanë nevojë”,- pohon farmacistja Ermioni Kule. Në fakt edhe në farmaci të tjera të njëjtën përgjigje japin, duke theksuar se ka shumë anë pozitive, pasi të përdorësh masa mbrojtëse në marrëdhëniet seksuale në radhë të parë është kulturë, pasi në këtë mënyrë mbrojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe partnerët. Ndërkohë farmacistët pohojnë se për të blerë kontraceptivë paraqiten femra dhe meshkuj, por më shumë dominojnë femrat.
Specialistët: Ja pasojat e mospërdorimit të kontraceptivëve
Shmangen disa sëmundje të rënda seksualisht të transmetueshme. Madje, edhe ndonjë shtazani e padëshirueshme, që do të dërgonin gratë drejt aborteve, mund të shmangen pikërisht nga përdorimi i kontraceptivëve. Këto janë disa nga anët pozitive të përdorimit të kontraceptivëve, ku sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik njerëzit në përgjithësi kanë filluar të ndërgjegjësohen ndaj këtij rreziku. “Mendoj se problematike mbeten zonat rurale, pasi atje shpesh mungon informacioni madje në shumë nga këto zona nuk ka as farmaci ku të shiten kontraceptivët.

Pasoja të kësaj janë sidomos shtatëzanitë e padëshiruara që stimulojnë aborte dhe shpesh përfundojnë me pasoja të rënda për shëndetin e grave”,- pohojnë specialistët e ISHP-së. Ndërkohë specialistja e Shërbimit të Planifikimit Familjar pranë këtij institucioni, Miranda Hajdini, pohon se fakti që gjatë marrëdhënieve seksuale nuk përdoren masa mbrojtëse, mund të shkaktohet edhe sëmundja e HIVAIDS, ndaj njerëzit nuk duhet të jenë indiferent ndaj përdorimit të tyre. “Një kontraceptiv mbron aq shumë, sa mund të shpëtojë edhe jetën. Mos jeni neglizhent ndaj përdorimit të tyre”,- thekson Miranda Hajdini. Shekulli
 
une s'bleva fare ne shqiperi prezervative...........
kisha mare nje kouti me 100 cope brenda me vete nga gerqia :D:D
emo doje te mashtroje femijet e lagjes se u ke sjell balona :lexim::lexim:
 
jo mo,kisha nje party une dhe i perdora per tullumbace dekorative se i kisha mare dhe me ngjyra te ndryshme per bukuri :D:D
sa e paimagjinueshme do jete bere party nga imagjinata e perdorimit sekondar :ciaoo:
 
Kursim parash!!!

Ahahaha, po ca te bejn emigrantet e shkret? Rriten kerkesat per prezervativa sepse ne shtet e huaj jan shum te shtrejte. Prandaj ata kur kthehen ne shqiperi blej per ter vitin qe rrin ne emigrim... Ahahah. Bye.
 
hahahahahaha
Qenkan prish ekuilibrat malle -klientele-shitje -blerje . He se i rregullon tregu vete.
 
ne fakt ne itali jan shtrenjt keto tollumbacet .... po per mendimin tim femrat duhen te meren me keto se e kan canten gjithmon me vete .. ......
 
Ahahaha, po ca te bejn emigrantet e shkret? Rriten kerkesat per prezervativa sepse ne shtet e huaj jan shum te shtrejte. Prandaj ata kur kthehen ne shqiperi blej per ter vitin qe rrin ne emigrim... Ahahah. Bye.

o lali, po pse ore kaq keq paskeni ngel ju, qe te blini nga malli shqipetar??????:ciaoo:
 
ne fakt ne itali jan shtrenjt keto tollumbacet .... po per mendimin tim femrat duhen te meren me keto se e kan canten gjithmon me vete .. ......

jo mo byrazer se s'ju kam besim femrave une per keto gjera.
ato mund te bejne kastile dhe te marrin tullumbaca te skaduara qe te cahen shpejt ne aktin seksual :D:D
 
ahaahhaha, epo mire te pakten qe qenkan bere te pergjegjshem, gjysma e se keqes se mos na hapin ndonje semundje, kushedi me ke kane shkuar te bejne nje sex te shpejt andej LOL :p
 
jo mo byrazer se s'ju kam besim femrave une per keto gjera.
ato mund te bejne kastile dhe te marrin tullumbaca te skaduara qe te cahen shpejt ne aktin seksual :D:D

po pse o byrazer do ju kemi ne besim tek ju????????????
 
jo mo byrazer se s'ju kam besim femrave une per keto gjera.
ato mund te bejne kastile dhe te marrin tullumbaca te skaduara qe te cahen shpejt ne aktin seksual :D:D

hahahahahahaahahahahaha....Ke frike se mos ngecesh me ndonje bebush eeee :p
 
pse s'behet apo nuk eshte bere mendon??shyqyr zotit jemi mbrojtur deri tani:p

ahahaahha...Jo jo mire e ke se nuk i dihet asnjehere, keto femrat jane shejtani vete ahahahah :p
Te marrte e mira ishalla ty, Po pse ore nuk fle me nje vajze qe ke besim qe te mos kesh keto mendime stresuese :p
 
jo me cne dhe ti,une kur flas seriozisht gjithmone ne fund qesh:p
kurse kur bej shaka jam serioz :D:D (hajde meru vesh tani sic i thashe)

ps:do na vrase sweeti qe po bejme chit chat:p

Cke ti se jam ne pune dhe po te kishe thene dicka llogjike sdo e merrja vesh :p

ouuuu nje jete kemi, le ta shijojme pak chit chat ahahahhaha...Une spara bej chit-chat por ka cdo gje nje fillim LOL...sweet na fal sa te mbarojme :p LOL
 


ahahaahha...Jo jo mire e ke se nuk i dihet asnjehere, keto femrat jane shejtani vete ahahahah :p
Te marrte e mira ishalla ty, Po pse ore nuk fle me nje vajze qe ke besim qe te mos kesh keto mendime stresuese :p

moj bellushke une fle se kam prob,fle me ke te me dale perpara
puna eshte se ato nuk flene naten,sec bejne aty sec kerkojne dhe sme lene te fle rehat,me zgjojne,hahaha LOLLOLLOLLOL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top