Miqesore:Shqiperi-Lihtenshtajn

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Trajneri i kombëtares Ari Han ka lënë jashtë sulmuesin Erjon Bogdani për ndeshjen miqësore të 20 gushtit kundër Litenshtejnit. Tekniku holandez ka publikuar listën me 18 futbollistë që do të grumbullohen për testin e fundit para Suedisë dhe ajo që bie menjëherë në sy, është mosthirrja e sulmuesit kryesor të Shqipërisë. Burime zyrtare nga Federata e Futbollit, bëjnë të ditur se një vendim i tillë nuk ka prapaskena negative, por Han dëshiron të provojë vetëm sy sulmues në ndeshjen e 20 gushtit, që do të jenë Kapllani e Salihi. Ndërkohë, jashtë është lënë edhe sulmuesi tjetër, Besart Berisha, i cili pas rikthimit nga dëmtimi një vjeçar, ka shënuar dy gola në ndeshjen debutuese me Rozenborgun në Norvegji. Përsa i përket pjesës tjetër të 18 futbollistëve, ajo përfshin Arjan Beqajn dhe Isli Hidin në portë, Debatik Currin, Armend Dallkun, Vangjelin, Vrapin, Agollin Lilën dhe Telin në mbrojtje. Në mesfushë do të jenë emrat e zakonshëm të Canës, Lalës, Duros, Skelës, Bulkut, Hykës dhe Bakajt. Dyshja e sulmit, për herë të parë në këto vitet e fundit, do të përbëhet nga Kapllani dhe Salihi.
 
Redaktimi i fundit:
Me duket ndeshje e leht per kombetaren shqiptare, por gjithsesi te shofim iher cdo bejn.

Forca Shqiperia :)
 
Kjo ka mbaru fiton shqiperia 3-0
 
duhet patjeter te perfundoje me fitore te shqiperise cdo rezultat tjeter do te ishte i papranueshem per shqiperin
 
presim fitore dhe permisim te ranglistes se fifas jemi te 101
 
Prag-Lihtenshtejni, dëmtohet Lorik Cana​

Lajm i keq për Kombëtaren shqiptare. Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana. është dëmtuar gjatë ndeshjes së fituar kundër norvegjezëve të Bran Bergenit (1-0), e vlefshme për turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve.

Mesfushori u zëvendësua qysh në pjesën e parë të ndeshjes, për shkak të një përdredhje të gishtit të madh të këmbës së majtë.

Cana është i pasigurt edhe për ndeshjen e Olimpikut të Marsejës kundër Okserit në kampionatin francez, dhe pritet të zëvendësohet në 11-shin e nisjes nga Sharl Kabore, i cili e zëvendësoi edhe në ndeshjen kundër Bran Bergenit, ku disa vite më parë ka luajtur për këtë ekip edhe sulmuesi aktual i Tiranës, Migen Memelli.

Lorik Cana është thirrur për ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtejnit, takim që do të luhet në Tiranë, më 20 gusht në “Qemal Stafa” (20:45), dhe dëmtimi mund të përbëjë shqetësim për trajnerin holandez të Shqipërisë, Ari Han.


A.S.
 
morr po qe do fitojme ne rregull por a nuk duhet nje rinovim i kesaj kombetareje te plakur
 
GJithsesi qe po Iron Leon.
Me pleq e me te ri ne duhet te bejme tifo vec per Shqiperi,pa i pare emrat ose figurat
 
gjithsesi qe po iron leon.
Me pleq e me te ri ne duhet te bejme tifo vec per shqiperi,pa i pare emrat ose figurat
po jam shum dakort me ty por kane mundesi per me shume
 
Kombetarja nis grumbullimin

Kombëtarja shqiptare nisi ditët e grumbullimit për ndeshjen miqësore kundër Lihteshtejnit (20 gusht, ora 20:45), e dyta në epokën e Ari Hanit pas asaj të humbur me Poloninë (0-1) në Reutlingen të Gjermanisë, më 27 maj 2008.

Lojtarët janë grumbulluar në rezidencën e zakonshme në hotel “Adriatik” në Durrës, ndërkohë që stërvitja e parë do të kryhet të hënën në orën 18:00 në stadiumin “Tofik Jashari” të qytetit të Shijakut.

Të martën, ora 13:30, trajneri holandez do të japë edhe një konferencë për shtyp, ku përveç deklarimit të formacionit kundër Lihteshtejnit, do t’i duhet të japë përgjigje edhe për mosthirrjen e Erion Bogdanit.

Kjo është ndeshja e parë për Ari Han përpara publikut shqiptar, teksa në listën e 18-lojtarëve ka thirrur vetëm dy sulmues: Edmond Kapllanin e Karlsruhes (Gjermani) dhe Hamdi Salihin e SV Ried (Austri).

Takimi i parë zyrtar për Shqipërinë do të jetë ai kundër Suedisë, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror, më 6 shtator 2008 në “Qemal Stafa”.

Lista e lojtarëve kundër Lihtenshtejnit

Portierë

Arjan Beqaj (Anorthosis Famagusta)

Isli Hidi (Alki Larnaka)

Mbrojtës

Kristi Vangjeli (Aris)

Andi Lila (Tirana)

Armend Dallku (Vorskla)

Debatik Curri (Vorskla)

Admir Teli (Haxhetepe)

Endri Vrapi (Elbasani)

Mesfushorë

Altin Lala (Hanover 96)

Lorik Cana (O.Marsejë)

Ervin Skela (E.Kotbus)

Jahmir Hyka (Mainc 05)

Klodian Duro (Omonia)

Ervin Bulku (Krivbas)

Ansi Agolli (Tirana)

Elis Bakaj (Partizani)

Sulmues

Hamdi Salihi (SV Ried)

Edmond Kapllani (Karlsruhe)


A.S.

Lajmi i fundit:Edhepse ishte spekuluar diteve te fundit se ne ndeshje do mungoj mesfushori dhe ylli i mesfushes shqiptare dhe i Olimpik Marsej-it,Lorik Cana,tashme duket se perfundimisht,kjo ka rene poshte,dhe Loriku do jete ne ndeshje me Lihtenshtjanin
 
:top::top:Shqiperia avanson me rezultat 1:0,golashenues Jahmir Hyka minuta e 3
 
bosh stadiumi mer :(

nuk po luajme me noj ekip te forte,edhe nuk jemi per eliminatore,eshte loje miqesore kjo,merr ti vesh nga futbolli apo jo??
 
nuk po luajme me noj ekip te forte,edhe nuk jemi per eliminatore,eshte loje miqesore kjo,merr ti vesh nga futbolli apo jo??

Nigjo, gjithkush osht nryshe, kuptoj ate qe po thu por prap insistoj ne timen sepse e di ca do te thote te jesh ne fushe kur dikush nga ana te brohoret, dhe te jesh ne fushe ku nuk nigjohet asnje ze, pranaj thash. Tifozi e bon rrespektin ne cdo loje isoj ;)
 
Nigjo, gjithkush osht nryshe, kuptoj ate qe po thu por prap insistoj ne timen sepse e di ca do te thote te jesh ne fushe kur dikush nga ana te brohoret, dhe te jesh ne fushe ku nuk nigjohet asnje ze, pranaj thash. Tifozi e bon rrespektin ne cdo loje isoj ;)
100 % Me ty jam kudo dhe perdohere jo kur lozim vetem me skuadra me ze edhe me te medhajat edhe me te voglat
 
2-0 golashenues Kapllani minuta e 18

Perfundoi pjesa e pare,pas 45 minutave Shqiperi-Lihtenshtjan 2-0

Hyka '3
Kapllani '18
 
Redaktimi i fundit:
:top::top::top:

Rezultati perfundimtar:Shqiperi-Lihtenshtajn 2-0 (Hyka '3,Kapllani'18)


Ishte i riu Jahmir Hyka që gjatë pjesës së parë të kujtonte Messin me lëvizjet e tija, lojtari i cili shënoi golin e parë me të filluar ndeshja (3’).

15 minuta më pas Edmond Kapllani godet traversën dhe topi përfundon në rrjet duke i dhënë Shqipërisë avantazhin prej 2-0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u pa veç një skuadër në fushë, ajo e Shqipërisë, mirëpo kuqezinjtë nuk arrinin t’i saktësonin shanset e tyre, duke lënë që loja të përfundojë me rezultatin e pjesës së parë.

Ishte kjo një ndeshje mirë e Përfaqësueses para fillimit të fazës kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror i cili do të mbahet në Afrikën e Jugut.
Telegrafi
Urime Shqipëri Etnike
 
Redaktimi i fundit:
Lum si ne keto miqsoret i kemi buke me djathe ato me te veshtirat i kemi cik buke me sallam po hajde se jemi trima ne...

Shpresojme per nje te ardhme me te mire me kuqezinjte :D
 
me qfar ekipi ka lu osht duft mu kon 5-0 a ma shum :D
 
me qfar ekipi ka lu osht duft mu kon 5-0 a ma shum :D

Ska me ekipe "te forta" edhe "te dobeta",por, ka ekip qe angazhohen dhe qe nuk angazhohen.
Keshtu is thua ti kane thene para ndeshjes Holande-Shqiperi ne Amsterdam,pothuaj te gjitha mediat hollandeze,shkruanin per nje debakel,te shqiptareve...por ne fund rezultati ishte ky Holana feat Mike Riley(referi kryesor) vs Shqiperia 2:1.


P.S.Pajtohem me ju se edhe vete Arie Hann,nuk ka deshiruar kete kombetare per miqesore,po ca ti besh,shpresoj se do paraqitemi mire ne eliminatore
 
ja disa nga fotot gjate ndeshjes...

thumbnail_pentru_poza_3075706.jpg

thumbnail_pentru_poza_3075685.jpg

thumbnail_pentru_poza_3075683.jpg
 

Attachments

  • thumbnail_pentru_poza_3075706.jpg
    thumbnail_pentru_poza_3075706.jpg
    49 KB · Shikime: 0
  • thumbnail_pentru_poza_3075685.jpg
    thumbnail_pentru_poza_3075685.jpg
    49.2 KB · Shikime: 0
  • thumbnail_pentru_poza_3075683.jpg
    thumbnail_pentru_poza_3075683.jpg
    41.9 KB · Shikime: 0
ja te tjera,,

untitled-2.jpg

untitled1.jpg
 

Attachments

  • untitled-2.jpg
    untitled-2.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0
  • untitled1.jpg
    untitled1.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top