Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një 4-vjeçar ka vrarë aksidentalisht me çifte motrën e tij 1 vjeçe.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e familjes së G. Karafilaj, në Jalë, rreth orës 21:40 të mbrëjes së djeshme.
Sipas hetimeve të policisë, i ati i fëmijëve ishte duke pastruar armën në momentin kur 4-vjeçari e ka shkrepur atë duke e qëlluar në kokë 1-vjeçaren.
E mitura është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
g.shqip