Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Një studim që kombinoi të dhënat shëndetësore të 6.2 milion pacientëve nuk zbuloi asnjë efekt shëndetësor serioze që mund të lidhej me vaksinat 2 vaksinat mRNA që përdoren kundër Covid-19. Studimi i botuar në revistën shkencore “JAMA” raportoi gjetjet e para gjithëpërfshirëse të Bazës së të Dhënave të Sigurisë së Vaksinave (VSD), e cila studion të dhënat e 12 milion njerëzve në 5 rajone “Kaiser Permanente” së bashku me Health Partners në Minneapolis, Klinikën Marshfilld në Uiskonsin dhe Denver Health. “Këto rezultate janë siguruese”- thotë autori kryesor i studimit Nikola Klein, drejtor i Qendrës së Studimit të Vaksinave “Kaiser Permanente”. “Bota po mbështetet tani në vaksina të sigurta dhe efektive për t’i dhënë fund pandemisë...
Gjyqi Nuremberg 2.0 është në përgatitje, me një proces gjyqësor të mbështetur nga mijëra avokatë dhe profesionistë mjekësorë në të gjithë botën, të udhëhequr nga avokati amerikano-gjerman Reiner Fuellmich, i cili po ndjek penalisht ata që janë përgjegjës për skandalin Covid-19 të manipuluar nga Forumi i Davos. Në këtë aspekt, vlen të kujtohet se Reiner Fuellmich është avokati që arriti të dënojë gjigantin e automjeteve Volkswagen në rastin e konvertuesve katalitikë të manipuluar, si dhe të ketë sukses në dënimin e Deutsche Bank si një ndërmarrje kriminale. Sipas Reiner Fuellmich, të gjitha mashtrimet e kryera nga kompanitë gjermane janë përçmuese në krahasim me dëmin që kriza Covid-19 ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë. Kjo krizë...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve. “Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të...
Ish–kryeministri britanik Tony Blair: Grupet terroriste mund të krijojnë armë biologjike Islami radikal vazhdon të jetë një kërcënim i rendit të parë të sigurisë, kështu deklaroni sh-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Ai u bëri thirrje udhëheqësve nga e gjithë bota që të mblidhen së bashku për të zhvilluar një strategji të përbashkët për të luftuar këtë rrezik serioz për shoqëritë e tyre. Talebanët erdhën në pushtet në Afganistan muajin e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre pas një lufte 20-vjeçare dhe tani Britania ka frikë se kthimi i tyre dhe vakumi i lënë nga tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët nga Al Kaeda dhe Shteti Islamik të fitojnë terren. Në një fjalim në institutin ushtarak...
Në vitin 1905, Albert Ajnshtajni tregoi përmes Teorisë së tij të Relativitetit se hapësira është e lidhur ngushtësisht me kohën nëpërmjet kufirit kozmik të shpejtësisë së dritës. Kështu sipas kësaj teorie ne jetojmë në një Univers me 4 dimensione të hapësirë-kohës. Por në përditshmëri, ne e mendojmë Universin në 3 dimensione të hapësirës (veri-jug, lindje-perëndim, lart-poshtë) dhe një dimension të kohës (e kaluara-e ardhmja). Ndërkohë, një dimension i pestë do të ishte një dimension shtesë i hapësirës. Një dimension i tillë u propozua në mënyrë të pavarur nga fizikantët Oskar Klein dhe Teodor Kaluza në vitet 1920. Ata u frymëzuan nga teoria e gravitetit të Ajnshtajnit, e cila tregoi se masa përkufizohej në hapësirë-kohën...
Ndërsa mijëra izraelitë nxituan të kërkojnë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit teksa u kthyen nga udhëtimet jashtë, mjaft të tjerë janë duke shtruar pyetjen nëse është e sigurt për shëndetin një vendim i tillë pas bërjes së dy dozave të para me një vaksinë mRNA. Kujtojmë se Pfizer dhe Moderna funksiojnë ndryshe nga vaksinat e tjera. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin e vaksinës “Pfizer”, por theksoi se nuk ka një informacion të plotë në lidhje me efektet afatgjata të kësaj vaksine. Megjithatë, Tal Brosh, kreu i Njësisë së Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar Samson Assuta Ashdod, i tha “The Jerusalem Post” se edhe pse nuk mund të pretendojë të dijë se çfarë do të ndodhë pas 10 vitesh...
Banka Qendrore Europiane ka qartësuar panoramën për herë të parë në 18 vjet. Banka qendrore për 19 vendet që përdorin euron ka ngritur qëllimin e saj për inflacionin dhe pranon se rritja e çmimeve mund ta tejkalojë atë objektiv për një kohë. Është një përpjekje për të adresuar mangësitë në strukturën e BQE-së në një rajon ku performanca ekonomike ishte e zbehtë edhe para krizës Covid-19. Ky veprim gjithashtu i bën jehonë një ndryshimi nga Banka Federale e SHBA-së pas një dekade në të cilën politika monetare e jashtëzakonshme bëri pak për të nxitur inflacionin. Çfarë ka ndryshuar? Objektivi i inflacionit i BQE -së që nga viti 2003 ishte “nën, por afër, 2% në periudhën afatmesme”. Tani, 2% bëhet objektivi aktual dhe nuk është më një...
Birsen Filip Në janar 2020, Hubei dhe më shumë se një duzinë provincash të tjera në Kinën kontinentale zbatuan masa të bllokimit totalitar, të tilla si mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës, dhe kufizime të rrepta mbi udhëtimet dhe lëvizshmërinë, përfshirë pezullimin e të gjithë transportit publik, anulimin e fluturimeve, bllokimin e trenave dhe autobusëve, dhe mbylljen e hyrjeve të autostradës. Përpjekjet për të vënë nën kontroll shpërthimet në këto krahina përfshinin gjithashtu detyrimin për të mbajtur maskë dhe urdhra të rrepta të qëndrimit në shtëpi. Deri në fund të shkurtit 2020, pandemia ishte vënë nën kontroll në shumicën e provincave kineze, gjë që bëri që qeveria të fillonte të lehtësonte shumë nga masat shtypëse muajin...
Deri tani talibanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë. Tani që e morën pushtetin për herë të dytë talibanët kanë qasje edhe në thesaret e rëndësishme të vendit. Në një raport të vitit 2010 ekspertët ushtarakë dhe gjeologët amerikanë vlerësojnë, se Afganistani, një nga vendet më të varfra të botës, ka pasuri tokësore që kapin vlerën e 1.000.000.000.000 dollarëve amerikanë, 1 bilionë dollarë ose 850 miliardë euro. Hekuri, bakri, kobalti, litiumi dhe minerale të rralla janë pasuritë kryesore. Në vitet në vazhdim pasuri të tilla mbetën të pashftyrëzuara për shkak të kdhunës së...
A ju nxisin sadopak imagjinatën fjalët “mistikja e verbër bullgar Baba Vanga, që profetizoi fundin e botës”? Nuk po, nuk jenin të vetëm. Baba Vanga cilësohet si “Nostradamusi i Ballkanit”. Nëse ju kujtohet Nostradamusi, ishte mjeku francez i epokës së Mesjetës, parashikimet e të cilit vazhdojnë të citohen ende sot. Po çfarë ka parashikuar Baba Vanga për këtë vit? Siç pretendon tabloidi britanik “The Mirror”, ne do të shohim rënien e Bashkimit Evropian, një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putinit, riaktivizimin e ekstremistëve islamikë në Evropë, njerëz që ndahen nga besimi i tyre fetar, ndryshime të mëdha në vetëdijen, dhe trenat fluturues falë energjisë diellore. Ndërkohë ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump do të preket nga...
Nga Shadi Hamid Shtetet e Bashkuara nuk e kuptuan asnjëherë Afganistanin. Planifikuesit në Uashington menduan se e dinin se çfarë i duhej këtij vendi. Por ajo nuk ishte e njëjtë me atë që donin afganët. Politika amerikane u motivua nga disa iluzione të caktuara. Më kryesorja ishte ideja se talebanët mund të eliminoheshin, dhe se në këtë mënyrë mund të transformohej një kulturë e tërë. Në një botë ideale, talebanët nuk do të ekzistonin. Por ata ekzistojnë, dhe do të ekzistojnë edhe në të ardhmen. Analistët perëndimorë, përpiqen gjithmonë që të kuptojnë se si grupime të tilla mizore fitojnë legjitimitet dhe mbështetje popullore. Afganët e mbajnë mend me siguri terrorin e sundimit taleban të viteve 1990, kur gratë fshikulloheshin më...
Njihuni me doktor Angjelinin! Vjen nga Amerika dhe i kalon pushimet duke vizituar falas bashkëfshatarët e tij në Fishtë Shembuj të tillë nuk janë fort të zakontë, në një vend ku më së shumti flitet për korrupsion, politikë dhe krim. Por rasti i doktor Angjelin Shtjefnit, përbën padyshim jo vetëm një lajm të mirë, por ofron edhe shpresë. Prej disa vitesh ai është larguar nga Shqipëria dhe jeton në SHBA, por Shqipërinë e viziton thuajsë çdo verë. Vjen për pushime, por në fakt shumicën e kohës ia kushton komunitetit të vendlindjes në Fishtë të Lezhës. Tashmë e ka bërë traditë. Mjeku i përgjithshëm, çdo vit e shfrytëzon kohën e pushimeve në Shqipëri për të bërë vizita falas dhe analiza për banorët e zonës, si dhe të gjithë ata që...
Afganët e parë që janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, në bordin e një Globemaster C17, kanë mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramstein. Ramstein është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, e cila tashmë është transformuar në një qendër të përkohshme tranziti, deri në zhvendosjen e të gjithë afganëve drejt Shteteve të Bashkuara. “Ky është operacioni ajror më i madh dhe më i rrezikshëm i evakuimit në histori”, deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden të premten. Trupat amerikane shpresojnë që të evakuojnë nga 5 mijë deri në 9 mijë njerëz në ditë, por që duket pothuaj në kufinjtë e së pamundurës, ndërsa afati i zhvendosjes së të gjithë afganëve është 31 gushti. Sipas CNN...
Na duhet një Kushtetutë të re që nuk ndryshohet me pazarin politik të radhës Ylli Manjani PD ka të drejtë në konstatimin se “shteti ndërhyn në zgjedhje”. Mirëpo problemi është se shteti politik nuk ndërhyn vetëm në zgjedhje, por gjithandej. Ndërhyn në ekonomi, në jetën private, në pronën private, në liritë e të drejtat themelore, në politikë. Gjithandej ndërhyn shteti që bëhet njësh me pushtetin. Shteti i bërë njësh me pushtetin të dënon, pasi të degjeneron, jo me proces e prova por me shumicë votash!!! Ndaj diskutimi mbi rolin agresiv të shtetit nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me zgjedhjet, por me të tërën! Se nuk ka kuptim të bëjmë rregulla për të ndaluar shtetin në zgjedhje dhe, pas zgjedhjeve, të kemi përsëri shtetin agresiv...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker” Libri i Zbulesës i Dhjatës së Re, ka kohë që i ka habitur dhe frymëzuar studiuesit biblikë mbi kuptimin e Katër Kalorësve të Apokalipsit. Shumica e tyre bien dakord se ata përfaqësojnë 4 katastrofa që do t’i ndodhin njerëzimit gjatë “kohërave para fundit të botës”. Kalorësi me Kalë të Bardhë mban një hark dhe një kurorë. Në përgjithësi mendohet se ai simbolizon pushtimin. Mendja të shkon tek aktiviteti i Xhorxh Soros. Për dekada me radhë, ai ka shpenzuar miliarda dollarë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara dhe kombet e tjera. Ai rekruton dhe financon ANTIFA-n dhe lëvizjen “Black Lives Matter” (BLM) në SHBA, i furnizon me armë për të shkaktuar trazira, paguan transportin...
Nga Matthew Karnitschnig Gjermania duhet të fillojë të shfaqë më shumë respekt ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe të ndalojë dhënie leksione, apo të veprojë sikur është më e ditura e kontinentit. “E pse mendojnë gjermanët se mund t’u mësojnë polakëve se çfarë është demokracia?”- pyet kreu i parlamentit gjerman Volfgang Shojble, nga zyra e tij me pamje nga lëndina gjigante e Bundestagut, para se të vlerësojë lart “guximin dhe këmbënguljen” e qytetarëve të Evropës Qendrore. “Mendoni pak për Vasllav Havelin! Po të mos ishin polakët, hungarezët, çekët, sllovakët etj, asgjë nuk do të ishte e mundur”- shtoi Shojble duke ngritur në ajër gishtin e tij tregues. Shojble nënkupton jo vetëm fundin e komunizmit në Evropë, por edhe ribashkimin e...
Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 18 të ndaluarit në kuadër të një operacioni itali-shqiptar kundër trafikut të drogës, edhe pasi u njoh me pretendimet e të dyshuarave. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dielën të lërë të pandryshuar masat e sigurive për 18 të ndaluarit nga policia, prej 28 të procedurarve për trafik droge në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane të premten më 2 korrik. Gjyqtarja Irena Gjoka tha se, pas shqyrtimit të provave dhe pretendimeve të avokatëve të të pandehurve gjatë seancës së komunimimit të masave të...
Çfarë zbulon një rrëmbim në Shqipëri mbi vesin europian në rritje të konsumit të kokainës. Ka dy mënyra për të interpretuar faktin se sekuestrimet vjetore të ngarkesave me kokainë në Europë kanë shënuar rekord të njëpasnjëshëm përgjatë tre viteve të fundit: Ngarkesat rekord munden që, në njërën anë, të merren si provë që mbikëqyrja më e mirë dhe bashkëpunimi më i fortë ndërkombëtar po ndihmojnë agjencitë ligjzbatuese të luftojnë shkelësit e ligjit. Në anën tjetër, sasitë gjithnjë e më të mëdha të kokainës që po kapen në Europë mund të merren si provë se sasi akoma më të mëdha po hyjnë në treg pa u vënë re. Tregtia e drogës në Europë nuk ka qenë kurrë më e madhe dhe më fitimprurëse se sa sot. Agjencia Europiane e monitorimit të...
Si e mendoni nismën e re të qeverrisë "Gati për shqipërinë" ? Mendoni se zgjidhja më e mirë është prurja e studentëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ? Mendoni se një student i papërvojë në profesion dhe në jetë është një vendimmarrës i drejtë dhe i aftë ? Mendoni se mjafton vetëm shkollimi për të qënë drejtues i aftë ?
Të bëhesh miliarder nuk është diçka e lehtë dhe kjo është arsyeja pse vetëm një numër i kufizuar i njerëzve në botë arrijnë statusin e miliarderit. Nga ata që arrijnë të bëhen, nuk ka shumë miliarderë millenials, duke pasur parasysh aftësinë e tyre të jashtëzakonshme për të grumbulluar një sasi kaq të madhe pasurie në një moshë relativisht të re. PhysicalGold.com analizoi të dhënat e fundit nga Forbes për të përcaktuar se cilat industri në botë kanë miliarderët më millenials (23 – 38 vjeç). Teknologjia është sektori që ka miliarderët më millenials me 28; vlera e kombinuar neto e miliarderëve 28 kompanive të teknologjisë kap vlerën 254.5 miliardë dollarë! Industria e financave dhe investimeve ka miliarderët e ardhshëm millenials me...
Qartësisht industria e turizmit në vend zhvillohet mbi një mekanizëm ingranazhesh shtetërore që janë të ndërtuara keq dhe në ngërç, që në vend të mbështesin zhvillimin afatgjatë dhe modern të saj, prodhojnë në çdo rast ineficienca, të cilat shndërrohen në kosto të rënda për operatorët turistikë, e fatkeqësisht me raste edhe me kosto njerëzore… EDITORIAL/ Nja dy vite të shkuara shtetarët tanë të turizmit servirën një reklamë për turizmin në Shqipëri, që u pagëzua popullorçe si reklama “Hej Liam!”. Fabula e reklamës frymëzohej nga filmi “Taken” (2008), ku protagonisti kryesor, aktori i njohur Liam Neeson, haset me kriminelin shqiptar, Markon nga Tropoja. Një film, që përtej intrigës artistike, kontribuoi edhe më tej në imazhin negativ...
Shefa që s'dinë qepin dy palë letra. A është baza e policisë problemi? Policia "nën ndreqje"... Ta themi që në fillim, deklarata e kryeministrit që njoftoi se thirri drejtuesit e policise për të përshpejtuar ristrukturimin në këto struktura, pati efekt qetësues tek shumica ndër ne, që të dielën u shfaqën të shqetësuar për masakren e 4-fishtë dhe rendin në tërësi. Por ajo çka diskutohet lidhet me vleresimin e bazës në polici sipas kontributit në zbulimin e krimeve. Një farë note që do jepet nga shefat për agjentin, inspektorin, punëtorin e policise, ndonëse ai shefi në vetvete është ngjitur pa shumë mund e punë e kontribut. Megjithatë , të jemi optimistë se do të jetë një motivim inkurajues. Por a eshte ky problemi kryesor me...
Nëse fshati global kishte marrë pjesë – paralelisht me zhvillimin e tij – evolucionin e fenomeneve globale, i kuptuar si një reagim i barabartë dhe i kundërt ndaj ndërvarësisë së ekzagjeruar, pandemia e ka frenuar qartazi procesin e globalizimit, gati si një domosdoshmëri për të “ftohur” sistemin ndërkombëtar të “te tejnxehur” nga Covid-19. Sindroma e rrethimit Kjo lloj “ftohjeje” progresive ka marrë dekadën e fundit më shumë thekse ekonomike, sidomos pas krizës ekonomike e cila ashtu si një epidemi, nisi nga Shtetet e Bashkuara për t’u përhapur në pjesën tjetër të botës. Edhe masat proteksioniste, muret e mëdha të Mijëvjeçarit të Tretë, ishin një sinjal i qartë i këtij ndryshimi të ritmit, aq sa pak para shpërthimit të pandemisë...
Në vitet 1970 fatet e ekonomisë botërore, me gjithë larminë e saj të pafund dhe kompleksitetin e pashquar, dukej se vareshin nga një produkt i vetëm: vaji. Sot perspektivat ekonomike të botës në mënyrë të ngjashme varen nga një tjetër input i rëndësishëm, vaksinat, të cilat gjithashtu prodhohen ngushtë, me delikatesë politike – dhe shpërndahen në mënyrë të pabarabartë. Vaksinimi i përhapur gjerësisht po ndihmon Amerikën të lulëzojë, duke e çuar inflacionin bazë në nivelin më të lartë që nga viti 1992. Por vonesat në blerjen, bërjen dhe vendosjen e vaksinave kanë lënë shumë pjesë të botës të prekshme nga shpërthimet e viruseve të reja dhe pengesat ekonomike. Rezerva Federale(Fed), e cila mblidhet në 15 dhe 16 qershor, vendos politikën...
ProPublica ka siguruar një sasi të madhe informacionesh nga IRS të cilat tregojnë se si miliarderë si Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren Buffett paguajnë shumë pak taksa mbi të ardhurat krahasuar me pasurinë e tyre masive – ndonjëherë madje edhe asgjë. Miliarderë si Elon Musk, Jeff Bezos, Michael Bloomberg dhe George Soros paguan pak ose aspak në taksa nga 2014 në 2018, sipas të dhënave të IRS. Në vitin 2007, Jeff Bezos, në atë kohë një miliarder dhe tani njeriu më i pasur në botë, nuk pagoi asnjë qindarkë në taksat federale mbi të ardhurat e tij. Ai e arriti këtë gjë përsëri në vitin 2011. Në 2018, themeluesi i Tesla, Elon Musk, personi i dytë më i pasur në botë, gjithashtu nuk pagoi taksa federale mbi të ardhurat e tij. Michael...
Sali Berisha ka një gjyq në Paris, Ilir Meta një gjyq në Tiranë. Të dy në luftë me kohën, të dy në luftë me historinë që, megjithëse bujare me mësimet e veta, injorohet deri në përsëritjen dramatike, apo qesharake. Ata që hapën sytë në pluralizëm, që nuk e jetuan asnjë minutë komunizmin dhe nuk e mbajnë mend Ramiz Alinë, si komunistin e fundit – President, sot janë 31 – vjeçarë. Ata që nuk e panë protestën e parë të studentëve, sfidën ndaj dhunës së policisë kur vërshonin nga Qyteti Studenti në rrugët e Tiranës, grevën e urisë dhe rrëzimine bustit të Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej, që nuk e përjetuan dot gëzimin spontan të qindra mijë të izoluarve që, 45 vjet pas prishjes, prisnin Sekretarin amerikan të Shtetit, janë 30 – vjeçarë...
Në fund të qershorit, zyrtarisht do të fillojë ndërtimi i një Kanali të ri të Stambollit, i cili do të ndryshojë ekuilibrin gjeopolitik midis fuqive të mëdha. “Në anën e djathtë dhe të majtë të Kanalit të Stambollit, ne do të ndërtojmë dy qytete të reja. Me këto dy qytete, Stambolli do të jetë i veçantë,” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim muajin e kaluar. Eshtë një kanal artificial që lidh Detin e Zi me Detin Marmara. Projekti është përballur me kritika të shumta në Turqi lidhur me kostot dhe ndikimin në mjedis. Por pasojat e tij ndërkombëtare mund të jenë edhe më të rëndësishme, pasi kërcënon një ekuilibër të brishtë ushtarak rajonal dhe mund të ndikojë gjithashtu në tregtinë detare me Kaukazin dhe Azinë Qendrore...
75 mijë anëtarë votojnë për kreun e PD-së/ Basha kërkon mandatin e tretë, përballë Harxhit, Shehaj dhe Kadillit Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike priten ti drejtohen ditën e sotme qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, ku do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj force politike mes katër kandidatëve. Lulzim Basha, i cili rikandidon dhe kërkon vetëbesimin nga ana e anëtarësisë për një mandatë të tretë, në krye të kësaj force politike. Kandidatët e tjetër janë Edit Harxhi, Agron Shehaj, si dhe Fatbardh Kadilli. Pritet që anëtarësia ti drejtohet kutive të votimit rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe deri në orën 19:00 të gjitha qendrat e votimit do të jenë të hapura. Komisioni Zgjedhor ka...
Lëvizja e CMA mendohet të jetë rregullatori për herë të parë i përfshirë në një fazë të hershme në krijimin e teknologjisë së re Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në MB ka njoftuar se do të marrë një rol aktiv në zhvillimin e planeve të Google për të parandaluar faqet e internetit që ndjekin përdoruesit e Chrome. Sipas propozimeve, CMA do të pranonte angazhime ligjore detyruese nga Google për të mos përdorur zëvendësimet e saj të propozuara për ndjekjen e cookies, një grup teknologjish që motori i kërkimit i quan Sandbox i Privatësisë, në një mënyrë që do të dëmtonte konkurrencën. Mendohet se është hera e parë që një rregullator i konkurrencës përfshihet në një fazë kaq të hershme në krijimin e një teknologjie të re. "Shfaqja e...
Vetëm duke ndalur ndotjen industriale, Turqia mund të shpëtojë nga një lëndë e trashë në formë mukoze që ka filluar të përhapet në sipërfaqen e detit Marmara. Lënda e trashë në formë mukoze në detin Marmara, Turqi. Një shtresë e trashë pisllëku në formë mukoze po përhapet në të gjithë sipërfaqen e Detit Marmara në Turqinë veriperëndimore, duke kërcënuar jetën detare dhe industritë e peshkimit dhe turizmit. Rajoni është shtëpia e 40 për qind të industrisë turke dhe 25 milionë banorëve, përfshirë 16 milionë në qytetin e madh të Stambollit. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike dhe ndotja janë fajtorë për këtë fenomen. “Deti Marmara u vra shumë kohë më parë dhe tani trupi ka filluar të qelbet”, tha Goksal Cidem, zëdhënësi i Platformës...
Bankat qendrore janë të etura për të zbatuar përdorimin e monedhave digjitale. Por, fundi i parave fizike mund t’u japë qeverive kontroll të plotë mbi mënyrën e shpenzimit të parave tuaja. John Stepek, kryeredaktori ekzekutiv i MoneyWeek shpjegon arsyet pse. Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen e monedhave. Banka e Anglisë po bën një punë të admirueshme duke shpjeguar pse nuk duhet të investojmë në ta. Pse bankat qendrore i shikojnë monedhat e qëndrueshme si një kërcënim? A ju pëlqen t’ju thonë se për çfarë mundeni dhe çfarë nuk mund të shpenzoni paratë tuaja? Unë mendoj se ia vlen të fillohet nga kjo pikë kur flasim për monedhat digjitale – dhe ato të mbështetura nga banka qendrore në veçanti – sepse është arsyeja kryesore që...
Nga Vittorio Bufacchi Kur do të rikthehen gjërat në normalitet? Kjo është pyetja që duket se po shtrojnë të gjithë, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh dhimbjen dhe sakrificën e shumë njerëzve gjatë 18 muajve të fundit. Por a duhet që gjërat të rikthehen në normalitet? Disa do të argumentonin në mënyrë të arsyeshme se “normaliteti” është një model i dështuar ekonomik, përgjegjës për prodhimin e niveleve të papranueshme të pabarazisë, të cilat e kanë dëmtuar strukturën shoqërore dhe morale të shoqërisë sonë. Ndërsa përpara kemi sfidat e vjetra dhe të reja, ekzistojnë disa filozofë, idetë e të cilëve mund të na ndihmojnë të ndërtojmë një botë më të mirë, duke adresuar problemin e pabarazisë dhe duke e forcuar demokracinë. Brian...
E ndërsa kujtimet mund të fshihen dhe zhduken me kohën dhe njeriun, janë dokumentet ato që mbesin dhe hedhin dritë mbi ngjarje apo histori të së kaluarës. Shumë histori të njerëzve të përndjekur në periudhën e komunizmit janë bërë të ditura nga studiues apo media të ndryshme, por gjithmonë që del një fakt i ri, tregon më tepër mbi atë periudhë të errët të jetës së shqiptarëve dhe të mënyrës sesi trajtoheshin ‘armiqtë e popullit’, pa dallime moshe, gjinie apo prejardhjeje. Sot më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, Autoriteti i Dosjeve ka bërë publik një dokument të Sigurimit të Shtetit, në të cilin tregohet sesi trajtohej një fëmijë i talentuar, por me ‘biografi të keqe’, siç etikoheshin ata që kishin familjarë nëpër...
Janosch Delcker Farahnaz S. nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’ua dorëzojë telefonin e hapur. Kur S. në maj të vitit 2019 e paraqiti kërkesën për azil në Gjermani, me vete kishte çertifikatën e martesës dhe dokumente të tjera, për të dëshmuar se vjen nga Afganistani. Por S. nuk kishte pasaportë – e një prej gjërave të para, të cilat e pyeti nëpunësi ishte telefoni i saj. “Nuk mbaj mend më nëse ua kam dhënë të zhbllokuar apo ma kërkuan fjalëkalimin tim”, thotë S., emri i së cilës u ndryshua me kërkesë të avokatit të saj. “Por ata kishin qasje në gjithçka.” Pas 44 minutash, S. e mori telefonin përsëri. Autoritetet kishin kontrolluar me një softuer të dhënat e saj për origjinën. Pak më vonë, nëpunësi kërkoi rezultatet. Ndërsa një muaj më...
Kafja e Madhe – Tokë e zanë! Kafja e Madhe në Shkodër, një godinë historike për nga arkitektura por edhe rëndësia kulturore, trashëgimi e monument i kategorisë së parë, është shembur, rrënuar totalisht. Me lejen e Bashkisë, dhe në mes të ditës, deri tani nuk ka asnjë reagim nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë, si përgjegjëse e shkatërrimit edhe të këtij monumenti. Dje, vetëm një gazetare ka lëshuar alarmin, ndërsa askush nuk ka folur, asnjë zë nga Shkodra çfarë po ndodh në zemër të qytetit. Paralajmërimi i kësaj që ndodhi nga dramaturgu Stefan Çapaliku, një homazh sot ky tekst, shqetësim i thellë, botuar më 2016 Nga Stefan Çapaliku Unë nuk e di mirë se kujt i duhet drejtue njeriu që ka frikë se do të dënohet për mëkatin e...
Në artikullin e kësaj faqeje, ndër të tjera shkruhet për promovimin e turizmit, vlerave, apo kulturës sonë, por me mjaft mjeshtëri edhe ironizon disa fenomene tipike shqiptare The Balkanista”, faqja e njohur angleze: Ju njoh me shqiptarët, zinxhirë floriri, gëzofë rozë, makina të shtrenjta, 15 kafe… mos u çudisni! U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve. 1—Gjithmonë merr një shqiptar me vete nëse do të mbarosh punë në zyrat e shtetit, të zgjidhësh ndonjë problem ligjor, ose kur shkon në postë. Edhe nëse flet shqip, prapë të duhet një shqiptar, se kanë mënyrën e tyre se si i zgjidhin gjërat. Kjo mënyrë përfshin të flasësh me zë të lartë dhe...
Në qershor Shqipëria mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, që do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Në Neë York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do te jene anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Votimi do të mbahet më 11 qershor dhe Shqipëria është kandidatura për të përfaqësuar Evropën Juglindore në këtë institucion kaq të rëndësishme për politikën dhe sigurinë globale. Duke qenë kandidaturë e vetme Shqipëria ecën e sigurt drejt zgjedhjes dhe marrjes së konfirmimit, kur i duhen 2/3 e votave të vendeve anëtare. Ambicien për të qenë pjesë e...
Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale. Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, i cili sipas studiuesit Neil Kritz i Institutit Amerikan për Paqen, ishte një nga regjimet më staliniste dhe më të mbyllura në botë. Për rreth gjysmë shekulli, regjimi komunist në Shqipëri ndërtoi dhe qeverisi nëpërmjet Sigurimit të Shtetit, një nga aparatet më shtypëse në botë. Në fund të viteve 1980, ai numëronte rreth dhjetë mijë persona të rekrutuar zyrtarisht, ndërsa më shumë se 1/3 e popullsisë së...
BE ka propozuar një skemë të re për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar vendet e treta si ato të Ballkanit, të ngjashme me skemën e Kartën Jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skema quhet Karta Blu dhe mori sot aprovimin e Paramentit Europian, duke i hapur kështu rrugën thithjes së profesionistëve të rinj nga jashtë BE për të jetuar dhe punuar në 27 vendet e unionit. Bazuar në sistemin Green Card të SHBA.-së, skema është krijuar për të adresuar krizën demografike të Europës dhe mungesën e punëtorëve, duke joshur emigrantët e kualifikuar në Evropë Eurodeputeti gjerman i qendrës së djathtë Ewa Klamt (EPP), i cili hartoi raportin tha se kjo do t’i mundësonte BE-së të mos mbetet prapa konkurrentëve të saj si SHBA-a, Kanada dhe...
Në Qershor Tirana pritet të jetë e imunizuar kundër Covid-19. Anëtari i komitetit të vaksinimit, Genc Sulçebe thotë se vaksinimi dhe kalimi natyral i infeksionit kanë ndikuar për imunizimin e plotë të banorëve të kryeqytetit. “Normalisht duhet që 70% e popullatës të jetë imunizuar. Duke përfshirë imunizimin natyral qoftë dhe vaksinimin dhe po arrijmë në shifra në 30%. Për qytetin e Tiranës të dy këta faktorë do kontribuojnë që nga fundi Qershorit ky prag duhet të arrihet”, tha ai. Por kur pritet që Shqipëria të çlirohet plotësisht nga Covid-19? “Ndërsa për qytetet e tjera duhet të presim disa muaj. Nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, unë mendoj që në fillim të Vjeshtës mund ta arrijmë edhe në rang kombëtar”. Sipas ekspertëve...

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top