• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ligjet e institucioneve shtetërore

Nocioni ligj përcaktohet si akt juridik i përgjithshëm, rregull e detyrueshme dhe si urdhër shtetëror i sanksionuar, i adresuar numrit të pakufizuar të subjekteve të së drejtës për ta perfillur. Ligji miratohet konform me kushtetutën, në procedurë të vecantë, zakonisht nga organi legjislativ i njëjtë që e miraton kushtetutën. Aspekti juridik-formal i ligjit konsiston në konstatimin se ligji është akt juridik i shprehjes së vullnetit politik të ligjvënësit. Aspekti material i ligjit konsiston në përmbajtjen e normave juridike te tij. Ligjet janë të shumta dhe praktikisht i rregullojnë të gjitha sferat e jetës shoqërore, sic janë arsimi, kultura, shkenca, shëndetesia, ekonomia etj.
Top